Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm
Kohëve të fundit gjithmonë e më shumë njerëz janë ndërgjeg...

Partia Demokratike vijon denoncimet. Këtë herë ka denoncuar drejtorin e OSSHE-së, Adriatik Kupin.
Zëdhënësja Genta Vangjeli, ka bërë me dije se ka patru ankesa për Kupin, ku thuhet se pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 Majit ka prokuruar miliona euro fonde publike në kuadër të rikuperimit të parave të përdorura për blerjen e votave.
Më poshtë rendit dhe shkeljet e kyrera nga drejtori i OSSHE-së, Adriatik Kupi.
Deklarata e plotë e PD-së
Adriatik Kupi është Drejtor i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH. Ai është gjithashtu Kryetari i Partisë Socialiste për zonën IBËS, BËRZHITËS, PETRELËS dhe FARKËS.
Në disa raste të mëparshme Partia Demokratike, ka denoncuar Adriatik Kupin për shkelje të dispozitave ligjore të paracaktuara nga Kodi Zgjedhor. Detajet e këtij denoncimi janë pjesë e Librit të Zi të Zgjedhjeve: Farsa Elektorale e 14 majit 2023.
Përve? sa më lart, në adresën tonë, ka mbërritur denoncime lidhur me Adriatik Kupin, në cilësinë e Titullarit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH sh.a.
Ankuesit ngrenë shqetësimin se Adriatik Kupi pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 Majit ka prokuruar miliona euro fonde publike në kuadër të rikuperimit të parave të përdorura për blerjen e votave.
Në tenderat e prokuruara nga institucioni i drejtuar nga Adriatik Kupi konstatohet:
Pjesëmarrje e vetëm 1 oferte në konkurim. Oferta tjetër gjithnjë e paraqitur nga operatori SENKA shpk është gjithmonë bosh, pra ka hyrë në prokurim vetëm me emër, por pa ngarkuar dokumente në sistemin elektronik të prokurimeve. Ky veprim lë dyshime të arsyeshme të përsëritjes në procedura të ndryshme prokurimi, të të njëjtit plan fiktiv të një gjoja konkurrimi me më tepër se 1 pjesëmarrës, në kundërshtim me të paktën Ligjin e Prokurrimeve Publike, neni 2 dhe 3.
Fituesit e shpallur me vlerë të ofertës fituese deri 98% të vlerës limit.
Përsëritja e të njëjtit fitues në procedura të ndryshme prokurimi, veprim që prezumon paracaktimin e fituesit prej fillimit.
Shkelje e legjislacionit shqiptar në fuqi për ndërtimin, prokurimin dhe dokumentat e tenderit për mospërmbushje të kapacitetit Teknik nga fituesi i përsëritur LA OR shpk në kontrata paralele.
Shkelje e legjislacionit shqiptar në fuqi për ndërtimin, prokurimin dhe dokumentat e tenderit për mospërmbushje të kapacitetit Teknik nga fituesi i përsëritur ACI engineering shpk në kontrata paralele.
DT të hartuara nga APP në shtojcën 8 pika “D” kërkojnë nënshkrimin nga ofertuesit të Deklaratës mbi Mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata të tjera. Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë, jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por edhe për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet.
Shkelje e VKM nr. 42 e 16 janarit 2008, kreu III pika2/b : b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik me vlerë të përbashkët ose të veçantë që tejkalon vlerën e kategorisë që mban subjekti sipas lidhjes
Të paktën 15 miliard lekë fonde publike ka prokuruar Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sha, drejtuar nga Adriatik Kupi duke krijuar shpenzim pa efikasitet të fondeve publike për kontrata paralele të ndaluara nga ligji.
Operatorët e shpallur fitues nga Drejtoria e Adriatik Kupit për prokurime të ndryshme në kohë paralele janë:
1.LA – OR shpk për të paktën këto kontrata të ndryshme:
Ndërtimi i linjës së dërgimit Depo Lis, Burrel me Ujësjellësin Mat
Ndërtimi i linjës së re Fier – Hoxharë si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri Hoxharë.
“Rikonstruksion i N.stacionit Lezhë nga 110/10 kV në 110/20/10 kV” me Drejtoria e Tensionit të Lartë, OSSH
“Rikonstruksion dhe fuqizimi i N.Stacionit ?orovodë e Re
Operator tjetër i shpallur fitues për kontrata paralele ACI ENGINEERING shpk për të paktën këto 3 kontrata të ndryshme:
Fuqizimi i N/Stacionit Zogu i Zi me Drejtorinë e Tensionit të Lartë.
Ndërtimi i nënstacioni të ri Velipojë me Drejtorinë e Tensionit të Lartë.
F.V dhe Instalim te sistemit te Matjes Inteligjente ne Kabinat Elektrike te OSSH.
Adriatik Kupi, në rresht dhe nën shembullin e eprorëve të tij, të cilët nga ana e tyre ndjekin shembullin e Edi Ramës, nuk kapen nga radarët e SPAK.
Prokuroria e Posacme është e zënë me persekutimin politik të opozitës nëpërmejt dosjesh pa fakte dhe dyshimesh që nuk bëhen dot akuza.
Edi Rama i ka ndarë shqiptarët në vegla dhe në armiq. Veglat vjedhin për të dhe për mbajtjen e pushtetit ndërsa armiqve u lëshohet SPAKU.
Kohëve të fundit gjithmonë e më shumë njerëz janë ndërgjeg...
Nesër ndërrohet ora. Në orën 03:00 të 29 nëntorit, akr...
Marjana Koçeku, sipërmarrësen e re që drejton Agroturizmin...
26-vjeçarja nga Vlora, e cila është viktimë e një abuzimi ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Lulzim Basha nuk është aspak origjinal apo spontan, madje ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku një ditë më parë dha...
“Petriti” i Lulzim Bashës, Roland Bejko, thotë se PD e...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se...
Gazetari, Ferdinand Dervishi tha se në Policinë e shte...
Historiani, Neritan Ceka ka folur lidhur me akuzat që ...
Papa Françesku ka pritur në Vatikan një përfaqësi të i...
Pas dorëheqjes së Jeta Dedës nga detyra si drejtoreshë e A...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka treg...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lid...
Gazetari Telnis Skuqi ka rrëfyer rastin e tij me avokaten ...
Gazetari, Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me qëndri...
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar “zhdukjen” e kreut t...
Jeta Deda ka reaguar për herë të parë pasi u dorëhoq nga d...
Në dosjen e SPAK ka një element të rëndësishëm të hetimit,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...