Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për emisionin “Opinion” se SPAK-u po evidenton dhe po godet korrupsionin si dhe po kap hajdutët e qeverisë.
Rama u shpreh se nuk e ndjen veten përgjegjës për korrupsionin në qeverinë e tij. Numri 1 i qeverisë theksoi se nuk do të ndërhyjë në punën e SPAK i cili ka çuar prapa hekurave kryetar bashkise socialistë si dhe zyrtarë.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Pak ditë më parë mbajtët një prej fjalimet më të gjata në karrierën tuaj politike lidhur me çështjen e korrupsionit, lidhur me reagimin që duhet të ketë Partia Socialiste. Nuk mund të mos thuhet se Partia Socialiste ka marrë goditje, gati-gati një shkërmoqje që lidhet me korrupsionin.
Rama: Uauu.
Fevziu: Një parti që drejtoret bëjnë dhe i japin tendera vetes në qoftë se është e vërtetë, sepse do të presim drejtësinë që ta japi, por deri tani nga dosja që kemi parë. Një parti që ka kaq shumë ministra dhe kryetar partie në burg.
Rama: Unë kam punuar me mbi 40 ministra dhe nga këta ministra janë 3 apo 4 në 10 vite. Partia Socialiste vetëm forcohet dhe vetëm zgjerohet.
Fevziu: A jeni përgjegjës për këtë korrupsion që e ka evidentuar SPAKU?
Rama: Unë jam përgjegjës për faktin që ky korrupsion po evidentohet, sepse po të mos ishte Partia Socialiste nuk do të ishte SPAK.
Fevziu: A ishte ky një sistem korruptiv i ngritur apo është çështje individësh?
Rama: Nuk ka sistem korruptim të ngritur, sepse po të kishte sistem korruptim të ngritur ashtu siç interpretohet nuk do të ishte Shqipëria në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as televizionet, as gazetat, as partitë, asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë është çfarë. E dyta unë solla shembujt atje se ne kemi ngritur sisteme dhe po vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur korrupsionin, nuk është ngritur korrupsioni. E treta kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto qe po dalin janë rezultat i kësaj lufte.
Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?
Rama: Unë të njollosur?
Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por ju keni në arrati zëdhënësin tuaj, ministra ke në burg.
Rama: Kjo është një arsye për të thënë bravo Partisë Socialiste. Sepse Partia Socialiste është e para dhe e vetmja forcë politike në historinë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka hequr nga kontrolli politikë dhe që thotë shumë thjeshtë : “Nuk dua ta di fare a je zëdhënësi, a je shoku, a je tjetri ,a je tjetri… Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq.
Fevziu: Kë do ta quanit ju përgjegjësi tuajën politike?
Rama: Do të quaja sikur mos të ishte kapur asnjë ish-ministër i Partisë Socialiste, sikur mos të ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë para drejtësisë vetëm ata që janë të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi shumë e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë se në Shqipëri ka një vjedhje masive me tendera…
Fevziu: Këtë po thotë SPAKU.
Rama: SPAK s’po thotë asgjë, përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, nuk do kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka treguar dhe një herë publikisht d...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmin e Erion Veliajt ...
Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Ital...
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë protestuar kundër nd...
Kuvendi ka miratuar projektligjin për privatizimin e prona...
Aktivistja Adriana Kalaja i është drejtuar me një mesa...
Aktivistja Adriana Kalaja ka shigjetuar kreun e grupit...
Numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku ka kritikuar gjuhë...
“Lëvizja Bashkë” po proteston para Bashkisë së Tiranës kun...
Deputetja Jorida Tabaku është përplasur me nënkryetaren e ...
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë mandatin e deputetes O...
Sot është zhvilluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndi...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar sot ng...
Gjykata e Sarandës ka lënë në arrest shtëpie ish-deputetin...
Enkelejda Danaj, 40 vjeçe, u vra me thikë mëngjesin e ...
Treguesit demografikë janë përkeqësuar ndjeshëm pas pa...
Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka deklaruar se ma...
Kryeministri Edi Rama ka folur për draft-rezolutën kun...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar riinspektim për shpërthimi...
Elvis Roshi, ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës ka dhë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...