KPA rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë ish-pro...

Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkohësisht nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi procesi i vetingut identifikoi probleme profesionale. Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij.
Por në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa vendimmarrje të tij në rolin e prokurorit, ku në veçanti shqetësimi lidhej me vendimin për mbylljen pa akuzë të një hetimi të kryer në vitin 2017 mbi projektin e inceneratorit të Elbasanit, projekt që dyshohej për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Sipas relacionit të procesit të vetingut, puna e Palit mbi këtë çështje ngrinte pikëpyetje se pse ai nuk kishte hetuar kompanitë nënkontraktore, të cilat, në një hetim të mëvonë, rezultuan se ishin në masë kompani joreale, të krijuara për të lëshuar fatura përmes të cilave ish-ministri Lefter Koka akuzohet se përfitoi miliona euro ryshfet.
“Është e paqartë se si është konkluduar me pushim të hetimit, kur prokurorja e mëparshme kishte konkluduar se kishte korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale,” u tha në relatim.
Pali u mbrojt gjatë seancës me argumentin se hetimet e vitit 2017 ishin të kufizuara mbi akuzën nëse financimi i inceneratorit ishte apo jo një financim me para të pista dhe se ai kishte dalë në konkluzionin se jo, sepse burimi i financimit ishte buxheti i shtetit.
Procesi i vetingut për prokurorin Pali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundila Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler./Reporter.al
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë ish-pro...
Afera e shekullit, siç është quajtur ajo e inceneratorëve,...
Në datën 28 mars të 2024, SPAK-u arrestoi drejtorët hajdut...
10 Maji shënon Ditën e Drejtësisë, ku në kuadër të kësaj d...
Gazetarja Odeta Gjevori ka risjellë një shkrim ku evdi...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Ditën e sotme, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në ...
Deputetja Ina Zhupa ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetue...
Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërb...
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner...
Grupi i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK, kryeparlamenta...
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën më 12 maj. K...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Avokati Jordan Daci është shprehur se përplasjet mes f...
Mbrëmjen e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë prokurori...
Fatmir Xhafaj doli këtë të enjte hapur kundër kryeministri...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, b...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur shqetësim për ...
Gazetar Baton Haxhiu u shpreh pas daljes nga SPAK-u se nda...
Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtoreshës së Klubi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...