
Pak ditë më parë, CNA i kujtoi ish-kryeministrit Sali Berisha, që njeriu që ai sulmon sot nga ballkoni i banesës së tij, Altin Dumanin, në 2008 ka qenë Prokuror i Taskë Forcës antikorrupsion dhe ka shprehur vlerësimet për punën e tij, duke e quajtur një shembull botëror, rezultatet që Dumani kishte arritur.
Në krahasim me sot, ku Berisha nuk i ndal sulmet ndaj kreut të SPAK, duke e quajtur të kapur politikisht.
Raportimi i CNA duket se e ka shtyrë Berishën drejt një analize, ku flet për shifra duke krahasuar punën e Dumanit si Prokuror i Taskë Forcës dhe sot në krye të SPAK.
Sipas tij në atë periudhë, flitet për vitet 2008-2009, thotë se ka më shumë çështje të regjistruara dhe më shumë të dënuar, ndryshe nga sot.
“Lufta kundër plaçkitjes së fondeve publike dhe pasurive tuaja, është e një rëndësie jetike, vendimtare, për qytetarin, kombin dhe vendin.
Sot kur Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemeritshëm është më e rëndësishme se kurrë të sjell në vëmendjen tuaj, disa krahasime, bazuar në faktin se, sipas një rregulli të memories, gjërat harrohen shumë më lehtë, se sa mbahen mend.
Pikërisht për këtë arsye, unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023.
Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011.
Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit. Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha. Jo pa qëllim.
Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë bë 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit, në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK.
Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një 0drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re.
Kështu në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023.
Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023.
Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje. Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje.
Pra 4 herë më pak.
Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009.
Normale është të dini se sa u dënuan, sa persona u dënuan për veprën e korrupsionit për vitin 2008-2009, u dënuan gjithsej 630 punonjës, kundrejt 199 punonjësve që u dënuan në vitet 2022-2023.
Pra një rënie prej 300% të penalizimeve nga gjykatat për korrupsion, siç ishte dhe rënia me dërgimin e dosjeve
Çfarë tregojnë këto të dhëna?
Këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga Spaku i kontrolluar nga partia, tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit nga Skapi i partisë.
Këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit.
Dy momente kam për të sqaruar këtu.
Së pari, gjatë viteve 2005-2013, ministrat me ligj nuk lejoheshin të merreshin në mënyrë absolute me prokurimet publike dhe tenderat.
Së dyti, edhe kjo ka rëndësinë e vet, nëse në vitet 2008-2009, u përpunuan qindra e mijëra dosje dhe u dënuan 630 persona, kjo u bë me një kosto 12 herë më të ulët se sa gjykimi i 85 dosjeve, dhe dënimi i 199 personave në vitet 2022-2023, për faktin se 17 prokurorë marrin sot rroga dy herë e gjysëm sa presidenti.
Për faktin se, janë 60 hetues të BKH-së të cilët nuk ekzistonin më parë dhe mbi 100 punonjës të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat tuaja.
Kjo është arsyeja që afërmendshi merret me politikë dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit. Kjo është dëshmia flagrante për këtë”, tha Berisha./ CNA
Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ku janë arres...
Bashkëshortja e artistit të njohur Agron Llakaj është ndar...
Arbër Veliaj është një nga njerëzit që po i hetohet pas...
Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, në Podcast-in "Flasim...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Bashkëshortja e artistit të njohur Agron Llakaj është ...
Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të ...
Për të kuptuar marrëdhënien e politikës dhe SPAK, qytetarë...
Për të kuptuar më shumë vlerësimin pozitiv për SPAK, Barom...
Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në pe...
Diaspora Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ka organiz...
Diaspora Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ka organizuar ...
Shumica e shqiptarëve në matjet e fundit të “Barometrit” n...
Në muajin qershor në panairin ”Eurosatory” në Paris, do të...
Një tjetër protestë është zhvilluar ditën e sotme në shesh...
SPAK ka marrë në përgjim 3335 celularë dhe karta SIM, ...
Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi të martën kreun e Kë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe zv.kryeministrja,...
Deputetët e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...