SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kur mbarë opinioni publik pret zbardhjen e rastit të Ervis Martinajt, drejtori i ri i policisë, që u prezantua me superlativa nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, po zhvillon një tur takimesh me diplomatët e akredituar në vendin tonë.
U lanë afate për të hedhur dritë mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, u fol për prova, por ende asgjë përveçse materialet që policia dhe Prokuroria kanë hedhur në media në formë burimesh.
Në këto rrethana, çdo ditë drejtori i policisë, po zhvillon biseda tryeze.
Sot ai është takuar me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos.
Në fokus të takimit, siç njofton policia ishin evidentimi i bashkëpunimit shumë të mirë mes palëve dhe shprehja e gatishmërisë për ta vazhduar dhe forcuar më shumë bashkëpunimin, në të ardhmen, kryesisht në fushën e krimit të organizuar, me fokus trafikimin e lëndëve narkotike, migracionin e paligjshëm dhe luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale.

“Drejtori i Përgjithshëm e njohu ambasadorin me prioritetet e tij për reformimin strukturor, ligjor dhe funksional të policisë e shtetit, si dhe me vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund mentalitetit të pandëshkueshmërisë, duke nxjerrë nga radhët e policisë ata punonjës, të cilët me veprimet e tyre cenojnë imazhin e policisë dhe ulin besimin e qytetarëve të policia e shtetit.
Drejtori i përgjithshëm e siguroi ambasadorin se bashkëpunimi do të vijojë duke intensifikuar shkëmbimin e informacioneve mes palëve, kryesisht nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për realizimin e më shumë operacioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.
Ambasadori Reinout Vos e uroi drejtorin për misionin e vështirë që ka dhe i shprehu gatishmërinë atij, për ta ndihmuar policinë e shtetit, me donacione të ndryshme, me pajisje për sulmin kibernetik dhe për çdo nevojë që policia e shtetit do ketë në fusha të tjera.
Ambasadori Vos i shprehu drejtorit të përgjithshëm mbështetjen e ambasadës dhe të policisë holandeze, duke theksuar se besimi reciprok dhe bashkëpunimi me profesionalizëm mes paleve janë domosdoshmëri për të arritur rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj gupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri, Holandë e më gjerë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin për M...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë ndryshuar situa...
Nga Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekono...
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, ka deklarua...
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, thotë se nj...
Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve, tha në ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka folur në...
"Vendim i papritur"- kështu e ka cilësuar ambasadorja Yuri...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajm...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është pye...
Ambasadorja Yuri Kim gjatë një interviste në "Opinion" ka ...
Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rrit...
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngri...
Reporterët pa Kufij ka dalë me një deklaratë ku i b...
Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqi...
Këshilltarja në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoresha e s...
Punimet për tunelin e Llogarasë që lidh Dukatin me Palasën...
Dy shqitarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, p...
Për vrasjen e Jan Prengës të ndodhur në vitin 2020, përfun...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...