I arrestuar në flagrancë/ Vijon seanca gjyqësore ndaj gazetarit gjobaxhi
Sot në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Ju...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin e shtetasit G.S., drejtor i personelit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se lejoi punësimin në mënyrë të paligjshme të Muçi Shaljanit. Ky i fundit ishte viktimë e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit, pak muaj më parë.
Po ashtu me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar për drejtorin masën e sigurisë "Ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik".
Drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në AMP është nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Lidhur me punësimin e Shaljanit, Prokuroria thotë se ai u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër, prej vetëm një jave.
Shaljani thuhet gjithashtu se pagua me rrogë të rregullt nga data 16.09.2025 deri n9 datë 11.11.2025 (data e atentatit në rrerotullimin e Rinasit), pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Tiranë kërkon pezullimin e drejtorit të AMP-së, shtetasit G.S., nën hetim për ‘Shpërdorim detyre’ pasi lejoi punësimin në shkelje të ligjeve të të ndjerit M.Sh.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos caktimi i masës së sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin G.S., Drejtor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Hetimet nisën pas kallëzimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi punësimin në kundërshtim me ligjin pranë kësaj agjencie të shtetasit M.Sh., i cili humbi jetën në rrethrrotullimin e Rinasit, i qëlluar me armë zjarri së bashku me shtetasin G.D.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.Sh., ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur këtij shtetasi ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Ky shtetas kërkoi të punësohej në AMP më 09.09.2025 dhe pranimi i tij më 15.09.2025, nëpërmjet një urdhri, rezulton haptazi në kundërshtim me ligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.532, datë 29.07.2022 “Per Miratimin e Rregullores Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.
Në këto akte ligjore dhe nënligjore përcaktohet qartë se rekrutimi i punonjësve të AMP-së bëhet nëpërmjet konkurimit, shpalljes së vendeve vakante, krijimit të komisioneve përkatëse, testimit, verifikimit përfundimtar për kualifikimin/skualifikimin e aplikantëve deri në përpilimin e kontratës, urdhrin e emërimit në detyrë dhe periudhën e provës.
Drejtori i Drejtorisë Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, shtetasi G.S., shprehet se procedura e ndjekur për rekrutimin e shtetasit M.Sh., nuk është ligjore dhe se ai në këtë proces ka nënshkruar miratimin vetëm për anën formale të akteve dhe jo në përmbajtje. Ndërkohë që ky shtetas ka kërkuar që ky urdhër të bëhej shpejt me motivacionin ‘pranohet me kontratë të përkohshme dhe për nevoja emergjente”.
Ky shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Ai ka anashkaluar ligjin organik Nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore” e miratuar me VKM Nr.532, datë 29.07.2022, ku janë përcaktuar qartë fazat e vlerësimit të kandidaturës M. Sh., nga testimet, verifikimet përfundimtare, vlerësimi i dokumentacionit të dorëzuar nga aplikanti (asnjë prej këtyre fazave nuk është aplikuar) deri në nënshkrimin e Urdhërit të punësimit, i cili në përmbajtje të tij ka motivimin “për nevoja emergjente”.
Shtetasi M.Sh. u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër (nga data 09.09.2025 kur eshte paraqitur zyrtarisht kërkesa deri më datë 16.09.2025, që i janë lidhur marëdhëniet financiare, në total 4 ditë pune, që tregon se nuk është aplikuar asnjë prej detyrimeve ligjore të shprehura në ligjin dhe rregulloren e AMP-së. U pagua me rrogë të rregullt nga data 16.09.2025 deri ne date 11.11.2025 (data e ngjarjes në rrerotullimin e Rinasit), pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë. /CNA
Sot në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Ju...
Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Vlorë nga sh...
Ministeriali i Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pa...
Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik...
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt K...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironiz...
Këshilli i Mandateve do të mblidhet në 23 shkurt në orën 1...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë n...
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme mes deputetes së P...
Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili,...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, k...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar t...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet seanc...
Aksi rrugor Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar edhe...
Spitalin Rajonal Lushnjë ka reaguar pak minuta më parë lid...
Opozita shqiptare, e kryesuar nga Partia Demokratike, nga ...
Të hënën në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë ...
Reshjet intensive të dëborës dhe rreziku i lartë i ortekëv...
Dy ekipe nga Forcat Speciale RENEA morën pjesë në “SWAT Ch...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...