SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Gjergj Luca është një allishverish më vete.
Me të qeshurën e tij që oshëtin si britmë, duke shfrytëzuar hapësirën e çmendurisë së rrjeteve sociale, ka mundur të jetë një fenomen social, ndryshe nga çdo biznesmen tjetër.

Me sarkazmën e tij, Gjergj Luca, i është përgjigjur Sali Berishës nga “prokuroria” e Fish City në Elbasan, apo aty afër ka ndërtuar “Tymin e Likes”.
Është krenar për punën e tij dhe pasionin e filluar si një peshkatar, që edhe sot tërheq dhe e shohim në video duke u zhytur dhe quajtur ton, në një nga fermat e tij të prodhimit të peshkut.
E shikon mes gazetarëve, e shikon nëpër fshatra, në krah të Hoxhës, duke qeshur me priftin, duke festuar dhe kënduar me qindra gra që ai ka punësuar. Shpeshherë shfaqet në rrjetet sociale i revoltuar me padrejtësitë e politikës, drejtësisë dhe sistemit.
Me vizionin e tij ka mundur të lulëzojë “rrënoja” dhe t’u japë jetë zonave që po shpopulloheshin. Jeta e tij është një histori për t’u rrëfyer, me ulje dhe ngritje. Luca është biznesmeni që ngre qytete në rrënojat e komunizmit.

Një ndryshim rrënjësor bëri në Elbasanin, me “Fish City”. Qyteti që u krijua aty ku sundonte asgjëja. Ai mundi të realizonte ëndrrën, e cila hodhi shtat mbi gërmadhat e vjetra të komunizmit.

Në 53 mijë metra katrorë tokë ndërtoi atë që duhet “Qyteti i Peshkut”, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Elbasanit, rrëzë një kodre, pikërisht në Labinot-Fushë. Çfarë deti jep me bujari, e shoqëruar kjo me duar të përkushtuara dhe ide novatore në veprim, e shndërrojnë këtë qytet si epiqendra e mrekullisë së punës.
Si njeri ambicioz që është, këtë ide sipërmarrësi Luca e vazhdoi edhe në Maliq.
Në zonën e ish-kombinatit ka bërë një investim të jashtëzakonshëm me ngritjen e një qyteti tjetër Rozafa. Një mundësi e artë punësimi për banorët e zonës, dhe një vend relaksi për turistët apo qytetarët që vizitojnë juglindjen. Nuk duhet të mënjanojmë në asnjë moment ushqimin e freskët të ujërave shqiptare që serviret me plot dashuri për klientët.
Luca nuk ndalet asnjëherë... Sipërmarrësi ka premtuar se do të ndërtojë një Fish City tjetër për shqiptarët, por këtë herë në Fier. Sigurisht, ka për të na befasuar me këtë investim të ri, dhe jo pak njerëz janë kuriozë.
Pra, Luca nga zona e Dukagjinit në veri, është një ditë në tunel edhe për ata që të ardhmen nuk e kishin menduar në Shqipëri. Kjo pasi, biznesmeni shqiptar me diplomë aktori Gjergj Luca, ka mundur të rikthejë punën në provincë. Nuk janë të pakta, as restorantet që ai hap, të cilat pëlqehen masivisht nga qytetarët.
I fundit i hapur në kryeqytet është edhe Alishverishi, një ambient krejt ndryshe. Aty gjen gazetarë dhe politikanë, karikatura dhe foto kopertinash të revistave, të cilat të shoqërojnë gjatë frekuentimit të këtij ambienti, një restorant i ri, i pasur ndër të tjerë, ku më historiku është Rozafa te 9-katëshet.
Një vend ku menyja e detit në restorantin "Allishverish" shoqërohet me karikatura, foto, piktura dhe imazhe, të cilat krijojnë një muze humori dhe të vërtetash, që mund të krijojë dhe ta sjellë vetëm Gjergj Luca, “i çmenduri i madh”, që me britmat e tij të forta sjell mesazhe sa sociale aq dhe politike, ironi dhe kundërpërgjigje, që do ta gjeni në çdo cep të Allishverishit.

Ky restorant është një vepër arti e realizuar nga Gjergj Luca, një oaz qetësie ku britmat e peshkatarit Gjergj kthehen në melodinë e valëve të detit.

E shpallin modestisht si biznesmenin e vitit.
Ai është biznesmeni më unik në vend. Shfaqet në publik me një profil shumë ndryshe nga biznesmenët e tjerë në vend, pa komplekse e shikon në Elbasan, Maliq, në Tiranë, në dyert e gjykatës, duke udhëtuar me anije e duke gjuajtur peshk, e duke denoncuar pa ndalim, padrejtësitë me të cilat përballet çdo ditë. Një fenomen i rrjeteve sociale, Luca është krejt ndryshe.
Është karizmatik, i qeshur, i thjeshtë, nuk ngurron të merret pak edhe me politikë, apo të reagojë për çështje që bëjnë bujë në opinion.
Djali i aktorit të madh Ndrek Luca, nuk i ndan as thumbat ndaj politikanëve, satirën, apo edhe thirrjet ndaj tyre. Flet troç, e shpesh bën paralelizma edhe me komunizmin.
Pra në tërësi është i zhurmshëm dhe sa herë shfaqet në rrjetet e tij sociale bën lajm, bëhet viral, madje thyen edhe rekorde shikueshmërie. Sigurisht për origjinalitetin që ai tregon duke përfaqësuar veten dhe duke mbrojtur me vendosmëri qëndrimet dhe idetë e tij.

Të veçantë si personazh e bëjnë edhe deklaratat spontane, apo fjalime me shpirt e pasion, ku nuk mungon as ngritja e zërit. Njeri me zemër të madhe, shpirt artisti dhe punëtor i palodhur.
Sulmon publikisht padrejtësitë, e madje nuk mungojnë kritikat ndaj medias, apo përballja me drejtësinë.
Nga goja e tij dalin edhe plot mesazhe për të rinjtë, për punën dhe suksesin.

Këtë e tregon duke veshur çizmet e peshkatarit e del të peshkojë në det, natën e ditë, në të ftohtë si dhe duke punuar me ata që i quan më të mirët, punëtorët, bashkëpunëtorët me të cilët ka ngritur perandorinë Rozafa.
Na fal Gjergj Luca, se je jo vetëm biznesmeni i vitit, por edhe një kuadro gjithmonë edhe në rritje i shoqatës së kontribuuesve intelektualë, një reformator avangard që i duhesh partisë së popullit dhe më gjerë.
Gëzuar 2024 dhe qofsh gjithmonë edhe më “i çmendur” se deri më sot!/CNA
Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e avokatëve të k...
Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në deklaratë p...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë paraqit...
Në foton më sipër është shqiptari Klodian Saliaj autor...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencë me gazetarët,...
Marsida Xhaferllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ë...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit p...
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i policisë ""Kriptoni...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar më dat...
Fedarata Shqiptare e Futbollit do të marrë 200 milionë...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastruk...
Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë këtë të pr...
Ndryshe nga të gjitha sondazhet “online”, në redaksinë...
Avokatja Ardiana Kalaja ka reaguar pas festës së bërë ...
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me kontrollet që B...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës p...
Policia e Dibrës ka proceduar penalisht dy persona, të...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një ko...
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në konferencë...
Detaje të tjera janë zbardhur për kontrollet që Byroja...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...