
Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar se në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit do të ketë së shpejti një skandal, pasi po punonet "nën rrogoz" për të larguar nga ky institucion një prej anëtareve të sapovotuara, Gentiana Muçën.
Sipas gazetares Lala, në radhët e gjyqësorit flitet se Gentiana Muça, nuk e ka mbështetjen e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, atyre që luajnë fijet në sistemin e drejtësisë. Ajo sqaron më tej se gjithçka është bërë gati për ta larguar Muçën, duke shpallur të pavlefshme një votë.
"Këtë mbështetje – theksojnë burimet – e gëzon Alma Kodraliu, të cilën e duan në Këshill. Por si do të bëhet e mundur kjo. Fare thjeshtë. Duke shpallur të pavlefshme një votë dhe duke kaluar në rivotim. Mekanizmi është i thjeshtë një padi në Gjykatën Administrative, e cila siç më informojnë burimet është gati. Pyetjet që shtroj unë janë këto: ku ruhen kutitë me vota? Kush e garanton që në to nuk ka ndërhyrje apo heqje të ndonjë vote?", thotë gazetarja.
Sipas Lalës në vendin tonë nuk vidhen vetëm vota për t'u bërë kryebashkiakë apo deputetë, por ndërhyhet tek vota edhe kur bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë.
Shkrimi i plotë:
Skandali që pritet të mbërthejë KLGJ (e reformuar)
Nuk do të pranoj askënd të thotë që nuk iu paralajmërova për cfarë po ndodh në atë që njihet si “qeveria e gjyqësorit”, Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në këtë institucion po lëvizen nën rrogoz disa fije për të larguar nga Këshilli, një prej anëtarëve të sapovotuara. Pra, me pak fjalë, po konsumohet një skandal, që me gjasë do të shpërthejë së shpejti. Po ua sqaroj me pak fjalë.
Me 9 tetor 2023, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Sic e do rasti, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, mbajti fjalën e tij. Më pas në tribunë u ngjit Naureda Llagami, Kryetare e KLGJ-së (që askush nuk e kuptoi cfarë tha).
Në vijim, kandidatët një e nga një paraqiten platformat e tyre dhe kërkuan besimin e kolegëve.
Sipas zyrës së shtypit në Gjykatën Supreme të pranishëm në Mbledhje ishin 236 gjyqtarë, nga 240 që janë në total.
Pasi shprehën vullnetin e tyre me votë, komisioni nisi numërimin.
Emona Muci rezultoi fituese me 133 vota përballë kandidatës Irida Kacerja që siguroi 92 të tilla. Ajo zuri vendin vakant nga gjytarwt nga radhwt e Apelit duke zëvendësuar Brikena Ukperaj.
Nga gjykatat e shkallëve të para nga rrethet, ishte në garë vetëm një kandidat; Markelian Koça që automakisht kaloi. Koça zëvendësoi Marcela Shehun.
Për vendin vacant të Dritan Hallunaj nga gjykatat e shkallës së parë nga Tirana garonin Alma Kodraliu dhe Gentiana Muça.
Në përfundim të numërimit doli fituese Gentiana Muça me 114 vota nga 112 që siguroi Alma Kodraliu. Pra, me vetëm dy vota diferencë. Gara ishte e ngushtë dhe e ethshme deri në votën e fundit.
Por, do të thoni ju ku “fle lepuri”. Po jua tregoj.
Në radhët e gjyqëqësorit thuhet se Gentiana Muça, nuk e ka mbështetjen e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, atyre që luajnë fijet ne systemin e drejtësisë. Këtë mbështetje – theksojnë burimet – e gëzon Alma Kodraliu, të cilën e duan në Këshill. Por si do të bëhet e mundur kjo?
Fare thjeshtë. Duke shpallur të pavlefshme një votë dhe duke kaluar në rivotim.
Mekanizmi është i thjeshtë një padi në Gjykatën Administrative, e cila siç me informojnë burimet është gati.
Pyetjet që shtroj unë janë këto: ku ruhen kutitë me vota? Kush e garanton që në to nuk ka ndërhyrje apo heqje të ndonjë vote?
Është histori e thjeshtë, por që për mua dëshmon se në vendin tonë nuk vidhen vota për tu bërë kryebashkiakë apo deputetë, por ndërhyhet tek vota edhe kur bëhet fjalë për systemin e drejtësisë.
Po ju kujtoj një rast të freskët fare. Ambasadores Amerikane në Tiranë Yuri Kim ju desh të zbarkonte në KLP, kur votohej për kreun e ri të SPAK. Do duhej që Amerikanët të kishin zbarkuar edhe në KLGJ, ose të zbarkojnë sa nuk është vonë.
(Sqarim: Asnjë njohje personale apo interesi më zonjën Muça, madje dyshoj të vetja nëse e njoh po të jetë përpara meje në rrugë).
Është më mirë të parandalohen skandalet, sesa të ndodhin e më pas të diskutojmë studiove.
Na rroftë drejtësia e re, nëse mblidhen edhe njëherë gjyqtarët për të ndërruar një gjyqtare me një tjetër në KLGJ. Karriera duhet të jetë meritokraci./CNA
Festa më e frikshme e vitit në MEGATEK vjen me superoferta...
Një grup minatorësh janë ngritur këtë të enjte në protestë...
Prej 14 ditësh është hapur gara për 3 vende vakante në Pro...
20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga I...
Të mërkurën, Këshilli i Ministrave vendosi që të japë ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të f...
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth o...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka bërë th...
Sot në “Opinion” me Blendi Fevziun është transmetuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se ndë...
Vendimi i Komisionit për konfirmimin gjyqtarit të Tira...
Ish drejtori i Policisë, Shemsi Prençi ka komentuar op...
Gazetari Arian Çani ka zbuluar lojën e kryeministrit E...
David Tërshana është një shtetas shqiptar që jeton në ...
Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për një projekt-re...
Ervin Hodo është larguar nga detyra e tij si drejtor i Pol...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të mëdh...
Një 17-vjeçar është kapur dhe shoqëruar në Polici pasi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...