“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar për vendimin e SPAK-ut, për mospublikimin e dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Sipas Boçit, vendimi i SPAK për dënimin e gazetarëve, qoftë dhe njërit prej tyre, që nxjerrin pjesë nga deponimet e të penduarit të drejtësisë Dumani, është sa antikushtetues po aq dhe i çuditshëm.
Boçi ka hequr paralele, mes reagimit të SPAK-ut dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama, në kohën që gazeta BILD, publikoi përgjime të dosjeve 184 dhe 339
“SPAK, sikurse Rama në rastin e BILD, pavarësisht rolit specifik brenda një ngrehine që pretendon drejtësinë, nuk mund të dalë mbi Kushtetutën e vendit dhe kësisoj të mbytet në padrejtësi.
Zyrtari ka detyrë ta ruajë sekretin shtetëror, ndërsa gazetari investigativ ka detyrë ta publikojë atë”, shkruan Boçi në rrjete sociale.
Deklarata e plotë:
Vendimi i SPAK për dënimin e gazetarëve, qoftë dhe njërit prej tyre, që nxjerrin pjesë nga deponimet e të penduarit të drejtësisë Dumani, është sa antikushtetues po aq dhe i çuditshëm.
Shqetësimi i SPAK është i arsyeshëm, por rruga e gjetur e paarsyeshme. Informacionet sensitive dhe me pasoja në zinxhirin e individëve pjesëmarrës në një ngjarje, duhet të ruhen nga vetë ata që e kanë detyrë një gjë të tillë.
As më shumë e as më pak është i ngjashëm me vendimin e Ramës, i cili akuzoi gazetën BILD dhe gazetarin e saj Peter Tiede për nxjerrje të përgjimeve të dosjeve 184 dhe 339, për skandalin e shitje-blerjes së votës, të quajtur dhe ELECTIONGATE, nga drejtuesit e lartë të PS përfshi dhe vetë Ramën.
Rama doli me bisht ndër shalë nga kjo akuzë.
SPAK, sikurse RAMA në rastin e BILD, pavarësisht rolit specifik brenda një ngrehine që pretendon drejtësinë, nuk mund të dalë mbi kushtetutën e vendit dhe kësisoj të mbytet në padrejtësi.
Zyrtari ka detyrë ta ruajë sekretin shtetëror, ndërsa gazetari investigativ ka detyrë ta publikojë atë.
E garanton KUSHTETUTA.
Liria e fjalës dhe shprehjes është e pacënueshme.
Një rast i përafërt, i domosdoshëm për t’u sjellë për publikun, për të kuptuar vendimin e padrejtë të SPAK, mbetet rasti i skandalit të quajtur PENTAGON PAPERS.
Në 13 Qershor 1971, Neë York Times, filloi botimin e një sërë artikujsh, ku jepeshin pasazhe nga raporti 7000 faqesh, Top Secret i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA , i hartuar me kërkesë të Robert McNamara asokohe Sekretar i Mbrojtjes.
Raporti zbulonte para publikut përfshirjen politike e ushtarake 30 vjeçare, nga 1945 deri 1967, të SHBA dhe të administratave që nga Truman, Eisenhoëer deri Nixon, përfshirë Kennedy e Johnson. Madje konkludimi për këtë të fundit ishte se “gënjeu sistematikisht, jo vetëm publikun, por dhe kongresin” për mundësinë e fitores së kësaj lufte të konsideruar të humbur në raport, pavarësisht se mijëra amerikanë dërgoheshin ende në front.
Botimi shkaktoi një valë të gjërë protestash të forta kundër luftës dhe debati politik.
Ishte Daniel Ellsberg, hartues i raportit bashkë me mikun e tij Anthoni Russo që e fotokopjuan atë dhe ia dorëzuan gazetarit Neil Sheehan të Neë York Times.
Pas botimit dhe alarmit të shkaktuar dhe pasi kërkuan nga gazeta mosbotimin vullnetar, gjë që u refuzua, Nixon dhe prokurori i përgjithshëm John Mitchell nxorrën një urdhër të gjykatës federale që detyronte NYT, të ndëpresë botimin. Botuesi i NYT Arthur Ochs Sulzberg refuzoi, duke theksuar se “ato janë pjesë e rëndësishme e historisë që duhej të ishin nxjerrë më parë dhe që nuk shkelin sigurinë kombëtare”.
