Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Konfirmohen përçarjet brenda Partisë së Lirisë. Endrit Braimllari ka lëshuar kreun e PL-së, Ilir Meta, duke dhënë dorëheqjen.
Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, Braimllari konfirmon krisjet dhe përplasjet brenda PL-së.
Braimllari shkruan se i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm ka vendosur të jape dorëheqjen nga ky funksion.
Statusi i Endrit Braimllarit
Jap dorëheqjen nga funksioni i Nën Kryetarit të Partisë së Lirisë.
Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.
Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucioni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit.
Gjej rastin të falenderoj gjithësecilin prej jush, çdo themelues dhe bashkëudhëtar të aksionit tonë politik.
Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje.
Teksa shkruaja këtë letër, me erdhi në mendje dita e parë kur nisa angazhimin në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Atë kohë isha një gjimnazist 16 vjeçar plot energji, pasion dhe ëndrra për të ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij të kuptoj që e gjithë sakrifica jonë ka rënë mbi familjen dhe të gjithë ne i detyrohemi shumë asaj për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Puna në këto 19 vite më ka njohur me shumë anëtarë dhe simpatizantë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe tek secili prej tyre kam ndjerë një angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo që na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jonë e përbashkët për ti bërë ballë çdo beteje.
Gjatë 19 viteve kam ushtruar funksione të larta në parti.
Falenderoj kryetarin Ilir Meta për mundësinë e dhënë ndër vite.
Në të gjitha funksionet e mia jam udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, solidaritetit dhe meritokracisë. Kam vlerësuar punën në terren dhe komunikimin e përditshëm si një mundësi për të mbajtur kontaktet me gjithësecilin prej jush dhe për të ndarë sëbashku problemet tona të familjes politike por jo vetëm. Në shumë raste kam qenë ekuilibrues i problemeve tona të brendshme, me bindjen maksimale që në parti duhen të gjithë dhe partia është e të gjithëve.
Ndihem krenar, që si kryetar i forumit Rinor i dhamë jetë një aksioni ku me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë e kthyem LRI-në në organizatën më të fortë rinore në vend dhe më gjerë. Puna jonë me rininë në të gjithë Shqipërinë na afroi më shumë me njëri tjetrin duke u bërë një strukturë solide.
Me kënaqësinë më të madhe them se sot shumë bashkëudhëtarë të forumit rinor vijojnë të japin kontributin e tyre në parti.
Në memorien time, viti 2008 ka qenë dhe do të jetë i paharruar pasi beteja për mbrotjen e Kushtetës ishte e drejtë. Së bashku me mijëra të rinj, na u desh të protestonim për ditë të tëra dhe të shpërndanim derë më derë, kauzën tonë të drejtë.
Viti 2017 për mua dhe për të gjithë ju, na përballi me një sfidë të vështirë, ku një pjesë zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozitën.
U përballëm në një betejë të fortë ekzistenciale për vendin, parlamentarizmin dhe vetë opozitën.
Aty qartazi, u treguan qëndrestarët e vërtetë që nuk panë interesin personal por u udhëhoqën nga interesi i përbashkët për të forcuar partinë në një opozitë të fortë, duke treguar një bosht të fortë të qëndresës opozitare.
Në 6 vite, që kam mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, bashkë me shumë kolegë i dhamë ritëm partisë dhe opozitës duke u bërë një zë i fortë i mbrojtjes së interesit qytetar në Parlament dhe në rrugë. Kemi organizuar me qindra protesta kombëtare dhe lokale. Nuk mund të harroj, mbi 10-tra protesta kombëtare, mbi dy vite protesta tek Unaza e Re, ku çdo ditë unë me disa kolegë u angazhuam personalisht në mbrojtje të banorëve. E paharruar për mua është protesta e banorëve të Kukësit ku me shumë kolegë u zhvendosëm atje në mbrotje të interesit qytetar, protesta në mbrotje të Teatrit Kombëtar ku u kthye në një betejë të vërtetë qytetare.
Nuk mund të harroj orët e panumërta, në komisariate policie, prokurori dhe gjykata në mbështetje të qytetarëve që besuan dhe u bashkuan me kauzën e opozitës dhe për këtë motiv dhunoheshin nga pushteti.
Për këtë përiudhë, dua të falenderoj Monika Kryemadhin e cila në detyrën e kryetares ishte në ballë të këtij aksioni dhe pse në momentet tona më të vështira, duke i dhënë zemër dhe ritëm aksionit tonë opozitarë.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, mora përgjegjësinë e drejtuesit politik për Qarkun Korçë.
Rrethanat politike dhe jo politike e bën të pamundur marrjen e mandatit në këtë qark. Personalisht bëra maksimumin, dhashë të gjithë kontributin dhe eksperiencën time në një fushatë të papreçendent. Isha i pari në betej dhe në denoncimet e përditshme kundër abuzimi me pushtetin. Për mua ekipi është i pari. Sakrifica sublime e atyre që mbështetën LSI-në në qarkun e Korçës meritonte dhe do ta ketë gjithmonë mbështetjen time. Për mua dhe sot ajo fushatë vazhdon të ketë koston e saj, duke u endur dyerve të gjykatave mbi proçese gjyqi pa fund të nisura politikisht kundër meje nga kundërshtarët politik gjatë fushatës. Por unë ndihem krenar edhe sot që besova tek një ekip i ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen.
Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion.
Po bëj unë i pari disa hapa pasë për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin.
Do të vazhdoj me përkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës.
Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin tonë të përbashkët!/ CNA
Deputeti Agron Shehaj ka inkurajuar SPAK të vazhdojë l...
Deputeti Agron Shehaj në një intervistë ekskluzive për...
Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ka nxjerrë zbuluar një...
Ish-presidenti Ilir Meta nuk ndalet së sulmuari hapur ...
Javët e fundit, ish-presidenti Ilir Meta nuk ka ngurru...
Ish-presidenti Ilir Meta, dje, në studion e emisionit ...
CNA ka pyetur qytetarët nëse do të protestojnë ditën e...
Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (Grupi i BEI-t) do...
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve ...
Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ec...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar d...
Ilir Meta e ka përmbyllur intervistën e tij në emisionin O...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ironizuar dekla...
Njësoj si Mirel Mërtiri dhe Erion Veliaj që sulmuan Klodia...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës së tij mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama ka folur për pritjen që iu bë në...
Kryebashkiaku Erion Veliaj tenton që me propagandën të...
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tir...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...