web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Radhët e gjata në pikën kufitare/ Balla i propozon zgjidhjen Sveçlës

24 Korrik 2023, 15:30, Aktualitet CNA

Radhët e gjata në pikën kufitare/ Balla i propozon zgjidhjen

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim me homolgun e tij nga Kosova, Xhelal Zveçla,  ka diskutuar për pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë.  

Fluksi i udhëtarëve në pikën kuftiare, të cilëve u duhet të presin me orë të tëra për t'u pajisur me një siguracion për makinat e tyre nëse nuk kanë targa shqiptare, ka qenë një nga pikat e diskutimit të takimit mes Ballës dhe Sveçlës.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i ka propozuar mënyra zgjidhjeje për situatën, Sveçlës.

Balla ka kërkuar që kthimi i tyre në Kosovë të jetë një kohë më e shkurtër dhe gjendet një zgjidhje që pajisjen mos ta bëjnë në pikën kufitare në një moment tjetër.

 “Është gjë e mirë që ka një shkëmbim të mirë mes dy anëve të kufirit. Ky është një takim që është bërë pas një kërkese time dhe do të takohemi edhe më shpesh në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve. Ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe udhëtarëve të tjerë që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, dhe është e rëndësishme që të gjitha targat përveç atyre me targa Shqipërie kërkon më shumë vëmendje. Kam kërkuar që gjatë kthimit të tyre në Kosovë të jetë një kohë më e shkurtër dhe të japim një zgjidhje që pajisjen mos ta bëjnë më në pikën kufitare por ta bëjnë në një moment tjetër. Ka qenë një sugjerim që të bëhet sapo të futen në Kosovë ose në një distancë ndryshe nga kufiri. Unë kam besim se do të gjendet një zgjidhje në lidhje me këtë që krijon dhe radhë në të dyja anët e kufirit”, është shprehur Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga