
Mijëra shqiptarë kanë vuajtur me orë dhe ditë të tëra pritje në kufirin grek, torturë në doganat greke.
Kujtojmë në vitet e shkuara, por edhe tani së fundmi gjatë flukseve të lëvizjes së qytetarëve, pa doganierë, lëvizje të ngadalta, Policia Kufitare e Greqisë, pengonte emigrantët dhe krijoheshin radhë kilometrike. Pra njerëz që vuanin e thuajse torturoheshin në rrugë.
Tashmë këtë torturë që dikur e bënte polica greke për emigrantët apo për turistët që kalonin në të dyja anët e kufirit, e bën Policia Rrugore e Shqipërisë.Një dështim spektakolar i drejtuesve të policisë të qarkut të Elbasanit, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore, Altin Qato.
Prej disa ditësh aksi rrugor Tiranë-Elbasan është kthyer në një torturë për mjetet që lëvizin, pretendohet që kalohet nga një autostradë, por kur afrohesh te hyrja e Elbasanit, krijohen radhë kilometrike. Kështu ka ndodhur gjatë këtyre fundjavave, për Krishtlindje, por edhe tani për festën e Vitit të Ri.
Duket se Altin Qato qëndron në zyrë, merr edhe rrogën e tij të majme dhe bën sehir mijëra dhe mijëra mjete dhe qytetarë shqiptarë që vuajnë trafikun e rënduar nga keqmenaxhimi, apo nga braktisja e keqmenaxhimit nga policia rrugore.
Në një rrethrrotullim ku një polic ka ndonjë makinë për t’i vënë ndonjë gjobë apo për t’i marrë ndonjë lekë dhe mijëra mjete që rrinë të bllokuara sepse nuk menaxhohen nga Policia Rrugore, edhe pse janë të gjitha mundësitë që në rrugën e Metalurgjikut, apo në rrugën e vjetër të Zaranikës të krijohet shpërndarja e mjeteve dhe lëvizja më e madhe e trafikut që njerëzit të mos vuajnë me orë të tëra me fëmijë të vegjël që torturohen nga një Polici Rrugore kriminale, e korruptuar, që ka braktisur qytetarët dhe u shërben xhepave dhe qejfeve të saj.
Në vend që policët të qëndrojnë dhe të menaxhojnë trafikun në një aks rrugor të vështirë, në vend që mjetet e policisë të jenë në krye të trafikut dhe ta udhëheqin trafikun, motorët e policisë gjithashtu, siç ndodh kudo në vendet e rajonit, Policia Rrugore del jashtë funksionit.
Altin Qato qëndron në zyrë, shijon luksin e një drejtori policie dhe trupërisht mijëra qytetarë vuajnë papërgjegjshmërinë e Qatos dhe qafirëve të tjerë të Policisë Rrugore, që mendjen e kanë për të mbushur xhepat, për t'u futur nën hije dhe klube dhe jo për të menaxhuar dhe shërbyer qytetarëve në këto ditë festash.
Është kjo Polici Rrugore, e cila tashmë qartësisht është kthyer në torturuese e shqiptarëve që duan të lëvizin për festat e fundvitit, më keq sesa policët e doganës greke ku mbyllin kufirin për emigrantët shqiptarë.
Këtë herë kufirin shqiptarëve, brenda Shqipërisë, ua ka mbyllur Policia Rrugore me në krye Altin Qaton./CNA
Një polic i vetëm është lënë për të drejtuar trafikun kaot...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte ...
Të gjithë qytetarët rekomandohen që të shmangin lëvizjet d...
Torturë për qytetarët në hyrje të qytetit të Elbasanit, në...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fot...
Detaje të reja kanë dalë nga hetime për ish-ministrin ...
Gjergj Luca është një allishverish më vete. Me të qes...
Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e avokatëve të k...
Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në deklaratë p...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë paraqit...
Në foton më sipër është shqiptari Klodian Saliaj autor...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencë me gazetarët,...
Marsida Xhaferllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ë...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit p...
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i policisë ""Kriptoni...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar më dat...
Fedarata Shqiptare e Futbollit do të marrë 200 milionë...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastruk...
Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë këtë të pr...
Ndryshe nga të gjitha sondazhet “online”, në redaksinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...