Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të sistemeve të raketave të teknologjisë së lartë me rreze të mesme veprimi, armë kritike që liderët ukrainas kanë kërkuar që t’u dërgohen, teksa po hasin në vështirësi që të pengojnë përparimin e Rusisë në rajonin e Donbasit.
Sistemet e raketave janë pjesë e pakos së re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 700 milionë dollarësh që SHBA-ja ka ndarë për Ukrainën. Në këtë pako do të përfshihen edhe helikopterë, sisteme kundërtanke Javelin, makina taktike, pjesë rezervë për armë të tjera, thanë zyrtarët amerikanë, të cilët shtuan se zyrtarisht kjo pako e ndihmës do të bëhet publike të mërkurën.
Vendimi i SHBA-së për të dërguar këto sisteme të raketave ka për qëllim që të krijojë një balancë midis dëshirës për të ndihmuar Ukrainën që të luftojë sulmet me artileri të Rusisë, teksa sigurohet që të mos i dërgojë armë Kievit që mund të godasin objektiva thellë brenda territorit të Rusisë, pasi një gjë e tillë besohet se do të përbënte një përshkallëzim të luftës.
Në një shkrim të publikuar në "The New York Times", presidenti Biden konfirmoi se ai ka vendosur që t’u “ofrojë ukrainasve sisteme më të avancuara të raketave dhe municioneve që do t’u mundësojnë atyre të kryejnë sulme më precize ndaj caqeve kyçe në fushëbetejën në Ukrainë”.
Në fillim të javës, presidenti Biden tha se SHBA-ja nuk do të dërgojë në Ukrainë “sisteme të raketave që mund të godasin brenda Rusisë”. Çdo sistem i armëve mund të godasë caqet në Rusi, nëse të njëjtat janë pranë kufirit. Në pakon e re të ndihmës amerikane, Uashingtoni pritet të përfshijë raketa me rreze gjysmë veprimi, që në përgjithësi mund të fluturojnë rreth 70 kilometra.
Ukrainasit e kanë siguruar SHBA-në se ata nuk do të hedhin raketa brenda territorit të Rusisë, thanë disa zyrtarë të lartë të administratës amerikane, raporton "Associated Press". Një zyrtar theksoi se sistemet e avancuara të raketave do t’u mundësojnë forcave ukrainase që të kryejnë sulme më precize ndaj objektivave rus brenda Ukrainës.
Ukraina mund të përdorë raketat në rajonin lindor të Donbasit, edhe për të penguar sulmet me artileri të Rusisë apo për të larguar forcat e Moskës nga pozicione ku ka luftime të ashpra, sikurse është qyteti Severodonjeck.
Severodnjecku është i rëndësishëm në përpjekjet e Rusisë për të marrë Donbasin para se të arrijnë armët perëndimore që do të forconin mbrojtjen ukrainase. Ky qytet gjendet 140 kilometra në jug të kufirit rus dhe është qyteti më i madh nën kontrollin ukrainas në rajonin Luhansk.
Biden tha në shkrimin e tij për "New York Times" se “ne nuk po e inkurajojmë apo lejojmë Ukrainën që të godasë përtej kufijve të saj. Ne nuk duam ta zgjasim luftën vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë”.
Kjo është pakoja e njëmbëdhjetë e ndihmës e miratuar deri më tani në SHBA dhe është ndihma e parë nga pakoja prej 40 miliardë dollarësh që Kongresi ka ndarë për ndihmë ekonomike dhe të sigurisë për Ukrainën.
Armët do të merren nga inventari i ushtrisë amerikane dhe ushtarët ukrainas duhet të trajnohen të paktën një ose dy javë për të përdorur këto sisteme të reja raketash.
Zyrtarët amerikanë thanë se plani është që të dërgojnë në Ukrainë Sistemin e armëve të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë apo HIMARS, i cili mund të vendoset në një kamion dhe mund të mbajë deri në gjashtë raketa. Ky sistem mund të godasë me raketa me rreze të mesme veprimi, por është i aftë edhe të operojë me raketa me rreze të gjatë veprimi, por modeli për sulme në distanca më të largëta nuk është pjesë e planit të SHBA-së.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë ndihmuar Ukrainën me armë për të luftuar forcat ruse.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, së fundmi ka shtuar thirrjet që Perëndimi të dërgojë në shtetin e tij sisteme raketash, në mënyrë që forcat e Kievit të ndalin ofensivën ruse në Donbas./REL
Nga dita e sotme do të hyjë në fuqi vendimi për ndalim...
Ish-Presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta pak ditë m...
Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo, i ka dhënë një 'shup...
Sot Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimi...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata, d...
Frika nga hetimet për lobimet ruse dhe aferën e Rrugës...
CRCA/ECPAT në Shqipëri ka publikuar gjetjet e raportit...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë, d...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka kom...
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, ka folur për zg...
Edmond Panariti ka komentuar deklaratat e ministrit të...
Inxhinier Edlir Vokopola, ekspert për menaxhimin e mbe...
Policia shoqëroi pasditen e sotme në komisariat taksis...
Gazetari dhe editori i CNA.al ka sfiduar publikisht Ev...
Leze Qosaj, është viktima 37-vjeçare që u gjet pa shen...
Dhomat e paraburgimit në Shqipëri janë kthyer në ‘geto...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mb...
Nga nesër nuk do të ketë më në përdorim qese plastike....
Me nisjen e muajit qershor të tilla qese të holla njëpërdori...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...