Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Prokuroria e Posaçme ka kryer një operacion në Vlorë, ku si rezultat është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë, Aurel Zarka, një ish-oficere gjyqësore, si dhe një avokat. Fillimisht dyshohet se janë arrestuar për abuzim në lidhje me një procedim.
Por Aurel Zarka nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Drejt tij ka pasur denoncime të publikuara në emisione investigative për shantazh dhe ryshfet. Aurel Zarka zyrën e shtetit e konsideronte si pronën e tij private.
Zarka e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitet 2003-2004 dhe më pas është shkëputur nga sistemi i drejtësisë për t’u rikthyer në vitin 2012. Në një artikull të publikuar nga CNA rreth 4 vite më parë, ku është zbardhur pasuria e tij në atë kohë, rezultonte me pasuri nga Vlora, Fieri në Tiranë.
Në kohën që është rikthyer në sistemin e drejtësisë ai deklaronte një apartament banimi me sipërfaqe 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro. Gjithashtu ai deklaronte një kontratë sipërmarrjeje në tetor 2012, për të blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Ai deklaronte dhe një automjet tip "Ford" në emër të bashkëshortes, të blerë në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro, të cilin e ka shitur për 4 000 euro në vitin 2014.
Në emër të bashkëshortes ai deklaronte dhe një dyqan me sipërfaqe 63 m2 blerë në vitin 2004 me të ardhurat e prindërve të saj emigracioni në vlerën 100 000 euro. Në vitin 2018, prokurori deklaronte se një apartament të ri banimi me sipërfaqe 83 m2, dhe garazh 23.5 m2, përfituar nga shkëmbimi me apartamenti 78 m2. Ndërkohë që në deklaratat e pasurisë nuk ka të deklaruar një apartament me sipërfaqe 78 m2.
Pastaj si mund të bëhet shkëmbimi i dy pronave me një pronë. Ndër të tjera prokurori deklaronte dhe një llogari bankare që e shton nga viti në vit, që sipas tij është krijuara nga shitja e shtëpisë dhe tokave në Fier dhe shitja e një shtëpie në Tiranë.
Viti 2003
Tokë bujqësore 4 dynym në Fier me vlerë 5 milionë lekë. Shtëpi private në Fier, me vlerë 8 milionë lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si OPGJ prokuror te Krimet e Rënda, 43 700 lekë.
Viti 2004
Shtëpi private në Fier ku ka pjesë 1/3, e hipotekuar me vlerë 25 milionë lekë. Tokë bujqësore 3 000 m2 me pjesë 1/3. Depozitë bankare 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si OPGJ te Krimet e Rënda, 705 252 lekë. Honorare, 50 000 lekë. Të ardhura nga interesa bankare, 98 000 lekë.
Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Apartament banimi me sipërfaqe 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro. Kontratë sipërmarrjeje në tetor 2012, për të blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Paguar 79 000 euro. Automjet tip "Ford" në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro. Dyqan me sipërfaqe 63 m2 blerë në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me të ardhurat e prindërve të saj dhe emigracioni në vlerën 100 000 euro. Llogari bankare me vlerë, 7 500 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si OPGJ, në Prokurorinë e Tiranës, 630 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si financiere në "DigitAlb", 90 000 lekë. Të ardhura të bashkëshortes në kompaninë Boga, 750 euro.
Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Apartament banimi me sipërfaqe 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro. Kontratë sipërmarrjeje në tetor 2012, për të blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Paguar 79 000 euro. Automjet tip "Ford" në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro. Dyqan me sipërfaqe 63 m2 blerë në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me të ardhurat e prindërve të saj dhe emigracioni në vlerën 100 000 euro.
Llogari bankare me vlerë 7 500 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 401 361 lekë. Të ardhura të bashkëshortes si financiere në "DigitAlb", 540 000 lekë. Kredi 630 000 lekë.
