Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Prokurori i Përgjithshën Olsian Çela gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë tha se gjatë vitit 2023 janë dënuar 7254 të pandehur që krahasuar me vitin 2022 përbën ulje 31,22 %.
Ai theksoi se përgjithësisht ka tendencë në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara.
Fjala e Olsian Çelës:
Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55253[1] materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, që përbëjnë një ulje prej 5,2 % në krahasim me vitin 2022, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 6,2 % në krahasim me vitin 2022 dhe 201 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 70 % në krahasim me vitin 2022. Janë mbartur 21011 procedime penale me një ulje prej 3,9 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2022. Është vendosur mosfillimi për 9946 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 22,2 % në krahasim me vitin 2022.
Tek kjo shifër e materialeve të trajtuara përfshihen: procedimet e mbartura; procedimet e reja të regjistruara gjatë vitit 2023 për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal; procedimet e rifilluara gjatë vitit 2023; si dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit 2023 pa procedimet e regjistruara sipas kodit penal ushtarak.
Gjatë vitit 2023 janë përfunduar 23419 çështje që përbën ulje prej 9,41 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2022, prej të cilave: 41,21 % janë dërguar për gjykim, 25,76 % janë pushuar, 30,04 % janë pezulluar dhe 2,99 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
Janë dërguar në gjykatë 9652 çështje me akuzë ndaj 11401 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2022 rezulton një ulje prej 12,13 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 11,87 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë. Raporti ndërmjet çështjeve dërguar në gjykatë dhe çështjeve të pushuara është 61,54 % me 38,46 %.
Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 janë dënuar 7254 të pandehur që krahasuar me vitin 2022 përbën ulje 31,22 % të numrit të pandehurve të dënuar, dhe për 199 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose për 2,67 %.
Siç u paraqit më lart, evidentohet se përgjithësisht ka tendencë në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara. Vlerësojmë se në këtë ulje ka patur ndikim edhe Memorandumi i Bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe udhëzimi mbi zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale dhe trajtimin e referimeve të tjera që dukshëm nuk përmbajnë elementë të ndonjë vepre penale, në bazë të të cilave për vitin 2023 rezultojnë 4588 materiale.
Këto akte nënligjore, ashtu si dhe institutet e reja procedurale, urdhri penal dhe marrëveshja e fajësisë, synojnë të vijnë në ndihmë të prokurorëve për të ulur ngarkesën e panevojshme dhe për të mundësuar zgjidhje të shpejtë ligjore për çështje të një rrezikshmërie më të ulët. Megjithatë, këto institute siç vërehet nga shifrat më sipër, nuk rezultojnë të japin impaktin e duhur./CNA
Hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrës, Vangju...
Kryeprokurori Olsian Çela në raportimin e tij në Këshi...
Prokurori i Përgjithsëm, Olsian Çela gjatë raportimit ...
CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme për dën...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dënuar sulmet dhe kërc...
Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) njof...
Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, po...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Erion Veliaj ose koka e bandës së drejtorëve ‘5D’ duket se...
Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani është shprehur në ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, brenda 24 orëve ka sulmuar dh...
Analisti Armand Shkullaku, ka folur sonte në lidhje skanda...
Qytetarët kanë shprehur përmes komenteve të tyre zemër...
Komisioni i Senatit ka miratuar kandidaturën e ambasad...
Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë në një rresht...
Partia e Lirisë po përçahet. Endrit Braimllari pak më ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur arritje his...
GJKKO ka zbardhur vendimin për kryebashkiakun e zgjedh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj sulmeve dhe...
Konfirmohen përçarjet brenda Partisë së Lirisë. Endrit Br...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...