Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Niko Bllazhde, i vetëshpallur prift me emrin Nikolla Xhufka, i cili ka marrë peng edhe Kishën Ortodokse në Kalanë e Elbasanit, u kap pak ditë më parë me një mashkull.
Të premten e 13 shtatorit, një emision investigativ publikoi mesazhe dhe pamje nga takimi intim mes Nikollë Xhufkës dhe një mashkulli tjetër, ku bisedonin për raporte homoseksuale.
Pas këtij skandali, i vetëshpalluri prift nuk kërkoi falje dhe as nuk u largua nga kisha që ka marrë peng, por është justifikuar herë me deklarata në rrjetet sociale dhe herë me dalje në media. Por ajo që duhet theksuar është se Niko Bllazhde ka dalë me 4 versione të ndryshme.

Një ditë pas publikimit të skandalit, pseudoprifti ngriti akuzat se videoja ishte një sulm nga Rusia, Kisha serbe dhe Kisha greke. Gjithashtu, ai hodhi edhe akuza ndaj Kryepiskopit Anastas Janullatos.
“Përfaqësuesi i Rusisë në OKB më ka cituar mua, si rrëmbyes të kishave në Kosovë, janë ngritur dy padi kundër meje, një në Kosovë, dhe një në Tiranë nga Janullatos. Paralelisht kanë vepruar dhe levat serbogreke, ndaj meje janë ngritur një sërë shantazhesh e montazhesh, nga një televizion gjobaxhinjsh”, tha ndër të tjera Niko Bllazhde.
Brenda së njëjtës dite, më 14 shtator, i vetëshpalluri prift na doli me një tjetër version. Ai ngriti pretendimet se videoja ishte manipulim i bërë me anë të Inteligjencës Artificiale, i paguar nga Fredi Beleri dhe politika greke.
“Në të gjithë këtë histori të këtij kurthi, të këtij manipulimi të Inteligjencës Artificiale dhe të kurthit të ngritur nga Syri Tv, i cili dihet botërisht dhe gjithë Shqipëria e di, dhe të gjithë shqiptarët e dinë që Syri Tv dhe ai emisioni tjetër që është marrë me këto montime, me këto gjëra janë të paguar nga Fredi Beleri, nga politika greke dhe nga qarqe të errëta greke”, deklaroi ai.
Ky pretendim i tij nuk është i vërtetë. Videoja është autentike dhe e ka bërë gazetari Eraldo Harlicaj për një emision investigativ. Por këta kur i kapin me presh shpikin Inteligjencën Artificiale, në fakt ato që bëjnë i kanë origjinale.
Në daljen e tretë, në një studio televizive, i vetëshpalluri prift pretendoi se personin që e provokoi në video ia kishte dërguar biznesmeni Behgjet Pacolli.
“Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shume krenar. Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë”, tha ai.
Mbrëmjen e sotme, në një dalje tjetër televizive, Bllazhde iu rikthye versionin të sulmit nga Kisha ruse dhe Kryepiskopi Janullatos.
“Të gjitha këto janë të paguara nga Anastas Janullatos dhe nga Kisha ruse, që At Nikollën ta nxjerrim gej ose lesbik, ku di unë, At Nikollën ta nxjerrim jashtë loje, që ta turpërojmë, ta bëjmë për një lek dhe ky të largohet, të ikë nga faqja e dheut”, theksoi ai.
Pseudoprifti ka dhënë 4 versione. Fillimisht tha ma kanë bërë Rusia, Serbia e Greqia me Kryepiskopin Janullatos, herë tha është video e porositur nga Beleri, e bërë me Inteligjencë Artificiale, herë tha të infiltruarin ma ka sjellë Behgjet Pacolli, e tani del sërish e na thotë që ia kanë bërë Kisha ruse me Janullatos.
Kjo tregon se Niko Bllazhde është thjesht një palaço publik dhe jo klerik.
Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për mashtrim dhe vjedhjen e institucioneve të kultit.
Ai nuk është prift, por një mashtrues publik i kapur “me presh në dorë”./ CNA
Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në ...
Në 21 qershor të këtij viti, Operatori i Blerjeve të P...
3 ditë më parë, media gjermane “Der Spiegel” publikoi ...
Një skemë mashtrimi me lëshimin e diplomave dhe certif...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot n...
Më datë 13 shtator, disa nga operatorët më të mëdhenj të t...
Prokuroria e Tiranës u ka bërë kërkesë 11 bankave të n...
Disa ditë më parë u hap zyrtarisht gara për regjistrim...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ndal sulmet e...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë sqarime në lidhje...
Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe ...
Ditën e sotme janë zgjedhur përmes shortit 8 anëtarët e ri...
Komisioni për Sigurinë Kombëtare ku ka raportuar Drejtori ...
Në mbledhjen e Komisionit Për sigurinë Kombëtare drejtori ...
Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Depa...
“E meta e Ramës është që është 10 hapa para të gjithëve dh...
Aktivistja dhe avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPA...
Eurodeputeti Fredi Beleri pas lirimit të tij nga burgu...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, pas mble...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...