“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Petro Koçi, bëri më 16 korrik 2021 një deklaratë publike me anë të së cilës theksonte se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social "Facebook" dhe në një deklaratë për mediat, Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë.
“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publik. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi atëherë Koçi.
Bazuar në këto deklarata publike policia referoi kallëzim më 26 korrik 2021 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK që sqaroi atëherë se kishte filluar verifikimin e rastit. Rreth dy muaj më vonë, bazuar vetëm në një veprim hetimor, marrjen e deklarimeve të deputetit Petro Koçi në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Në vendimin e mosfillimit të procedimit penal të nënshkruar nga prokurori Edvin Kondili pasqyrohen fillimisht deklaratat publike të deputetit Koçi për ndikimin e organizatave kriminale te zyrtarët në institucionet e Fierit, si dhe për përfitimin e fondeve publike prej tyre.
Në vijim radhiten deklarimet e Koçit në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, ku ai është shprehur se nuk di asgjë konkrete. SPAK-u i ka kërkuar fillimisht deputetit të PS-së që të japë më shumë detaje lidhur me pretendimet e tij të publikuara në rrjetin social "Facebook" si dhe në intervistën që ka dhënë në televizionin "Report Tv".
Koçi ka shpjeguar se këto deklarime i ka bërë për të inkurajuar dhe përgëzuar rezultatet e reformës në drejtësi, si dhe punën që po bën SPAK-u në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “[…]Si dhe për të inkurajuar qytetarët dhe zyrtarët e niveleve të ndryshme për t’u rezistuar presioneve të krimit dhe për t'i denoncuar rastet e korrupsionit. Gjithashtu i kam bërë këto deklarata dhe për të dekurajuar botën e krimit”, ka deklaruar Koçi dhe ka shtuar se në gjykimin e tij, subjekte të ndryshme të botës së krimit kanë pastruar para në fushën e ndërtimit. “Jam i bindur se këto aktivitete, pa bashkëpunimin e zyrtarëve publikë, nuk do të kryheshin”, ka dhënë Koçi opinonin e tij para hetuesve të SPAK-ut.
Koçi është përballur edhe me një pyetje tjetër në SPAK, ku i është kërkuar të deklaronte nëse kishte ndonjë informacion konkret për subjektet e krimit të organizuar, zyrtarët publikë dhe për cilat raste bëhej fjalë.
Deputeti Koçi është përgjigjur se deklarimet e tij kanë qenë të përgjithshme dhe në pasqyrim të perceptimit të elektoratit. “[…]Por nuk kam pasur të bëj me individë apo raste konkrete, pasi unë siç kam vepruar dhe në raste të shkuara, do të bëja kallëzim penal nëse do të kisha informacione të tilla dhe nuk do të mjaftohesha me deklarata publike. Unë kam bindjen që institucionet ligjzbatuese, lokale apo qëndrore, disponojnë të dhëna konkrete në lidhje me subjektet e botës së krimit që operojnë në qytetin e Fierit”, ka pohuar Koçi dhe ka shtuar se deklarimet e tij nuk janë mirëpritur nga shumë zyrtarë lokalë.
Bazuar në këto shpjegime të deputetit Koçi, SPAK-u konstaton se ai nuk disponon asnjë provë, asnjë informacion konkret, asnjë fakt dhe asnjë dëshmitar në lidhje me pretendimet e tij dhe për rrjedhojë konkludon se nuk provohet ekzistenca e ndonjë fakti penal, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal.
I pyetur nga "BIRN" lidhur me ndryshimet e deklarimeve publike me ato të dhëna në SPAK, Koçi këmbënguli se ishin të njëjta. “S’ka asnjë ndryshim mes deklaratave të mia në publik me ato në SPAK. Por, unë nuk zëvendësoj as drejtësinë dhe as policinë. Fenomenet janë ashtu si i kam denoncuar politikisht. Unë e kam për detyrë të përfaqësoj politikisht vlerësimin e zgjedhësve si edhe timin personal për zhvillime dhe fenomene që janë shqetësuese për shoqërinë dhe shtetin”, u shpreh Koçi nëpërmjet aplikacionit "WhatsApp"./Birn
Operacioni i konfiskimeve të kateve pa leje po vijon. Krye...
Një tjetër foto e njeriut më të përfolur të momentit ka qa...
CRCA/ECPAT Shqipëri ka drejtuar një kërkesë urgjente K...
Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pez...
Seanca për Arbër Paplekajn ka përfunduar pa rezultat. Prok...
Pak ditë më parë, shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë,...
SPAK-u po heton aferën e inceneratorëve. Deri më tani ka a...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i paditur tri her...
Kryeministri Edi Rama, sot në një deklaratë në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas heqjes së fa...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është e suprizuar me larg...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fasha 800 kWh nuk...
Nisma "Thurje" dhe aktivistët e saj kanë zhvilluar sot një...
Kur mbarë opinioni publik pret zbardhjen e rastit të Ervis...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin për M...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë ndryshuar situa...
Nga Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekono...
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, ka deklarua...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...