web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK dërgoi për gjykim Visin e Pojës dhe grupin e tij/ Sekuestrohen rreth 12 milionë euro pasuri

12 Maj 2026, 16:39, Aktualitet CNA

SPAK dërgoi për gjykim Visin e Pojës dhe grupin e tij/

Prokuroria e Posaçme në përfundim të hetimeve për Elvis Doçin, i njohur ndryshe si Visi i Pojës dhe 23 pjesëtarët e grupit të tij, ka njoftuar se janë sekuestruar dhe një sërë pasurish. Pasuri të llojeve të ndryshme, vlera në total e të cilave arrin në rreth 12 milionë euro.

Në njoftimin e bërë, SPAK njofton po ashtu se janë sekuestruar dhe shuma monetare cash, vlerave e të cilave arrin në mbi 4 milionë euro.

Visi i Pojës dhe grupi i tuh akuzohen për trafikimin e 1.3 ton kokainë nga Amerika Latine drejt BE.

Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion BE.

 

Njoftimi i SPAK

 

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash.

Gjatë hetimeve paraprake u kryen veprime të mëtejshme hetimore me qëllim verifikimin e pasurive në zotërim të personave nën hetim, burimin e ligjshëm të tyre, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive, që mund të përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale.

Në bazë të akteve të  administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal është regjistruar procedimi pasuror nr. 10/2025 me qëllim verifikimin e pasurive të 52 subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:  

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E.Z dhe K. J:

Pasuria nr. 29/167, zona kadastrale 8512, volumi 47, faqe 75, truall 282.5 m2 dhe ndërtesë 248 m2 (aktualisht ushtron aktivitet mbi këtë pasuri shoqëria “Marquess”).

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit N.Sh dhe shoqërisë “Majestic Konstruksion sh.p.k.”:

Pasuria nr. 58/383/ND, volum 139, faqe 226, zk 8518, ndërtesë, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N1, volum 139, faqe 227, zk 8518, njësi, 291 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N2, volum 139, faqe 228, zk 8518, njësi, 205 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N3, volum 139, faqe 229, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N4, volum 139, faqe 230, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N5, volum 139, faqe 231, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N6, volum 139, faqe 232, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N7, volum 139, faqe 233, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N8, volum 139, faqe 234, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/ 664 volum 140, faqe 115, zk. 8518 lloji i pasurisë ndërtesë, ndodhur në Plazh/13, Durrës.

 

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E. D dhe H. D:

Pasuria nr. 24/179-N1, zona kadastrale 8512, volumi 13, faqe 239, sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-N6, zona kadastrale 8512, volumi 35, faqe 143, sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-B3, zona kadastrale 8512, volumi 40, faqe 124, me sipërfaqe 20 m2.

Pasuria nr. 24/634NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 1, me sipërfaqe 70 m2.

Pasuria nr. 24/635NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 2, me sipërfaqe 34 m2.

Pasuria nr. 24/625ND, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 97, me sipërfaqe 29 m2.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit B. D dhe D. D:

Pasuria nr. 29/225, zona kadastrale 8512, volumi 55, faqe 70, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/255, zona kadastrale 8512, volumi 62, faqe 212, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/294, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 82, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/295, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 167, e ndodhur në Durrës, Currila me siperfaqe 867.13 m2 truall dhe ndertesë 300 m2.

 

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.





Lajmet e fundit nga