Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave të tjera nga SHBA-ja ndaj Iranit për sulmet kibernetike në Shqipëri.
Kim tha se SHBA-ja ka verifikuar se sulmet në vendin tonë nisën nga Irani dhe kjo ka qenë një nga arsyet e sanksioneve të ndërmarra së fundmi nga SHBA-ja.
Pjesë nga intervista në “Opinion”:
Blendi Fevziu: Let t’u rikthehemi tani komenteve mbi Iranin dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit. Ne morëm një vendim shumë të fortë dhe shumë të vështirë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Sipas informacionit që qeveria jonë ka me agjenci dhe institucione të ndryshme, Irani ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemet dhe institucionet tona. A jeni e sigurt që ishte Irani pas gjithë këtij veprimi?
Ambasadorja Kim: Jemi, jemi të sigurtë. Vetëm pak ditë më parë, FBI dhe CISA, Agjensia për Sigurinë Kibernetike, publikuan një raport. Është mjaft i hollësishëm, mund të ta dërgoj nëse dëshiron. Është shumë i detajuar dhe shumë teknik, dhe tregon se sulmi nisi nga Irani. Ju e patë në deklaratat tona, të cilat dolën nga Shtëpia e Bardhë, shprehjen e sigurisë se sulmi erdhi nga Irani, se ne do të qëndrojmë krah Shqipërisë dhe do të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar mbrojtjen e saj kibernetike, dhe se do të ndërmarrim hapa konkretë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit. Menjëherë pas kësaj, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi një sërë sanksionesh kundër Ministrisë Iraniane për Inteligjencën dhe Sigurinë, si edhe ministrave…
Blendi Fevziu: Për këtë rast?
Ambasadorja Kim: Është e lidhur me këtë rast, nuk është vetëm për këtë rast, por po.
Blendi Fevziu: Po, po, lidhur me këtë rast, po.
Ambasadorja Kim: Po. Dhe do të ndërmarrim më shumë… do të vazhdojmë të ndërmarrim më shumë hapa për të trajtuar kërcënimet. Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, ne do të përgjigjemi.
Blendi Fevziu: Mendoj se ka pasur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?
Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin iranian.
Blendi Fevziu: Opozita politike e Teheranit.
Ambasadorja Kim: Po. Dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë punën e saj ashtu e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani. Prandaj ata janë të padëshirueshëm kudo në botë, sepse sillen kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë, përfshirë edhe duke punuar me ekspertët tuaj për të ndërtuar mbrojtjen tuaj kibernetike dhe për të korrigjuar kërcënimet që mund të kenë ekzistuar.
Blendi Fevziu: Por problem është se, dhe e pyeta edhe Kryeministrin për këtë, opozita iraniane në Shqipëri, nuk flas për numra pasi nuk i di, por problem është se ata janë mirëpritur nga ne. Ata këtu kanë ardhur si refugjatë për të jetuar, jo për të vepruar politikisht nga Shqipëria. Nuk është problem ky?
Ambasadorja Kim: Kjo është diçka që qeveria shqiptare dhe organizata duhet ta trajtojnë.
Blendi Fevziu: Nuk është… nuk keni asnjë koment për këtë.
Ambasadorja Kim: Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është pye...
Ambasadorja Yuri Kim gjatë një interviste në "Opinion" ka ...
Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rrit...
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngri...
Reporterët pa Kufij ka dalë me një deklaratë ku i b...
Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqi...
Këshilltarja në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoresha e s...
Punimet për tunelin e Llogarasë që lidh Dukatin me Palasën...
Dy shqitarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, p...
Për vrasjen e Jan Prengës të ndodhur në vitin 2020, përfun...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka rea...
Me 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka dalë me një mesazh, pa...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi se nuk janë t...
Ervis Martinaj para se të zhdukej ka qenë në shoqërinë një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është firmosu...
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta në lidhje ...
Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në një...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...