Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Për vite me radhë, Shqipëria po renditet në listën e vendeve me nivelin më lartë të emigracionit të popullsisë së arsimuar, i njohur si fenomeni “Brain Drain” (emigrimi i trurit) në raport me popullsinë.
Seksioni i FDI Intellegence në "Financial Times" llogariti se Shqipëria bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të emigrimit të "trurit" edhe në vitin 2022 (shiko grafikun e mëposhtëm).
“FDI Intellegence” analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së 'trurit'”.
Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana. Siç shihet nga të dhënat, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022.
Situata e largimit të trurit nga Shqipëria ka qenë më e rëndë para pandemisë COVID-19. Studimi tregon se Shqipëria ishte e katërta në rang global për nivelin e lartë të emigrimit të "trurit".
Largimi i trurit, i cili i referohet një numri të madh njerëzish të arsimuar ose profesionistë që lëvizin për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, mund të rëndojë shumë në perspektivat e zhvillimit të një vendi. Hartuesit e raportit vunë në re se emigrimi i "trurit" ishte tipar i shteteve ishullore përveç Shqipërisë.
Autorët e studimit evidentuan se emigrimi i trurit vjen si kombinim i faktorëve politikë, klimatikë dhe ekonomikë. Përveç shteteve të vogla ishullore në zhvillim, vendet në Afrikës Sub-Sahariane janë gjithashtu të prekura nga largimi i kapitalit njerëzor.
Pothuajse gjysma e 89 vendeve kishin ikje të "trurit" mbi mesataren dhe shumica e tyre janë në Afrikën Sub-Sahariane, sipas analizës së FDI.
Ndërsa arsyet e emigrimit ndryshojnë ndërmjet individëve dhe vendeve, ikja e "trurit" ndikohet gjerësisht nga presionet politike, ekonomike dhe mjedisore.
Mungesa e fuqisë punëtore që nga pandemia Covid-19, si dhe plakja afatgjatë, ka bërë që disa vende të konkurrojnë për të tërhequr njerëz të aftë, gjë që ka përshpejtuar ikjen e trurit nga vendet e tjera.
Vendet me të ardhura të larta, të cilat zakonisht ofrojnë mundësi më të mira ekonomike dhe më shumë stabilitet politik, priren të kenë nivele shumë më të ulëta të largimit të kapitalit njerëzor.
Në vitin 2022, Australia kishte rezultatin më të ulët të indeksit prej 0.4, e ndjekur nga Suedia (0.6), Norvegjia (0.6), Kanadaja (0.7) dhe Zvicra (0.8). Katari, një shtet i pasur i naftës, ishte i vetmi emër i Lindjes së Mesme që u shfaq në 10 vendet me rezultatet më të ulëta të treguesve të ikjes së trurit.
Të gjitha studimet tregojnë që Shqipëria u përfshi në një valë të re emigracioni dekadën e fundit, e cila preku të gjithë popullsinë dhe nivelet e arsimit. Emigracioni ka shkaktuar emergjencë për punonjës te të gjitha bizneset./Monitor.al
Universiteti Politeknik i Tiranës “është veshur” mbrëmjen ...
Në puntatën e parë të emisionit “Fokus” u trajtuan ten...
Shqipëria ka nisur evakuimin e shtetasve shqiptarë që stud...
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” u përball mbrëmjen e kësaj t...
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” u përball mbrëmjen e kësaj t...
Mbrëmjen e kësaj të diele fillon transmetimin emisioni më ...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me shqiponj...
CNA raportoi pasditen e kësaj të diele për një akt barbar ...
Disa pamje të rënda janë bërë publike nga deputeti i Parti...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjete...
Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është për...
Zjarri i madh ka përfshirë këtë të diel fshatrat Babic...
Një 22-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i banesës. Ngj...
Shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja në spitalin e T...
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, Meri...
SPAK ka marrë të pandehur sërish Arben Ahmetajn në lidhje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirje për solidariz...
Nisur nga situata në Izrael Ministria për Evropën dhe Punë...
Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ditën e djeshme, në...
Një 21-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk dihet ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...