Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se i njohuri si “baroni” i drogës, Gëzim Çela është njeriu që ka urdhëruar vrasjen e Artan Santos në Tiranë.
Gazetari e ka bërë këtë deklaratë tek emisionin Top Story ku tha se në vitin 2014, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet edhe më tej në Mal të Zi ku dhe kapet. Në këtë histori asokohe ishin të përfshirë edhe kolumbianët.
Sipas gazetarit,asokohe Gëzim Çela ka bërë bashkëpunim me kolumbianët të cilëve iu ishte dhënë si garanci 2 milionë dollarë nëse sasia e kokainës kapej.
Dervsihi thotë se kolumbiani që u nis për të marrë paratë u kap në Rinas duke pësuar kështu dy humbje, kokainën dhe paratë.
Gazetari thotë se po në këtë kohë është goditur prej këtij njeriu një bankier në qendër të Tiranës.
“Termin “baron i drogës” Gëzim Çela nuk e ka kot. Ai ka një histori. Gëzim Çela është një ish-polic, duhet të ketë qenë polic edhe në kohën e qeverisë Berisha 1, dhe për një kohë të shkurtër edhe shofer i një shefi Komisariati që vajti në zonën e Kurbinit dhe donte dikë nga policia në vitet 1999-2000 për të krijuar një mbrojtje.
Mendohet se ky person duke qenë në Polici, bënte edhe këtë pjesën tjetër sepse ishte goxha i fuqishëm në këtë periudhë. Aty nga viti 2005 është shkëputur nga policia dhe është marrë me këtë punë që merret. Me kalimin e kohës u bë edhe grosist, merrej me kalimin e drogës drejt Italisë dhe Francës. Unë di që ka një dënim në Itali 11 vjet dhe është kërkuar nga Franca përmes Interpolit.
Historia më e madhe e tij është në vitin 2014, në rastin e drogës në Lazarat dhe është nën rrethin e kuq edhe të DEA-s amerikane dhe e ndjek ngado.
Në vitin 2014, ndërkohë që ishte e angazhuar me Lazaratin, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet edhe më tej në Mal të Zi. Aty kapet.
Në këtë histori asokohe ishin të përfshirë edhe kolumbianët. Ata punojnë me garanci. Nëse kokaina kapet, ata kishin lënë garanci në një bankë në Shqipëri 2 milionë dollar që të mos dilnin të humbur shumë. Kjo garanci e lënë pikërisht nga Gëzim Çela.
Pra u kap droga në Mal të Zi, ky iu kthente kolumbianëve garancinë. Meqënse DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë paratë u kap në Rinas dhe kështu ata pësuan një humbje të dyfishtë: sasinë e drogës dhe paratë e garancisë.
Në këtë moment është goditur prej këtij njeriu një bankier në qendër të Tiranës, vetëm për t’u treguar kolumbianëve që nuk ua kam bërë unë puçin. Nuk janë fajet e mija. Prandaj ky njeri quhet “baron i drogës.
Dhe në atë kohë ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht që “kjo ishte një vrasje që duhej të dëgjohej larg”, pra në kolumbi.
Kjo është historia e tij. Mua më rezulton që ky njeri i emëronte vetë shefat e Policisë sa ka qenë në lojë deri tani, përgjithësisht. Sigurisht që nuk e firmoste ky emërimin, por ndërhynte përmes deputetëve të zonës, përmes kryetarëve të bashkive, ndërhyrje të drejtpërdrejtë tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo dikush në pushtet.
Të gjithë shefat e komisariateve kanë qenë njerëz që bashkëpunonin me këtë njeri nga halli apo nga malli”, ka thënë Ferdinand Dervishi./ CNA
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth o...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka bërë th...
Sot në “Opinion” me Blendi Fevziun është transmetuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se ndë...
Vendimi i Komisionit për konfirmimin gjyqtarit të Tira...
Ish drejtori i Policisë, Shemsi Prençi ka komentuar op...
Gazetari Arian Çani ka zbuluar lojën e kryeministrit E...
David Tërshana është një shtetas shqiptar që jeton në ...
Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për një projekt-re...
Ervin Hodo është larguar nga detyra e tij si drejtor i Pol...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të mëdh...
Një 17-vjeçar është kapur dhe shoqëruar në Polici pasi...
Pas denoncimeve në media dhe nga CNA lidhur me problematik...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë bllof deputetët socialistë ...
Policia e Shtetit ka bërë me dije një serë rregullash ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje SPAK-ut që hetim...
Ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shehaj në një intervi...
Gazetari Elvi Fundo në një intervistë për Syri TV me Sonil...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...