Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Ola Xama dhe Alabbar. Krahasim që nuk duhet bërë, p...

Policia ka dalë me një njoftim për mediat në lidhje me situatën në vend, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.
Deri në këto momente, blutë kanë konstatuar se në disa akse rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit dhe të inerteve në disa akse rrugore.
Policia përmend akset ku ka vështirësi qarkullimi dhe apelon shoferët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit apo të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/Në gadishmëri për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje, si pasojë e motit të keq, në disa qarqe të vendit.
Shërbimet e Policisë së Shtetit gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të reshjeve të shumta, në disa qarqe të vendit, janë angazhuar maksimalisht në operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimit të qytetarëve, si dhe monitormit të akseve rrugore.

Grupet e drejtimit, të ngritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, kanë monitoruar në vazhdimësi situatën duke bashkëpunuar me emergjencat civile në nivel qarku dhe bashkie, me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve në nevojë, si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq.
Deri në këto momente, bazuar nga raportimet e punonnjësve të Policisë në terren, konstatohet se në disa akse rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit dhe të inerteve në disa akse rrugore, si pasojë e motit të keq.
Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.
Në qarkun Durrës, segmenti Thumanë - Rinas, ka prezencë uji, qarkullimi vijon normal.

Autostrada Durrës - Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale. Unaza Shkozet - Plepa - Shkëmbi i Kavajës - Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada "Royal Gaz"- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.
Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë - Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë.
Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.

Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash - Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe - Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor .
Në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Kukës e Dibër, aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, në të gjitha akset rrugore të këtyre qarqeve.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit apo të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar me të gjitha mjetet logjistike që ka në përdorim , që në rast nevoje tju vijë në ndihmë qytetarëve të cilët duhet të njoftojnë menjëherë te 112 në rast nevoje./ B.A. - CNA.al
Ola Xama dhe Alabbar. Krahasim që nuk duhet bërë, p...
Ditën e sotme vendi është mbërthyer nga reshje të shum...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar l...
Presidenti Bajram Begaj në një telefonatë me Prefek...
Gazetari Albert Vataj ka përkujtuar të ndjerin Sokol O...
Kjo fundjavë ka pasur intesitet të lartë reshjesh, që për ...
Reshjet e shumta të shiut që filluan të bien këtë fundjavë...
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka zbulu...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofto...
"Digitalb" është një platfomë për të cilën njerëzit bë...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, gjatë një deklarate p...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për situatën në ven...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informoi nga Shkodra...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur nga qyteti i L...
Janë sekuestruar 14.900 euro dhe është proceduar penalisht...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar sot P...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në terren p...
Nikolla Bllazhde Xhufka, i cilësuar si një mashtrues, ...
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka pasur reshje të dend...
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar përmes ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...