“Rama dhe Veliaj nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit”/ Berisha, thirrje shqiptarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me vjedhjen ...

7 deputetë të PD-së së vulës kanë kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi të ushtrojë kompetencat që i njeh statuti duke shprehur hapur kundërshtimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 29 korrik.
Në letrën drejtuar Bardhit, 7 deputetët, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati dhe Saimir Korreshi shprehen se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD-në dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet t’i bëjë bashkë të gjithë.
Ata theksojnë se, shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës.
Duke pasur parasysh këto fakte ata kanë ndërmarrë iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.
Më tej shkruhet se nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD-së të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ishin njohur, por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje ose ishin në mbledhje, por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakord me “vendimmarrjet pa kuorum”.
Deklarata e plotë:
Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;
Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike;
Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike;
Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD-në dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë;
Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës;
Ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.
Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD-së të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:
- ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;
- ishin njohur, por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje;
- ishin në mbledhje, por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakord me “vendimmarrjet pa kuorum”.
Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD-në, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike.
Ditën e premte, më datë 21 korrik 2023, i kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm një relacion të detajuar, së bashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD-së, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.
DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:
LEFTER GËSHTENJA
BLEDION NALLBATI
RAMADAN LIKAJ
DASHNOR SULA
XHELAL MZIU
HELIDON BUSHATI
SAIMIR KORRESHI
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me vjedhjen ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, do të zhvillojë një t...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit është shtyrë p...
Një aksident tragjik, mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë...
SPAK i ka kërkuar Interpolit që të shpallë në kërkim ndërk...
Kandidati i PS-së për Bashkinë Rrogozhinë, Edison Memolla,...
Mbas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokal...
Prej disa ditësh Greqia ndodhet nën pushtimin e zjarreve m...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pam...
Janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit në Ba...
Ka nisur numërimi i votave pas zgjedhjeve vendore në Ba...
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA-së Donald Tr...
Të gjitha kutitë e votimit janë dorëzuar në ambientet e KZ...
Zjarri në landafillin e Vlorës vijon të jetë aktiv prej dy...
Zjarret masive në Peshtan të Fierit janë kthyer në një shq...
Ka përfundur orari zyrtar i procesit të votimit në zgjedhj...
Analsiti Kreshnik Spahiu ka zbuluar se gjatë mbledhjes së ...
Arkeologia Melsi Labi ka ndarë me publikun një zbulim madh...
Ish kryetari i PD-së së vulës që synon të marrë sërish dre...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...