web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha flet kundër Veliajt

9 Maj 2024, 10:26, Aktualitet CNA
Basha flet kundër Veliajt
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka folur për korrupsionin në radhët e socialistëve, duke shënjestruar kështu kryebashkiakun Erion Veliaj.

Basha ka theksuar se është kundër ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të kontrolluar dhe monitoruar punën e SPAK-ut, ku synohet dhe shpëtimi i lëkurës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili rrezikon që ndaj tij të ngrihen akuzat për shpërdorim detyre, pas implikimit në dosjen "5D" dhe inceneratorit të Tiranës.

Basha ka kërkuar transparencë të projektrezolutës të prezantuar nga mazhoranca. Po ashtu kërkon vetting të politikanëve, kontrollin e pasurisë së politikanëve.

“Pjesë e procesit të luftës kundër korrupsionit është PD. Ndaj e përshëndes Ambasadën amerikane që kërkon transparencë. E vetmja parti që kërkon transparencë është PD dhe i depoziton ato në institucione. Këta duan që ta zhbëjnë SPAK-un.

E shoh si inkurajon për veprat tona dhe paralajmërim për ata që flasin dhe bëjnë gjë tjetër. PD ka propozuar vetting-un e politikanëve dhe pas 6 muajsh duan ta fusin në Kuvend, e përshëndes këtë gjë.

Bashkëpunimi duhet të jetë bipartizan dhe transparent. PS nuk ka nismë, por një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie 11-vjeçare. Nuk besoj se shpallje të tilla paraelektorale përbëjnë bazë mbi diskutimet serioze.

Projekt serioz është vetting-u për politikanët. Ndryshe nga hëna, dielli, toka dhe kalendarët e tjerë politikë, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik. Duhet t’i përgjigjemi jo me akte formale”, tha Basha./ CNA





Lajmet e fundit nga