
CNA ka siguruar sot një tjetër dokument, ku tregohen të gjitha detajet teknike se ish-presidenti Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, me synim që të përgjonte shokun e tij të fakultetit, Filip Talon. E gjithë ngjarja ishte inskenuar që të realizohej në një restorant në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Pak ditë më parë, CNA publikoi dokumentin ku tregoi se shtetasi Ilir Metaj figuronte në një dokument, i cili tregonte se ai do të bashkëpunonte me ish-Sigurimin e Shtetit për të përgjuar një shokun e tij. Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ish-presidenti, 50 lekëshin pretendohet se duhet ta përdorte për të paguar darkën në restorant, në të cilin ishin bërë gati edhe të gjitha pajisjet e përgjimit, nëpërmjet të cilave Ilir Metaj do të nxirrte zbuluar shokun e tij. Gjithë veprimet nga ana e Metës erdhën, pasi Filip Talo kishte vendosur të arratisej drejt Greqisë dhe këtë informacion e ndau në mirëbesim me shokun e ngushtë.
Në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga CNA, është e detajuar edhe gjithë skema e përgjimit, nga mikrofonat, kabllot, instalimet për përgjigjet audio.
“Kopjimi dhe përdorimi i çelësave të tyre në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me miratim të ministrit të Punëve të Brendshme. 20. Sektori i Teknikës Operative, në qendër mban këto evidenca: -Regjistrin e objekteve ku janë instaluar mjetet e teknikës Operative Stacionare (sipas modelit të bashkëngjitur). -Regjistrin e veprimeve të kryera me teknikë aktive dhe të dorëzimit të informacioneve (sipas modelit bashkëngjitur). - Fashikujt me dokumentet e instalimeve stacionare, të cilat duhet të përmbajnë vendimin për vendosjen e një skice të saktë të instalimit, fletën e kontrollit mujor për monitorimin për vendosjen në banesat ku ka instalime të teknikave aktive të një objekti tjetër, raportin e miratuar për instalimin, planin e masave për ruajtjen e instalimit dhe punimet e ndryshme eventuale etj. - Fashikullin e skicave të instalimeve stacionare, të cilat janë çmontuar vetëm mikrofonat, ndërsa kabllot në banesë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Ilir Metaj do ta çonte shokun e tij, Filip Talo, te një restorant për të konsumuar një darkë, për të kryer një përgjim ndaj tij për arratisjen nga vendi. Këtë e tregojnë pagesat e vëna në dispozicion, si dhe mjetet e vendosura në përdorim për këtë rast.
Ish-presidenti Metaj nuk e ka pranuar faktin që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por ka theksuar se kanë qenë dy Ilir Metaj, megjithëse në dokumentet e deklasifikuara thuhet një politikan i lartë shqiptar.
Ende nuk ka dalë një tjetër autor apo vetë ish-presidenti nuk ka zbardhur asnjëherë të vërtetën deri në fund, duke krijuar dritëhije për një ngjarje që është akuzuese për Metën./CNA
Besart Xhaferri, kreu i FRPD-së, njofton nëpërmjet nj...
Reshjet e dendura gjatë orëve të fundit kanë sjellë di...
Në këtë stinë pranvere, reshjet e dëborës kanë zbardhur Bo...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ndalet me sulmet. ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Fëmija trevjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshërit në Du...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka dërguar një letër...
Mëngjesin e së shtunës, IKMT ka nisur një aksion për s...
Këtë vit, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi dy try...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputeti Edmond Spaho ka shprehur revoltën e tij në lidhje...
Sot opozita, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërcënuar sërish me...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, u shpreh sot ...
Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërthyer në mbledhjen e Ko...
Teksa deputetja Monika Kryemadhi mbante fjalimin e saj në ...
Sot fillon kremtimi zyrtar i Javës së Madhe dhe të Ndritsh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...