Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Rrjeti "SafeJournalists" dhe "Media Freedom Rapid Response" kanë dalë në mbështetje të Këshillit të Etikës së Medias në Shqipëri (KSHM), qendrës së mendimit – SCiDEV dhe kërkueses Blerjana Bino.
"SafeJournalists" dhe MFRR deklarojnë se këto dy platforma dhe Bino u bënë objektive të fushatave shpifëse nga "Sot.com.al" dhe "Prapaskena.com", si përgjigje ndaj publikimit të një raporti hije mbi lirinë e medias në Shqipëri.
"SafeJournalists" dhe MFRR shprehen se këto incidente shënojnë një prirje shqetësuese të armiqësisë ndaj mediave të pavarura dhe organizatave të shoqërisë civile.
Rrjeti "SafeJournalists" dhe MFRR bëjnë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve.
Deklarata e plotë:
Rrjeti SafeJournalists dhe Media Freedom Rapid Response (MFRR) dënojnë ashpër fushatat shpifse ndaj Këshillit të Etikës së Medias në Shqipëri (KSHM) dhe qendrës së mendimit – SCiDEV që kanë publikuar një raport hije mbi lirinë e medias në Shqipëri, si dhe ndaj kërkueses Blerjana Bino.
Në fillim të tetorit 2024, Këshilli i Etikës së Medias në Shqipëri (KSHM) u bë objektiv i fushatave shpifse të koordinuara nga dy platformat online, Sot.com.al dhe Prapaskena.com. Këto incidente shënojnë një prirje shqetësuese të armiqësisë ndaj mediave të pavarura dhe organizatave të shoqërisë civile, duke rritur shqetësimet midis advokuesve për lirinë e medias.
Më 6 tetor, Prapaskena.com përshkallëzoi sulmet duke vënë në shënjestër Blerjana Bino, kërkuese e rrjetit SafeJournalists dhe drejtore ekzekutive e SCiDEV, së bashku me dy organizatat think tank – SCiDEV dhe OBCT. Sulmi erdhi si përgjigje ndaj publikimit të një raporti hije mbi lirinë e medias në Shqipëri.
I publikuar më 25 korrik, raporti u fokusua në seksionin e tretë të Raportit të Komisionit për Sundimin e Ligjit 2024, kushtuar lirisë dhe pluralizmit të medias, për të ofruar një analizë të përditësuar të peizazhit të medias shqiptare, duke përfshirë sfidat e mbetura dhe ato në zhvillim.
Prapaskena.com, duke shpifur e cilësoi Binon si “Merimangën” e fondeve të shoqërisë civile dhe e akuzoi atë në mënyrë të rreme për prodhimin e raporteve të njëanshme për sulmet ndaj gazetarëve. Fotografia e Binos, e përdorur për të ilustruar artikullin shpifës, rrezikoi gjithashtu sigurinë e Binos duke nxitur urrejtje kundër saj. Këto sulme shpifëse minojnë besueshmërinë e zërave dhe organizatave të pavarura që punojnë për të mbrojtur lirinë e medias dhe për të mbështetur gazetarinë etike në Shqipëri.
Sulmi fillestar, i nisur nga Sot.com.al, pasoi një vendim të Bordit të Etikës të KSHM-së në lidhje me një ankesë të depozituar kundër medias Sot. Në atë që dukej si një veprim hakmarrës, Sot.com.al e cilësoi vendimin e KSHM-së si shkelje të lirisë së shtypit, duke e portretizuar rolin e Bordit Etik si shtypës dhe të padrejtë. Kjo përgjigje jo vetëm që shtrembëron rolin e KSHM-së në promovimin e gazetarisë etike, por kërcënon gjithashtu integritetin e kuadrit vetërregullues të krijuar për të mbështetur standardet e medias. KSHM e dënoi ashpër artikullin si shpifës, duke nënvizuar një tendencë shqetësuese të hakmarrjes mediatike ndaj organeve vetë-rregullatore në vend që të angazhohej në mënyrë konstruktive me standardet etike në gazetari.
Njëkohësisht, Prapaskena.com nisi sulmin e saj, pak pasi KSHM lëshoi një deklaratë publike ku kundërshtonte mbylljen e rrjeteve sociale të një nga platformat online në Shqipëri. Duke i bërë jehonë retorikës së Sot.com.al, Prapaskena.com përdori gjuhë të ngjashme nxitëse për të diskredituar qëndrimin e KSHM-së, duke përshkallëzuar më tej fushatën kundër organizatave të pavarura që punojnë për gazetari etike në vend.
Këto sulme të koordinuara, të cilat synojnë të diskreditojnë gazetarinë etike dhe të minojnë punën e organizatave dhe studiuesve të pavarur në mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, janë thellësisht shqetësuese dhe përfaqësojnë një prirje më të gjerë të frikësimit dhe armiqësisë ndaj shoqërisë civile të pavarur në Shqipëri. Taktika të tilla nuk janë vetëm një sulm ndaj individëve dhe organizatave të përfshira, por edhe ndaj parimeve thelbësore të lirisë së shtypit, transparencës dhe llogaridhënies që janë themelore për një shoqëri demokratike.
Rrjeti SafeJournalists dhe MFRR bëjnë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe nxisin të gjitha palët e interesuara të respektojnë rolin e organeve të pavarura vetërregulluese, organizatave think tank dhe studiuesve në promovimin e standardeve etike dhe transparencës në sektorin e medias. Ne mirëpresim dhe mbështesim shqyrtimin shkencor dhe dialogun e hapur për çështjet që lidhen me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, për të forcuar më tej avancimin e përbashkët të këtyre temave.
Ne solidarizojmë me KSHM, SCiDEV, dhe Blerjana Bino dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që media e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile të mund të kryejnë punën e tyre jetike pa frikë nga hakmarrja apo shpifja.
Gjithashtu, Rrjeti SafeJournalists mbron fuqishëm kolegen e saj Blerjana Bino dhe rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për punën e saj kritike, profesionale dhe etike në avancimin e lirisë dhe transparencës së medias në Shqipëri.
Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është ...
Policia ka njoftuar se për shkak të protestës së mbrëmjes ...
Dalin pamjet nga protesta e mbrëmjes së djeshme, ku një ef...
Kryeministri Edi Rama pranoi këtë të martë dështimin e...
Mbrëmjen e djeshme, gjatë protestës së opozitës, një e...
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është paraqi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pa...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të vizit...
Këtë të martë do të zhvillohet seanca e dytë gjyqësore...
Gjatë protestës së djeshme të opozitës u raportua se k...
Turistët nuk do të munden më të hedhin monedha në shatërva...
Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë natës 5 persona dhe 1...
Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athin...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ministri Ervin Hoxha ka reaguar pas protestës së opozi...
Opozita ka protestuar në godinat kryesore të vendit duke h...
Mbështetësit e opozitës në Shqipëri protestuan sërish të h...
Prestigjozja Washington Post i bëri jehonë protestës së op...
Protestuesit janë zhvendosur pranë Kuvendit ku kanë hedhur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...