web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu bashkua protestës para Kryeministrisë pas largimit nga PS/ Deputetja flet për gazetarët

20 Qershor 2026, 22:17, Aktualitet CNA

Iu bashkua protestës para Kryeministrisë pas largimit nga PS/

Deputetja Marjana Koçeku ishte e pranishme në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë. Prezenca e saj në protestë vjen rreth një javë pas njoftimit të largimin nga grupi i Partisë Socialiste.

E pyetur nga gazetarët mbi arsyet e pjesëmarrjes së saj në protestë, deputetja nuk pranoi të përgjigjej dhe tha se vëmendja është vetëm te protestës.

“E kam mendjen te protesta. Ta lëmë vëmendjen te protesta. Do prononcohem në një moment të dytë”, tha shkurtimisht Koçeku.

Deputetja e njohur edhe si "Neomalsorja" mori mandatin pasi garoi në Qarkun Shkodër në zgjedhjet e 11 majit 2025. /CNA





Lajmet e fundit nga