Shqipëria, kampione në Mesdhe/ Mes 350 anijeve, kryeson “Rozafa” për eksportet e peshkut ton
“Rozafa” është kompania më e madhe e import-eksportit të p...

Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe kreu i Shërbimit Arkivor Shtetëror të Ukrainës (SASU), Anatolii Khromov, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila i hap udhën shkëmbimit të dokumentacionit që hedh dritë kryesisht mbi rolin e mërgatës shqiptarë në Odesë, gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare.
Kështu Arkivat pasurohen me qindra dokumente mbi veprimtarinë e diasporës shqiptare në Ukrainë.

Në fjalën e tij për mediat, Bido u shpreh se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje krijohet një kuadër ligjor, i cili krahas shfrytëzimit të dokumentacionit me dobi për publikun shqiptar, mundëson edhe shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës mes dy institucioneve bashkëpunuese.
“Është një marrëveshje e rëndësishme me Arkivin Shtetëror të Ukrainës, që i shërben publikut shqiptar në shumë drejtime. Ukraina ka qenë një epiqendër përgjatë Rilindjes tonë Kombëtare. Aty janë zhvilluar një sërë aktivitetesh nga rilindasit tanë. Përtej kësaj, në Ukrainë ka një sërë vendbanimesh shqiptare, që e kanë ruajtuar gjuhën, traditën dhe zakonet shqiptare. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne biem dakord ndër të tjera për shkëmbimin e informacionit, sikurse edhe për shkëmbimin e burimeve njerëzore dhe të ekspertizës së përbashkët mes dy institucioneve tona. Ukraina, prej vitesh gjendet në një pozitë të vështirë, për shkak të luftës së padrejtë të zhvilluar aty. Megjithatë, bashkëpunimi ynë ka qenë i vijueshëm, edhe përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Sot krijojmë instrumentet legale të domosdoshme, në mënyrë që të mund të shkëmbejmë dokumentacionin për të pasuruar arkivat shqiptare lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe diasporën tonë shqiptare në Ukrainë.”, tha Bido.

Ndërkaq, homologu i tij ukrainas, vlerësoi bashkëpunimin e vijueshëm ndërinstitucional dhe ndryshimet domethënëse që DPA-ja ka sjellë në fushën e arkivistikës.
“Është një nder i madh për mua të jem këtu sot dhe të kem mundësinë për të firmosur një marrëveshje. Mendoj se kjo është një ditë e shënuar për ne, pasi është vetëm hapi i parë i bashkëpunimit mes nesh. Vendet tona kanë vizione të ngjashme për zhvillimin e sistemeve arkivore. Gjithashtu, koleksionet që ne ruajmë përbëjnë dokumente të rëndësishme, si për ukrainasit, si për shqiptarët. Ky është një takim i rëndësishëm dhe shpresoj se arkivi shqiptar do të sjellë ndryshime të mëdha në fushën e arkivistikës.”, u shpreh Khromov.

Marrëveshja dypalëshe motivohet nga aspirata për bashkëveprim mes dy institucioneve arkivore simotra. Përmes këtij angazhimi, palët nënshkruese marrin përsipër të organizojnë ekspozita të përbashkëta mbi tema me interes të ndërsjellë, të marrin pjesë në konferenca shkencore dhe profesionale dhe të përgatisin për botim koleksione të përbashkëta dokumentesh.
Në bazë të parimit të reciprocitetit, DPA-ja dhe SASU-ja ndërmarrin shkëmbimin e specialistëve, në funksion të kryerjes së kërkimit të përbashkët dhe studimit të materialeve arkivore pa pagesë. Kjo marrëveshje ka një vlefshmëri 5-vjeçare dhe mund të qendrojë në fuqi edhe përtej këtij afati, në mungesë të vullnetit të palëve për t’i dhënë fund.

Jetësimi i bashkëpunimit me arkivin ukrainas vjen në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të DPA-së. Në një kalendar të ngjeshur kushtuar këtij përvjetori jubilar, do të mbahen një sërë aktivitetesh ku do të marrin pjesë drejtuesit e arkivave të rajonit dhe më gjerë./ CNA

“Rozafa” është kompania më e madhe e import-eksportit të p...
Media italiane "Il Giornale" ka publikuar sot një shkr...
Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti ...
Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisje...
Në datën 4 qershor është festuar Dita e Shën Joan Vladimir...
Deputeti i opozitës italiane, Riccardo Maggi nga partia "P...
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bard...
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është shprehur se k...
Kryeministrja Giorgia Meloni ka bërë me dije se qendrat e ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shty...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po shkon drejt Shë...
Shteti parashikon të heqë dorë nga disa prona të rëndësish...
Disa ditë më parë CNA denoncoi skandalin në shkollën e Mag...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi mes deba...
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dekl...
Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Komisionit për Çështjet...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur m...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhur në orë...
Mëngjesin e sotëm, banorët e Korçës të cilët kanë përfitua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...