Në solidaritet me NYT, më 18 qershor, reporteri Ben Bagdikian dhe redaktori Ben Bradlee të Ëashington Post, filluan botimin e pjesëve të tjera të servirura po nga Ellsberg.
Kur ndihmës prokurori i përgjithshëm i SHBA Rehnquist, kërkoi urdhër-ndalimi botimi për Ëashington Post, gjykatësi Murray Gurfein nuk pranoi, duke argumentuar se: “Siguria po ashtu qëndron në vlerën e institucioneve tona të lira”.
Qeveria amerikane e apeloi vendimin duke riakuzuar gazetat NYT dhe ËP, e gazetarët e tyre dhe më 26 qershor Gjykata Supreme pranoi shqyrtimin.
Në 30 qershor (koincidencë e zezë për Ramën) Gjykata Supreme dha vendimin 6 me 3 në favor të Neë York Times dhe Ëashington Post, duke rrëzuar qeverinë amerikane në pretendimin e saj për nxjerrje të sekretit shtetëror.
Shtypi i lirë triumfoi kështu ndaj “sekreteve” qeveritare.
Argumenti bindës i trupës prej 9 anëtarësh ishte Amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane. Ky Amendament garanton lirinë e mendimit, të fjalës, fesë.
Në një paragraf të vendimit shkruhej:
“Vetëm një shtyp i lirë dhe i pakufizuar mund të paraqesë në mënyrë efektive mashtrimet e një qeverie”
Njëkohësisht dhe Ellsberg e Russo u çliruan nga akuzat për spiunazh dhe nxjerrje sekreti.
Ngjashmëria e kësaj ngjarje me situatën e botimit të dëshmive të Dumanit është e prekshme
Për më tepër “sekreti” i Dumanit krahasuar me sekretin e Vietnamit është fare, fare krejt banal, sepse publikimet nuk cënojnë asnjë lloj sigurie kombëtare.
Cënojnë zyrtarët qeveritarë të Ramës, po.
Amendamenti nr 1 i Kushtetutës Amerikane që garanton këtë liri është i gdhendur dhe në Kushtetutën tonë në Kreun II të saj.
Gazetarët nuk i pengon asgjë që nëse sigurojnë dëshmitë, të mos i publikojnë ato. Krim është kur i deformon ato për qëllime shantazhimi politik, apo përfitimi monetar.
Madje për gazetarinë e vërtetë mospublikimi është i gabuar dhe i dënueshëm moralisht e profesionalisht.
Nëse i marrin dhe nuk i botojnë për të mbrojtur emra të caktuar qeveritarësh, janë duke shkelur mbi etikën dhe profesionalizmin e tyre.
Çdo vendim për t’i dënuar gazetarët për arsye të shprehjes së lirisë së tyre, është një përpjekje për të rikthyer ligjet famëkeqe të agjitacion-propagandës të diktaturës nën një okelio të re dhe dëshmi e legalizimit të censurës.
Drejtësi, pa liri fjale në një sistem demokratik, nuk mund të ketë./CNA.al
Nuk është e vështirë për t’u saktësuar kjo pyetje. Por...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka rikthyer në vëmend...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis N...
Mbi 33 mijë maturantë në mbarë vendin do i nënshtrohen...
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, është shprehur se ...
Gazetari Arian Çani, ka bërë një deklaratë të fortë, t...
Nxjerrja e sekreteve hetimore është përgjegjësi e Prok...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Presid...
Pas kërcënimeve që iu bëri gazetarëve për mospublikimi...
Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ka dëshmuar se grupe ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në punimet e Forum...
Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar mediat pas shkrimev...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar kundër vendimit të SP...
Gazetari Elton Qyno ka komentuar ditën e sotme kërcëni...
Këshilli i Lartë Gjyqësor iu është përgjigjur reagimev...
Zbardhet deklarata e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës...
Presidenti Ilir Meta, përmes një reagimi në rrjetet so...
Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...