Kalendari me oraret/ Ja kur çelet iftari dhe mbyllet syfyri
Një nga muajt më të rëndësishëm për muslimanët në mbarë bo...

Shqipëria ka shënuar një lulëzim të vërtetë turistik në vitin 2023, si për turizmin e brendshëm ashtu dhe atë të të huajve.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat për net-qëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Evropën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, por dhe me shtetet e tjera të Evropës rritja është shumë e lartë. Bashkimi Evropian pa një zgjerim prej 6.1% të net-qëndrimeve në 2023 në raport me 2022-shin, ndërsa në krahasim me 2019-ën me 1.4%.
Shteti i dytë më rritjen më të lartë të net-qëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-shin. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë të disponueshme.
Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, net-qëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Evropian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të net-qëndrimeve të vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%.
Net-qëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%.
Evropa, turizmi gjallërohet ngadalë
Sipas Eurostat, në vitin 2023, numri i netëve të kaluara në strukturat akomoduese turistike në Bashkimin Evropian arriti në 2.9 miliardë, një rritje me 6.1% krahasuar me vitin 2022 dhe një rritje prej 1.4% krahasuar me periudhën e para pandemisë në 2019.
Në vitin 2023, 24 nga 25 vende të BE-së me të dhëna të disponueshme tejkaluan nivelet e vitit 2022 për sa i përket netëve të kaluara. Rritje më të lartë u regjistruan në Maltë dhe Qipro, ku të dyja vendet shënuan një rritje prej 20% në netët e kaluara krahasuar me vitin 2022, e ndjekur nga Sllovakia me një rritje prej 16%. Një rënie e vogël në numrin e netëve është regjistruar në Luksemburg (-1%).
Sllovakia dhe Çekia shënuan rritjen më të lartë për sa i përket netëve të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë, me të dyja vendet që përjetuan një rritje prej 29% në 2023 krahasuar me 2022. Pas tyre vijnë Holanda dhe Rumania, secila me një rritje prej 23%. Në ana e kundërt, Luksemburgu pa një numër të qëndrueshëm netësh të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë (0%), ndërsa Kroacia regjistroi një rritje modeste prej 2%.
Për sa i përket vizitorëve vendas, Greqia shënoi rritjen më të lartë në numrin e netëve të kaluara, me një rritje prej 13% në 2023 krahasuar me 2022, e ndjekur nga Sllovakia (+11%) dhe Bullgaria (+9%). Rënia më e madhe në netët e kaluara nga vizitorët vendas u vu re në Slloveni (-17%), Hungari (-5%) dhe Luksemburg (-4%).
Tejkalimi i niveleve para pandemisë në 2023
Deri në maj 2022, numri i netëve të kaluara në akomodime turistike iu afrua niveleve para pandemisë. Në vitin 2023, vetëm marsi (-4%), qershori (-2%), korriku (-1%) dhe nëntori (-1%) dëshmuan një rënie në numra krahasuar me vitin 2019. Pavarësisht këtyre luhatjeve, tendenca e përgjithshme për vitin 2023 tregoi një rritje në numrin total të netëve të kaluara, duke arritur një numër rekord netësh dhe duke iu afruar shifrës 3 miliardë netë në vit./ Revista Monitor
Një nga muajt më të rëndësishëm për muslimanët në mbarë bo...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë, r...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen ...
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie...
Gjykata e Lartë ka vendosur sot që dosjen e “21 Janarit” t...
Gjykata e Lartë ka vendosur që dosjen e "21 Janarit" ta he...
Të martën në Gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e familje...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka folur për mediat pa...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, në mbledhjen e Konfere...
Gazetari Bledi Fevziu, i cili një nga pasionet e tij k...
PD-PS arrijnë dakordësimin për ngritjen e dy Komisioneve H...
Deputeti Tritan Shehu ka komentuar diskutimet që janë ...
Burime për CNA bëjnë me dije se Byroja Kombëtare e Het...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka pasur debate...
Avokati Genc Gjokutaj u shpreh në konferencën e përbas...
Deputeti socialist, Erion Braçe, është kthyer në rolin e o...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit, në një kon...
Enkelejd Alibeaj del garant për “ministrin” e Ramës në opo...
Ata që dikur bënin pazare me qeverinë, sot janë të shqetës...
Deputeti Luan Baçi ka reaguar në lidhje me pezullimin nga ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...