Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
![]()
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur shqetësim për projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, që ka të bëjë me abortet dhe nënat surrogato.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i është drejtuar me një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla, komisionit të Shëndetësisë, kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, Avokates së Popullit, Erinda Ballanca dhe Presidenti Bajram Begaj.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kërkon të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit dhe t’i jepet e drejta që të paraqesë vëzhgimet dhe kundërshtitë në lidhje me çështjet që përfshin.
“Bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, pasi u njoh nëpërmjet medias me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, në datën 29 prill 2024 mblodhi Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë: juristë, sociologë, teologë dhe mjekë. Gjatë këtij takimi, Këshilli Ndërfetar ngriti shqetësimin për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesit dhe për mungesën e një relacioni, që duhet ta shoqërojë këtë projektligj në faqen zyrtare. Grupi i punës ka paraqitur para Bordit të Presidencës argumentet profesionale në lidhje me projektligjin në fjalë dhe efektet negative që ai mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.
Pas një pune intensive disaditore të specialistëve të fushës, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, bazuar në statutin e tij, të miratuar në vitin 2007, i drejtohet me një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore:
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë – Kryetares, znj. Lindita Nikolla dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë; Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministres znj. Albana Koçiu; Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca dhe për dijeni Presidentit të Republikës, SH.T.z. Bajram Begaj.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si grup interesi, kërkon të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit në fjalë pa pjesëmarrjen e tij në seancat konsultative në Ministrinë e Shëndetësisë; t’i njihet e drejta të paraqesë vëzhgimet, prapësimet dhe kundërshtitë lidhur me projektligjin; si dhe të bëhet pjesë e dëgjesave publike të këtij projektligji. Në rast të kundërt, Këshilli Ndërfetar kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.
Me dëshirën që kërkesat tona, të cilat përfaqësojnë vullnetin dhe qëndrimet e të gjithë besimtarëve tanë, pjesë e pesë komuniteteve fetare zyrtare dhe shoqërisë shqiptare, të marrin vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve ligjzbatuese dhe të gjithë së bashku, të punojmë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt për brezat e rinj, me besim te Zoti e te ligji për të mirën e përbashkët.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!”, theksohet në deklaratë./ CNA


Gazetar Baton Haxhiu u shpreh pas daljes nga SPAK-u se nda...
Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtoreshës së Klubi...
Gazetari Baton Haxhiu është paraqitur këtë të enjte në amb...
Për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kom...
Gjatë hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë...
Fatmir Xhafaj, njeriu i afërt i Erion Veliajt dhe vullneta...
Sot nga foltorja e Kuvendit, Flamur Noka ka folur rret...
Sot në seancën parlamentare është diskutuar për Projek...
Deputetja Jorida Tabaku ka komentuar rreth skemës së m...
Lulzim Basha ka rënë brenda kurthit të tij, teksa akuz...
Përveçse kryetari i një çete me hajdutë në Bashkinë e ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka nxjerrë zbuluar ...
Besniku dhe ushtari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj,...
Lulzim Basha ka folur për korrupsionin në radhët e soc...
Një protestë po zhvillohet para parlamentit. Mësohet s...
Lulzim Basha është zgjuar pas denoncimeve të CNA-së në lid...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryezdromsi i Tiranës, Erion Veliaj, vijon të lëvdojë ...
Data 9 Maj shënon Ditën e Evropës. Në këtë ditë kryeminis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...