web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Etalonin” e drejtësisë e gjeni në Fier, një histori me një notere, gjyqtare dhe gazetarë

10 Maj 2024, 12:11, Aktualitet CNA
"Etalonin” e drejtësisë e gjeni në Fier, një
Gjykata e Fierit

Gazetarja Odeta Gjevori ka risjellë një shkrim ku evdidentohet skandali i gjyqtares në Fier, Miranda Nakaj, për rastin e dhunës ndaj gazetares dhe operatorit Igli Zeli.

Për këtë rast, për të cilin ka pamje filmike dhe dhuna është e provuar, si në asnjë vend të botës, gjyqtarja në Fier ka vendosur t’i injorojë dhe kërkon të dëgjojë 25 dëshmitarë që ka thirrur pala akuzuese si dhunuese.

Kjo tregon qartë se kemi një truk nga ana e gjyqtares, e cila po kërkon të zvarrisë pafund çështjen.

Përballë kësaj gjyqtare qëndrojnë një seri institucionesh monitoruese, po aq përgjegjëse sa ajo për batakun ku e kanë çuar sistemin e drejtësisë në këtë vend.

Shkrimi që risjell gazetarja Odeta Gjevori.

Një gjyq në Gjykatën e Fierit ku noterja Anila Haxhiu e ish-bashkëshorti Ilir Haxhiu (vetem ne letra pasi jetojne bashke ne nje adrese ), akuzohet për dhunë ndaj gazetares Odeta Gjevori dhe operatorit Igli Zela të emisionit investigativ STOP në TV Klan mund të shërbejë si një etalon për nivelin ku ka përfunduar drejtësia e re.

Ajo drejtësi për të cilën janë investuar miliona euro të taksapaguesve europianë dhe amerikanë,por nga e cila ka pak shpresë për të marrë drejtësi, veçanërisht në një kohë optimale.

Shembullin për këtë e gjeni në gjykatën e Fierit, me gjyqtaren Miranda Nakaj, në një çështje sa të thjeshtë, aq edhe të provuar.

Por, duhet pak vullnet, vullnet i mirë, jo për të favorizuar palë, por për të dhënë një vendim, bazuar në prova e fakte, në kohë reale, duke shmangur kështu lojën për ta futur çështjen në një rreth vicioz me shpresën që të dhunuarit do të mërzitën një ditë dhe do të tërhiqen.

Një nga kriteret e vetting, të cilin e ka kaluar në shkallën e parë (KPK) gjyqtarja Nakaj është pikërisht vlerësimi professional, ku një nga komponentët është cilësia e dhënies së vendimit dhe koha për shpalljen e tij.

Të paktën këtë kriter duhet të respektojë Nakaj, meqë vetting në shkallë të parë e kaloi, dhe duhet t´i ruajë imazhin trupës së KPK-së, që nuk ia fusin kot kur marrin në vlerësim gjyqtarë e prokurorë.

Për ta thjeshtuar çështjen: Miranda Nakaj po gjykon pretendimet e një gazetareve dhe një kameramani që janë dhunuar nga noterja Anila Haxhiu e ish bashkeshorti Ilir Haxhiu ( divorcuar vetem ne letra pasi jetojne ne nje shtepi qe eshte rasti i rralle ne Shqiperi kur nje cift divorcohet ), teksa po investigonin një rast ku pjesë e investigimit ishte edhe noterja dhunuese.

Dhuna është e provuar, ka pamje filmike nga grupi i TV KLAN, por edhe kamerat e sigurisë në zonë, madje edhe ato që monitorojnë zyrën noteriale të Haxhiut.

Por gjyqtarja ka vendosur që këto pamje të mos i shohë, nuk i duken si provë materiale te dorezuar nga Prokuroria dhe ndoshta mund të hyjë në historinë botërore të njerëzve të drejtësisë, që nuk vlerëson provë pamjet filmike.

Ka zgjedhur të dëgjojë 25 dëshmitarë që ka thirrur pala e akuzuar si dhunuese dhe ky është truku që gjyqtarja Miranda Nakaj ka zgjedhur për të zgjatur pa fund një gjykim të drejtë e korrekt.

Ajo mund të dëgjojë jo 25, por edhe 2500 persona, sikundër mund të thërrasë për dëshmitarë gjithë banorët e Fierit, madje të hidhet edhe në Lushnje, pork jo nuk e ndihmon për të dhënë drejtësi.

