
Rreth dy vite më parë u denoncua skandali për politikanin I. M. që kishte qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Gjithçka nisi në korrik të 2022-shit, kur u publikua një kërkesë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ia kishte nisur Kuvendit, ku zbulonte se një politikan i profilit të lartë, me inicialet I.M., ka qenë spiun.
Në media u raportua menjëherë se bëhej fjalë për Ilir Metën. Më pas u zbulua se person që ishte bashkëpunëtor i Sigurimit ishte shtetasi Ilir Metaj.
Kryetari i PL-së, të cilin ne e njohim si Ilir Meta, në fakt në Gjendjen Civile rezulton i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime, kjo e konfirmuar nga drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Sot CNA TV ka siguruar një dokument tjetër që tregon se Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, për një shërbim kryer ndaj kësaj strukture. Dokumenti tregon se Ilir Metaj ka qenë bashkëpunëtor i paguar nga Sigurimi famëkeq i shtetit gjatë diktaturës.
Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-sigurimit të shtetit.

Sipas dokumentit, Metaj është paguar me 50 lekë si shërbëtor e spiun, për realizimin e një përgjimi në një restorant. Dokument që do të publikohet në vijim nga CNA.
Dokumenti i publikuar sot vërteton edhe njëherë shërbimet e Ilir Metaj ose Ilir Meta siç e njohin shqiptarët, ndaj Sigurimit të Shtetit duke spiunuar shokët në Fakultetin e Ekonomikut.
Studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë dhe Ilir Meta shkoi ta spiunonte duke u bërë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe duke u paguar me 50 lekë.
E zeza është në të bardhë dhe dokumenti vërteton gjithçka të raportuar më parë për spiunimin e shokut të Ilir Metës, Filip Talo.
Fakti është vetëm një, Ilir Meta ishte spiun dhe është paguar 50 lekë nga ish-Sigurimi i Shtetit 50 lekë./ CNA
Të premten pritet të zhvillohet protesta e tretë para ...
Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e biznesmeni...
Në fund të vitit 2023, kapaciteti i instaluar për prodhimi...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ilir Meta ka lëshuar mbrëmjen e sotme Blushin e tij, p...
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televiziv...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për gj...
Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar sulmet dhe kërcënimet...
Në vendimin e arsyetuar të zbardhur nga GJKKO ditën e sotm...
Ilir Meta ka lëshuar Blushin e tij për të sulmuar SPAK...
Zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës për Safet Gjicin d...
Kryetari lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka fol...
Asambleja Parlamentare ka miratuar heqjen e Shqipërisë nga...
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme, ka deklar...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Ilir Meta është kthyer në njeriun e memeve për shkak të ve...
Shqipëria do të hapë 3 ambasada të reja në Kenia, Indi dhe...
Gazetari Muharrem Meko ish-drejtor i RTSH-së së Korçës...
Skandale të njëpasnjëshme, largime dhe dorëheqje masive po...
Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me sulme...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...