Shtypi i ditës, e shtunë, 3 maj 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...

3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, një datë që sjell në kujtesë parimet themelore të lirisë së medias në mbarë botën, për ta mbrojtur nga sulmet dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 pas një rekomandimi të miratuar në sesionin e 26-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991.
Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit për vitin 2025 është “Raportimi në botën e re të guximshme – Ndikimi i inteligjencës artificiale në lirinë e shtypit dhe median”.
OKB thotë se rritja e shpejtë dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) po ndryshon gazetarinë, median dhe lirinë e shtypit në mënyra të mëdha. Ndërsa parimet e medias së lirë, të pavarur dhe pluraliste mbeten vendimtare, ndikimi i IA në mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit është i thellë, duke paraqitur si mundësi novatore, ashtu edhe sfida serioze.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar duke theksuar se liria e shprehjes dhe një media e pavarur janë thelbësore për një demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme.
“Ne mirëpresim hapat e fundit të ndërmarrë për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve, duke përfshirë caktimin e një pike kontakti të dedikuar të Policisë së Shtetit për sigurinë e gazetarëve. Këto janë zhvillime të rëndësishme, por disa sfida mbeten. Profesionistët dhe organizatat e medias vijojnë të përballen me kërcënime dhe trysni, duke nënvizuar nevojën urgjente për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të mbështetur një mjedis mediatik pa presione politike dhe ekonomike, ku të mund të lulëzojë gazetaria e pavarur.
Gazetarët luajnë një rol kyç në vënien e pushtetit përballë llogaridhënies dhe besimi i publikut në punën e tyre varet nga përkushtimi i fortë ndaj standardeve profesionale dhe etike. Me këtë rast, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson mbështetjen e saj për nismat reformuese dhe platformat e dialogut që mbrojnë lirinë e shtypit dhe promovojnë gazetarinë e përgjegjshme në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Por si e gjeti hapësirën mediatike shqiptare ky 3 maj. Vetëm një ditë më parë u publikua raporti i organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” që tregonte sfidat me të cilat përballen mediat.
Në raport theksohet se në Shqipëri liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.
Media më me ndikim e sektorit privat në Shqipëri është në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me botën politike në sektorë shumë të rregulluar si ndërtimi. Ndërsa ka qindra media online në vend, vetëm një numër i vogël kanë një model biznesi të qëndrueshëm me financim transparent./ CNA
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ambasada e SHBA në Shqipëri me anë të një njoftimi e cilës...
Është bërë publike harta me akset në të cilat kufizohe...
Një tjetër anije me emigrantë të cilëve iu është mohuar az...
Në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky fundsez...
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ka drejtuar...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Shqipëria ka shënuar rritje në indeksin vjetor për lirinë ...
Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka reaguar sot në lidhj...
Pas Pashkës ortodokse, besimtarët ortodoks të Himarës dhe ...
Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar lajmin që thuhej se d...
Kanë nisur sot punimet në sheshin qendror të kryeqytetit, ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka ironizuar faktin që ...
Fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Festa e ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka zhvilluar një takim...
Seanca në GJKKO për vijimin e gjykimit për drejtorët e lid...
Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internet...
Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vër...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në GJKKO për ish-mini...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...