Rama: Nuk kam synim të kap SPAK-un
Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka deklaruar se ma...

Treguesit demografikë janë përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë.
Përveç rritjes së pazakontë të vdekjeve shtesë nga Covid-19 gjatë viteve 2020 dhe 2021, lindjet kanë forcuar ritmet e rënies dhe emigracioni është rritur gjithashtu.
Të dhënat zyrtare tregojnë se lindjet në shkallë kombëtare në tremujorin e parë 2024 ishin 19.2% më të ulëta së në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Qarqet e Beratit dhe të Dibrës kishin rënien më të madhe të lindjeve në periudhën e marrë në krahasim.
Në tremujorin e parë të vitit 2024 në Qarkun e Beratit lindën vetëm 164 foshnja, me rënie 36.4 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019. Në të njëjtën përqindje lindjet shënuan rënie edhe në Qarkun e Dibrës, duke sugjeruar se këto qarqe kanë pasur edhe tkurrjen më të madhe të popullsisë në krahasim me të tjerat në 5 vitet e fundit.
Në krahun tjetër qarqet me ulje më të moderuar të lindjeve ishin Tirana dhe Shkodra me 6.6 dhe 13.7 % secila. Rënia e lindjeve është treguesi më i qartë i rënies së popullsisë në vend. Por paradoksi qëndron në Qarkun e Tiranës, i cili ndonëse ka një popullsi më rritje gjatë tranzicionit prej emigrimit të brendshëm i ka lindjet me rënie.
Qarku i Tiranës duket se nuk është bërë atraktiv për krijimin e familjeve të reja. Dikur studentët që vinin në Tiranë krijonin familje pas studimeve duke mos u rikthyer në rrethe, mirëpo tani të rinjtë pas studimeve qëndrojnë në Tiranë sa për të kryer përgatitjet drejt emigrimit.
Një anketë mbi emigracionin që u zhvillua nga INSTAT në vitin 2019 evidentoi se Tirana ishte qarku me përqindjen më të madhe të njësive familjare që kishin emigruar ndërmjet 2011 dhe 2019.
Të dhënat vërtetojnë se nga 12 qarqe në 11 prej tyre numri i lindjeve ka rënie më ritme dyshifrore ndërmjet tremujorit të parë 2019 dhe 2024.
Të dhënat mbi lindjet sugjerojnë se popullsia rezidente në vend ka rënë më shumë se të dhënat zyrtare të INSTAT.
Sipas INSTAT nga viti 2019 më 2023 popullsia e përgjithshme ka pësuar rënie me 3.5%, ndërsa lindjet kanë rënë me 19.2%.
Të dhënat referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990./Monitor
Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka deklaruar se ma...
Kryeministri Edi Rama ka folur për draft-rezolutën kun...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar riinspektim për shpërthimi...
Elvis Roshi, ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës ka dhë...
Marrëveshja e emigrantëve mes italisë dhe Shqipërisë k...
Raporti i monitorimit i Këshillit të Investimeve për vitin...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga kërkesa...
Partia Demokratike ka depozituar një padi në SPAK ndaj kry...
Dhjetëra minatorë janë ngritur në protestë ditën e sotme p...
Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme...
Të burgosurit në regjimin 41-Biss në Peqin janë futur në g...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gj...
Lëvizja Bashkë njofton se sot në orën 18:30 do të zhvilloj...
Mëngjesin e së enjtes është paraqitur në SPAK, Elvis Roshi...
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancë...
Qeveria ka miratuar këtë javë një vendim që vendos kufij m...
Në kryeqytetin shqiptar, në një kilometër katror jetojnë 5...
Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi autori...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...