Protesta kundër qeverisë/ Një grup qytetarësh kalojnë natën në sheshin para Kryeministrisë
Një grup protestuesish kanë kaluar natën në sheshin para K...

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit nuk është detyrim vetëm për objektet rezidenciale dhe ndërtesat në përgjithësi, por edhe për ndërtimet e tjera inxhinierike.
Ashtu siç ndërtuesi është i detyruar të sigurojë përgjegjësitë e tij kur ndërton një pallat, duke përfshirë dhe me fokus sidomos rrëshqitjen e tokës, ky detyrim duhet të zbatohet edhe për ndërtimin e rrugëve ose të veprave të tjera publike.
Nëse një rrugë shembet brenda 10 viteve nga ndërtimi i saj, përfituesi i sigurimit, në këtë rast shteti, duhet të dëmshpërblehet nga kompania e sigurimeve. Madje, shembuj të dëmtimeve të rrugëve shumë shpejt pas ndërtimit edhe kanë ndodhur, siç ishte, për shembull, rasti i Unazës së Burrelit.
Në dhjetor të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për përcaktimin e kushteve dhe elementeve të përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale të projektuesit, të grupit të projektimit dhe zbatuesit të punimeve, si dhe rregullat dhe elementet e sigurimit, të përgjegjësisë së zhvilluesit për të gjitha ndërtimet me vlerë mbi 100 milionë lekë.
Projektuesi i licencuar është i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij gjatë procesit të ndërtimit të objektit.
Shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm të projektimit të ri, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e gabimeve në projektim, si dhe kostot shtesë që mund të lindin për zhvilluesin, si pasojë e gabimeve në projektim gjatë zbatimit të projektit.
Zbatuesi i punimeve si person juridik, i licencuar, është i detyruar gjithashtu të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij gjatë procesit të ndërtimit të objektit.
Shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm për kryerjen e punimeve të reja, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e zbatimit të punimeve në kundërshtim me kontratën përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit, me dokumentet e planifikimit dhe zhvillimit, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon veprimtarinë e ndërtimit.
Zhvilluesi si person fizik apo juridik është i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale për të gjitha ndërtimet me vlerë mbi 100 milionë lekë. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet nga rreziqet gjatë procesit të zhvillimit kundrejt palëve të treta.
Shuma e sigurimit llogaritet në përqindje ndaj preventivit të punimeve të zbatimit për kostot e llogaritshme, pa vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo vlerë do të jetë jo më shumë se 15% e vlerës së preventivuar të punimeve.
Por, sipas siguruesve, ky detyrim ligjor i subjekteve që ndërtojnë vepra publike nuk zbatohet pothuajse asnjëherë, me përjashtime të rralla, kryesisht në rastet e kompanive të huaja. /Monitor
Një grup protestuesish kanë kaluar natën në sheshin para K...
Mijëra protestues kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, ...
Deputetja Marjana Koçeku ishte e pranishme në protestën e ...
Protestuesit janë zhvendosur nga sheshi para Kryeministris...
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, ...
Deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar ditën e sotme pr...
Vijon prej gati dy orësh protesta para Kryeministrisë me t...
Ndërsa në Tiranë protesta vijon prej 21 ditësh, në qytetet...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në bypassin e...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në a...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Ka nisur protesta e 21-të në Tiranë kundër qeverisë. Prote...
Qindra shqiptarë kanë marshuar këtë 20 qershor në Manhatta...
Kronika e zezë sot është edhe pasqyrë e tensioneve sociale...
Detaje të reja dalin në lidhje me arrestimin e disa biznes...
Kur flitet për kronikë të zezë, vëmendja shkon menjëherë t...
Në takimin e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku të pranishëm is...
Përgjigjja e pyetjes “Pse ngjarjet e rënda përsëriten?” ës...
Ditën e sotme mbahet protesta e 21-të kundër qeverisë. Pro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...