web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhjetëra arsye pse nuk duhet të punosh me Alfred Pezën në "hallmadhen" RTSH

17 Prill 2024, 17:00, Aktualitet CNA

Dhjetëra arsye pse nuk duhet të punosh me Alfred Pezën në

Skandale të njëpasnjëshme, largime dhe dorëheqje masive po ndodhin në Radio Televizionin Shqiptar.

Nga abuzimet me paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë, nga fluturimet nga puna për qoka dhe teka të Alfred Pezës, RTSH është kthyer në një institucion ku punonjësit trajtohen si skllevër, shfrytëzohen deri në pikën e fundit.

Një nga punonjëset e RTSH-së, përgjegjësja e Sektorit të Montazhit, Denada Sadiku Beqiri është e radhës që detyrohet për shkak të rrethanave, për shkak të shpifjeve dhe mashtrimeve të japë dorëheqjen nga puna.

Punonjësja ka renditur një për një arsyet që e kanë çuar deri në dorëheqjen e menjëhershme nga strofulla e shpifjeve dhe mashtrimeve siç është kthyer RTSH.

Denada Sadiku Beqiri në dorëheqjen e saj thekson se refuzon të punojë me eprorë të paaftë, që nuk kanë as 1 muaj punë në televizion, me ata që ndihen inferior dhe sulmojnë këdo që iu del para.

Në fakt, dorëheqja e saj tregon vetëm një pjesë të asaj që CNA ka denoncuar prej kohësh, që Alfred Peza hedh në rrugë njerëz të aftë, nëna me fëmijë me autizëm që më së shumti kanë nevojë të punojnë.

Alfred Peza e ka kthyer RTSH në një fasoneri, në një institucion ku punonjësit trajtohen si skllevër, ku shiten kolegët pasi favorizohen dhe kanë privilegje.

Dorëheqja e Denadës nuk tregoi gjë tjetër veçse atë që prej kohësh CNA ka bërtitur me të madhe dhe shumë më shumë se kaq.

Letra e dorëheqjes së Denada Sadiku Beqirit

Unë, Denada Sadiku Beqiri, Përgjegjëse e Sektorit të Montazhit, jap dorëheqje të menjëhershme nga puna në RTSh.

E jap këtë dorëheqje e detyruar nga presioni i vazhdueshëm në punë. Nga përballja me shpifje e mashtrime të njëpasnjëshme. Brenda një muaji jam paraqitur dy herë para një komisioni të pavlerë, ku çdo argument që kam dhënë as nuk është dëgjuar e as nuk është marrë parasysh. Ndjehem nën presion, e zhgënjyer dhe e fyer sepse brenda pak ditësh ndaj meje janë marrë dy vendime të padrejta.

Jap dorëheqjen sepse:

1-Refuzoj të punoj me eprorë të paaftë.

2-Refuzoj të punoj me eprorë që nuk kanë as 1 muaj përvojë pune në televizion.

3-Refuzoj të punoj me eprorë që ndjehen inferiorë dhe sulmojnë këdo që mendon ndryshe nga ata.

4-Refuzoj të punoj me eprorë që nuk e shohin televizionin si vend ku bëhet art por si fasoneri.

5-Refuzoj të punoj me eprorë që i shohin vartësit si skllevër por jo si bashkëpunëtorë.

6-Refuzoj të punoj me njerëz që “shesin” kolegët e tyre për ca privilegje më shumë.

7-Refuzoj përkohësisht të punoj në këtë hallemadhen Rtsh, me shpresën se patjetër gjërat do ndryshojnë dhe mund të na kryqëzohen rrugët sërish.

8-Atë ditë kur Rtsh të ndriçojë në ekran dhe jo në korridore të ftohta.

9-Atë ditë kur Rtsh të bëhet e madhe me vepra por jo me fjalë.

10-Refuzoj të eci me “200 në orë” kur drejtimi është tatëpjetë.

Rruga ime është drejt.

DENADA BEQIRI

Përgjegjëse e Sektorit të Montazhit/ CNA

Dhjetëra arsye pse nuk duhet të punosh me Alfred Pezën në

Dhjetëra arsye pse nuk duhet të punosh me Alfred Pezën në





Lajmet e fundit nga