Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tri ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio "Evropa e Lirë".
“Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm, por tani me rritjen e çmimit të naftës, shikojmë ofertat që kanë destinacione më të shkurtra këtu brenda në Maqedoni të Veriut, për të bërë një balancë me rritjen e çmimeve të naftës, përkatësisht kostos së transportit”, thotë Blerimi, teksa planifikon pushimet me të shoqen dhe dy vajzat e tij.
Në bazë të një përllogaritjeje të Radios "Evropës së Lirë", për të arritur nga Shkupi në Ohër, gjegjësisht për 360 kilometra vajtje-ardhje nevojiten 3 mijë e 520 denarë (57 euro) apo rreth 20 euro më shumë, krahasuar me një vit më herët.
Meri Stojanovska tregon për Radion "Evropa e Lirë", se vitin e kaluar pushimet i ka kaluar në Malin e Zi.
Ajo këtë vit ka vendosur të udhëtojë me autobus, pasi vetëm për karburant të veturës i është dashur të ndajë rreth 130 euro.
“Do të udhëtoj me autobus, nuk kam çfarë të bëj. Shpenzimet do të kenë kosto të lartë nëse udhëtoj me veturën time private”, shprehet ajo.
Marija Sotirovska, pensioniste, thotë se më herët me të shoqin gjatë verës pothuajse çdo fundjavë kanë shkuar në shtëpiza në fshatrat përreth Liqenit të Mavrovës, por këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, preferojnë të qëndrojnë më gjatë.
“Çmimet janë tejet të larta. Tash e tri javë nuk e kemi ndezur veturën. Presim të shkojnë në pushim fëmijët, që të mos kujdesemi për nipin dhe të qëndrojmë më gjatë në Mavrovë. Më herët, çdo fundjavë shkonim, por tani nafta është dyfish, ndërkohë që pensionet janë po të njëjtat”.
Agjencitë turistike, në anën tjetër, thonë se është rritur interesimi i qytetarëve për ofertat veçanërisht për në Turqi, pas zhvlerësimit të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.
“Interes më të madh ka për në Turqi, veçanërisht për ato oferta që mbulojnë transportin. Megjithatë, në destinacionet më të afërta, më të moshuarit preferojnë transport të organizuar me autobus, kurse më të rinjtë zgjedhin veturat private”, thotë Suzana Zelenikoska nga një agjenci turistike në Shkup.
Sipas saj, shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon dhe shtrenjtimin e ofertave, që në disa raste mbetet minimal, në mënyrë që të respektohen kontratat me klientët.
“Kemi marrëveshje të tilla me shumë qendra turistike që ndërlidhen me shtrenjtimin e naftës. Në këtë mënyrë, ata përllogarisin shpenzimet e tyre, në këtë rast bëjmë të pamundurën që me klientët tonë të mbetemi korrekt dhe të shkurtojmë nga përfitimi që ka agjencia, aq sa mundemi”, tregon Zelenikoska.
Përgjatë kësaj jave nafta e papërpunuar për një fuçi ka shënuar rënie në bursat ndërkombërare për shtatë dollarë, por çmimi i këtij produkti në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje dy herë brenda javës që e lamë pas, duke u barazuar me benzinën apo rreth 1.80 euro për litër.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se rritja e çmimit të naftës së përpunuar ka të bëjë me presionin që bën rritja e kursit të dollarit në vend.
Në bazë të të dhënave të Agjencisë Europiane për Statistika, Eurostat, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përdorin makina me naftë, rreth 53 për qind, 44 për qind me benzinë dhe vetëm tre për qind kanë vetura me gaz.
Pothuajse i papërfillshëm është numri i qytetarëve që kanë vetura me rrymë elektrike./ REL
Dhjetëra qytetarë nga Kukësi kanë përfunduar në urgjen...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Janë publikuar sot përgjigjet e provimit të maturës pë...
Une jam i Krishtere Orthodoks dhe une jam i bekuar qe ne k...
Akademiku Artan Fuga, pas një takimi me Presidentin Il...
Ditën e nesërme në orën 10:00 maturantët do të dalin n...
Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironi...
Franca është e përfshirë nga një thatësirë e madhe dhe...
Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset ...
Kryeministri Edi Rama ka lënë pas ditët e nxehta po...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka renditur dështimet ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se ...
Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij j...
Me 18 qershor, CNA.al raportoi për një skandal ku p...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të shtunën në ligj një ...
Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e...
"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e M...
Artan Lame ka komentuar sërish grisjen e regjistrav...
Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar foton e Maksude ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...