Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar ish drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi.
Ai u shpall fajtor nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazizë në tendera.
Judmir Shurdhi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim. 4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Vuajta e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshëm, thuhet në vendimin e GJKKO.

Dënime janë dhënë edhe për Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi dhe Krenar Gozhina ish punonjës në IEVP Lushnjë, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Nga hetimi i SPAK, ka rezultuar se në tenderin “Shërbim i transportit të punonjësve të rolit bazë”, me vlerë 3 163 333 lekë, të zhvilluar në vitin 2018, si dhe me objekt: “Shërbimi i transportit të punonjësve me uniformë” me vlerë 3 395 800 lekë pa tvsh, të zhvilluar në vitin 2019, janë evidentuar shkelje ligjore nga personat e mësipërm.
Judmir Shurdh ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikimin e operatorit V.K..
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, njëkohësisht edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer një sërë shkeljesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke shkelur barazinë dhe lirinë e pjesëmarrësve në tendera me qëllim kualifikimin e operatorit ekonomik V.K., në bashkëpunim në vitin 2019 edhe me Miranda Idrizin, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
Kurse Mariglen Myftari, në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019 ka kërkuar nga operatori ekonomik pjesëmarrës i vetëm në të dy procedurat e mësipërme të prokurimit, një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe në mungesë të dhënies së këtij përfitimi, ka proceduar me skualifikimin e tij.
Kjo nuk është shkelja e parë e drejtorit të burgut të Lushnjes, pasi ai në vitin 2019 është denoncuara për piraterinë televizive të Digitalb dhe Tring, ndërsa ishte pronar i një televizioni kabllor pa licencë.
Gjithashtu Judmir Shurdhi, drejtor i burgut të Lushnjes është arrestuar bashkë me Llazar Minon, kartelisitn e burgut, pas liruan përpara kohe nga qelia të dënuarin Lulzim Caka, i njohur si ‘i forti i Beratit’, pjesë e një bande kriminale. Banda kriminale e Lulzim Cakës veproi nga viti 1995 deri në 2000 në zonat e Beratit, Lushnjes dhe Fierit dhe akuzohet për disa vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale, dhe për këto ishte dënuar me 25 vite heqje lirie./CNA.al
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimi...
-Kurt Xhepa- deputeti gjysëm gjerman. 13 tetor 2017. ...
“Hedh gurin dhe fsheh dorën”. Ky është SPAK-u, struktu...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Të tjerë përfaqësues të LSI-së, janë denoncuar në SPAK...
Përveç debateve në parlament ka disa detaje që i shpët...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar kontrolle në B...
Deputeti demokrat Dashnor Sula, si asnjëherë më parë ë...
Lista e zyrtarëve socialistë të lidhur me drogën dhe k...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka protestuar në hyrje të...
Në askin Korçë-Dardhë, janë evidentuar probleme në rrugë, ...
Biznesmeni Gjergj Luca para një viti nënshkroi një kon...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar v...
Pasi ndriti Shqipërinë, me pallate, ndërtesa dhe proje...
Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç...
CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar me fakte dhe prov...
Hipokrizi dhe show politik, e ka cilësuar vizitën e Kr...
Ndahet nga jeta Profesor Osman Kraja. Lajmin për humbj...
Prindërit e Ulvi Skanës që humbi kontaktet me familjar...
Katër persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...