Viti 2013
Apartament banimi me sipërfaqe 84 m2, në Vlorë, blerë në vitin 2007 me vlerë 29 400 euro. Kontratë sipërmarrjeje në tetor 2012, për të blerë një apartament me sipëefaqe 120 m2, me vlerë 84 000 euro. Paguar 79 000 euro. Automjet tip "Ford" në vitin 2012 me vlerë 3 500 euro. Dyqan me sipërfaqe 63 m2 blerë në vitin 2004 në emër të bashkëshortes me të ardhurat e prindërve të saj dhe emigracioni në vlerën 100 000 euro.
Llogari bankare me vlerë, 8 175 000 lekë. Automjeti "BMV" 320 D me vlerë 100 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 841 448 lekë. Të ardhura të bashkëshortes si financiere në "DigitAlb", 850 000 lekë. Kursime, 600 000 lekë.
Viti i 2014
Shitje e automjetit "Ford" të blerë në vitin 2012 në emër të bashkëshortes, 4000 euro. Llogari bankare krijuar nga shitja e tokave dhe një shtëpi në Fier, si dhe një shtëpi në Tiranë, 8 400 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 043 568 lekë. Të ardhura të bashkëshortes si financiere në "DigitAlb", 453 107 lekë. Kursime, 400 000 lekë.
Viti 2015
Llogari bankare krijuar nga shitja e tokave dhe një shtëpi në Fier, si dhe një shtëpi në Tiranë, 8 500 000 lekë. Paguar apartament me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 84 000 euro, blerë në tetor 2012. Automjeti "BMV" 320 D me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 069 270 lekë. Kursime, 100 000 lekë.
Viti 2016
Llogari bankare krijuar nga shitja e tokave dhe një shtëpi në Fier, si dhe një shtëpi në Tiranë, 9 106 000 lekë. Pakësim pasurie, 35 000 euro kthyer shtetasit Lulzim Elezi. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 055 016 lekë. Kursime, 100 000 lekë. Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Tiranë, 39 309 lekë.
Viti 2017
Llogari bankare krijuar nga shitja e tokave dhe një shtëpi në Fier, si dhe një shtëpi në Tiranë, 9 457 000 lekë. Llogari bankare 286 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 026 347 lekë.
Bashkëshortja ka blerë "Peugeot", 500 000 lekë. Pakësuar llogaria e bashkëshortes me 400 000 lekë. Depozitë bankare e bashkëshortes me të ardhura nga qiraja e dyqanit, 833 404 lekë. Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Tiranë, 722 936 lekë.
Viti 2018
Llogari bankare krijuar nga shitja e tokave dhe një shtëpi në Fier, si dhe një shtëpi në Tiranë, 9 859 000 lekë. Llogari bankare 476 428 lekë. Apartament banimi me sipërfaqe 83 m2, dhe garazh 23.5 m2 nga shkëmbimi me apartament 78 m2. Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Prokurorinë e Vlorës, 1 110 401 lekë. Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 595 830 lekë. Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Tiranë, 379 790 lekë. Të ardhura të bashkëshortes nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Financave, 771 846 lekë./CNA.al
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ka një mënyrë për të të larguar dhe për të të dhënë nj...
Është shtyrë seanca e posaçme që do të mbahej pasditen e s...
Prokuroria e Posaçme ka kryer një operacion në Vlorë, ku ë...
Grupi i PS-së po zhvillon mbledhje në Kryesinë e Kuven...
Kush nuk do të dëshironte të përmirësonte cilësinë e j...
Ditën e sotme në orën 08:30 grupi parlamentar i PS-së ...
Ditën e sotme do të mbahet një seancë në Kuvend që do ...
Sot u mblodh Kongresi i Partisë Socialiste dhe kryemin...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për ndryshimet që b...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar ndryshimet në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha mbrëmjen e sotme në tubimin ...
Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të z...
Sot kryeministri Edi Rama ka komunikuar ndryshimet në ...
Ditën e sotme gjatë kongresit të PS-së, kryeministri E...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar pas deklaratave të ...
Pas Kongresit të PS, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ...
Aletatët politik të kryebashkiakut Erion Veliaj janë d...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka zbul...
Pas mbledhjes së Kongresit të PS, delegatët e PS-së po...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...