Koncerti kushtuar kompozitorit Morricone mbahet në Tiranë/ Rama: Bashkëpunim historik me qeverinë italiane
Mbrëmjen e sotme në Tiranë në sheshin Italia, me rastin e ...

Riviera Shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të turizmit, të cilat e rendisin bregdetin e Shqipërisë mes destinacioneve më të bukura dhe ende të pazbuluara të Evropës.
Në një shkrim të publikuar nga revista amerikane e udhëtimeve “Travel + Leisure”, autorja Ada Calhoun e përshkruan rivierën shqiptare si një alternativë më të përballueshme ndaj Côte d’Azur në Francë, duke vlerësuar plazhet me ujëra të kthjellëta, fshatrat prej guri dhe trashëgiminë e pasur historike të zonës.
Gjatë një udhëtimi një-javor në Himarë, ajo rrëfen se është mahnitur nga peizazhet natyrore, mikpritja vendase dhe qetësia që ofron zona jashtë sezonit turistik.
Plazhin e Livadhit ajo e cilëson si një nga më të veçantët në rivierë, me guralecë të bardhë, ujëra të pastër kristal dhe kodra të mbuluara me ullinj.
Në artikull përshkruhet edhe rruga panoramike përmes Qafës së Llogorasë, e cilësuar si një nga segmentet më mbresëlënëse, me pamje të jashtëzakonshme mbi detin Jon dhe pyjet me pisha.
Gjatë qëndrimit të saj, Calhoun viziton edhe Himarën e Vjetër, ku eksploron rrënoja antike dhe kisha historike, përfshirë Kishën e Shën Sergjit dhe Shën Bakut.
Ajo ndalet gjithashtu në restorante tradicionale familjare, ku provon gatime tipike shqiptare si djathi i skuqur me mjaltë, peshk i freskët dhe rakia vendase.
Një tjetër ndalesë është Qeparoi i Sipërm, një fshat karakteristik me shtëpi guri dhe rrugica të ngushta, që sipas autores ruan ende atmosferën autentike të Shqipërisë së dikurshme.
Artikulli vë në pah edhe nismat për restaurimin e banesave tradicionale dhe shndërrimin e tyre në bujtina turistike.
Në fokus është edhe Butrinti, qyteti antik i mbrojtur nga UNESCO, i njohur për shtresëzimet e tij historike greke, romake, bizantine dhe veneciane.
Përveç bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore, artikulli thekson edhe kostot më të ulëta të pushimeve në Shqipëri krahasuar me destinacionet e tjera mesdhetare, gjë që po e bën rivierën shqiptare gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj.
Në përfundim, autorja e përshkruan eksperiencën në Shqipëri si çlodhëse dhe rigjeneruese, duke thënë se është larguar me ndjesinë e qetësisë dhe dëshirën për t’u rikthyer sërish.
Mbrëmjen e sotme në Tiranë në sheshin Italia, me rastin e ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hit...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socia...
Një aksion blic është zhvilluar këtë të shtunë në burgun e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka m...
Prej vitesh, ABI Bank ka ndërtuar një angazhim të qëndrues...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një reagim lidhu...
Ka diçka shumë më të trishtueshme sesa një politikan nën a...
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e ...
Amabsadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka kërkuar në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pretendimeve të o...
Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit në kuadër të ditës...
Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të ra...
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 7 persona, t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së mb...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në Ditën e Europës ka dekl...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, në Ditën...
Dita e Europës festohet çdo vit më 9 maj dhe simbolizon pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...