Përkundrazi ngre shumë pikëpyetje mbi profesionalizmin e saj, madje mund t´i bëjë të ndjehen të turpëruar jo vetëm ata në KPK, por edhe petagogët e saj nga Juridiku te Magjisratura.

Pamjet filmike janë një provë, e qartë madje për çdo ngjarje, ndaj dhe në një hetim, gjykim apo çdo rast ku ka një ngjarje, puna e parë që bëhet është mbledhja e pamjeve filmike, pastaj dëshmitë, analizimi i provave, fakteve dhe shpallja e vendimit.

Përmes atyre pamjeve, ndoshta gjyqtarja Nakaj mund të fajësojë gazetarët e TV KLAN, të cilët mund të mashtrojnë kur akuzojnë noteren, sikundër mund të vendosë me shpatulla për muri të akuzuarën si dhunuese Anila Haxhiu. Nëse gjyqtarja ndjehet nën presion, në konflikt interesi apo nëse e ndjen veten të paaftë për të dhënë një vendim të drejtë, kuptohet që ka gjithmonë një zgjidhje: heqja dorë nga gjykimi. Ky nuk është turp. Turp është kur tenton të fshehësh, zvarritësh, ndoshta edhe të favorizosh njërën palë, duke gjetur mekanizma të zvarritjes së procesit apo shpikje të tipit “ nuk kam kohë të shumë 5 apo 10 minuta xhirime, por kam kohë të dëgjoj 25 dëshmitarë”.

Dhe këtë kjo gjyqtare e bën në emër të drejtësisë së re. Dhe përballë saj qëndrojnë një seri institucionesh monitoruese, po aq përgjegjëse sa kjo gjyqtare për batakun ku e kanë çuar sistemin e drejtësisë në këtë vend.

Noterja me apo pa tesër partie është identifikuar publikisht si një dhunuese gazetarësh, që po investigonin një rast mashtrimi ku i përfshirë rezultonte bashkëshorti apo ish-bashkëshorti i noteres, e cila kishte marrë përsipër të përpilonte kontratat.

Pra një zyrtare publike, sikundër është NOTERJA, që duhej të kalonte në sitë kontrollesh për investigimin e gazetarëve, ka guximin të dhunojë, e ndihmën e bashkëshortit apo ish-bashkëshortit, gazetarë e kameramanë.

Dhe këtu lind pyetja: kush e mbron kaq shumë këtë notere? Politikisht e dimë që është një anëtare e ish-LSI-së, por nuk e dimë ende nëse ka kaluar në rradhët e PL-së së Metës, apo është hedhur në ndonjë nga partitë e tjera. Këtë detaj po e sjellim në vëmendje për të kuptuar sepse nuk reagojnë të deleguarit e LSI/PL apo PD në Fier, kur dhunohen gazetarë. Në ditën e lirisë së medias vetëm deputetja Ina Zhupa e ngriti rastin në kuvend, ky rast sipas saj është edhe për të dekurajuar gazetarët e tjerë që nuk do gjejnë drejtësi në gjykata dhe vetëm do zvarriten. Si gjithmonë askush nuk reagoi nga mazhoranca që flet shumë për reformën në drejtësi dhe për shtypin e lirë. Gazetarja Odeta Gjevori dhe operatori Igli Zela ishin në mision publik, nuk shkuan për cështje të tyre atje, dhe ndaj mbrojtja dhe sensibilizimi duhet jetë detyrë.. Dhe këtë detaj po e themi që të paktën këta të deleguar të mos ndjehen “fajtorë” që nuk po e ndihmojnë dot noteren dhunuese për të zbehur sa më shumë aktin e saj.

Por pyetja është: çfarë bëjnë inspektorët e Ulsi Manjës, ministrit të Drejtësisë, kur një notere provohet se përveç se është përfshirë në një aferë, edhe të dhunon, edhe të kërcënon?

Po ILD e Artur Metanit a do të gjejë kohën për të ndjekur procedurat e gjyqit në fjalë dhe të paktën të çertifikojnë aftësitë e gjyqtares Miranda Nakaj dhe le të hyjnë në Ginnes, ndoshta mund ti referohen si praktikë edhe këto vendet partnere, që pamjet filmike të mos konsiderohen prova…/ CNA





Lajmet e fundit nga