web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhet Ministeriali Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë/ Zbulohet arsyeja

10 Qershor 2026, 10:56, Aktualitet CNA

Shtyhet Ministeriali Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë/

Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen e Ministerialit Ukrainë-Europa Juglindore që ishte planifikuar të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë. Sipas njoftimit, Ministeriali do të mbahet në një datë të mëvonshme.

Shtyrja e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve të ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.

Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë. /CNA





Lajmet e fundit nga