Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këtë vit, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi dy tryeza që kishin në thelb matjen e audiencës. Në një reagim për “Monitor”, ky institucion nënvizon se roli i tij është vetëm nxitës dhe se tashmë janë hedhur themelet që procesi të avancojë me palët e tjera të tregut.
Më poshtë reagimi i plotë i AMA-s mbi procesin dhe ecurinë e tij hap pas hapi.
“Mbi procesin e Matjes së Audiencës sa i takon rolit të AMA-s është e rëndësishme të theksohet se:
1- AMA në proces ka rol nxitës. Në propozimet për ndryshime në ligjin 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar – aktualisht në fazë konsultimi publik – është përfshirë koncepti i Matjes së Audiencës.
2- Gjithashtu: Nevoja për realizimin e Matjes së Audiencës është theksuar edhe në raportin e fundit të Progresit për Shqipërinë, të Bashkimit Europian, për vitin 2023, ku theksohet se një nga çështjet shqetësuese, për sa i përket lirisë së medias në vend, është përqendrimi i tregut dhe audiencës, si dhe mungesa e transparencës së financimit të medias.
Në këtë kuadër, është detyrë e Shqipërisë, angazhimi për kryerjen e procesit të Matjes së Audiencës.
Ndërkohë, pas procesit screening të Tetorit dhe sipas Udhërrëfyesit të Shtetit të së Drejtës 2024-2030, dokument i politikës shtetërore të Shqipërisë, i miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave në në Dhjetor 2023, për AMA-n është lënë detyrë adresimi i çështjes së përqendrimit të tregut mediatik, rritjes së transparencës, rregullimit të aspekteve të pronësisë së medias dhe shtrirjes së audiencës.
Sipas Udhërrëfyesit, angazhimi i AMA-s, si autoritet rregullator, është fillimi i procesit të matjes së audiencës duke ndihmuar operatorët që prodhojnë përmbajtje apo programe audio dhe audiovizive, në sigurimin e një procesi transparent. Këtë AMA do ta bëjë duke kontribuar në metodologjinë dhe planin për të ngritur dhe për të zbatuar sistemin që e realizon këtë proces.
Dy tryeza me palët e tregut
Në këtë kuadër, më 15 Janar, AMA organizoi Tryezën e Parë me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e këtij procesi”.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë drejtues të operatorëve që prodhojnë përmbajtje apo programe audiovizive dhe të agjencive të reklamave që operojnë në treg, në këtë takim u shtrua nevoja e nisjes së procesit të matjes së audiencës, si një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e tregut audiovizv në vend.
Gjatë takimit, AMA ka prezantuar për të pranishmit dy modele të matjes së audiencës, të realizuara në vendet fqinjë dhe afër me Shqipërinë, nga pikëpamja gjeografike, por edhe me realitete të ngjashme ekonomiko-sociale, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Maqedonia e Veriut i kreu ndryshimet e nevojshme ligjore, në funksion të matjes së audiencës, në vitin 2014.
Kroacia e nisi matjen e audiencës në vitin 2019. Në të dyja rastet nga procesi i konsultimit, ka rezultuar se mënyra më e mirë për të organizuar procesin e matjes së audiencës ishte formimi i Komitetit të Përbashkët të Industrisë, i cili përcakton nivelin e administrimit të burimeve të financimit prej OSHMA-ve pjesëmarrëse, si dhe zbatimin e metodologjisë së standardizuar të matjes dhe vlerësimit, me qëllim sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies.
Sigurimi i shërbimit për matjen e audiencës në këto vende ka rezultuar me përmirësime të dukshme në cilësi, zgjerimin e panelit për matjen e shikueshmërisë (TAM) nga 810 në 1000 familje, integrimin e zgjidhjeve të reja teknologjike, si dhe vendosjen dhe respektimin e standardeve më të larta të performancës, të miratuara në mënyrë të përbashkët nga Komitetet e Përbashkëta të Industrisë.
Më tej, takimi ka vazhduar me diskutime mbi mundësitë e realizimit të procesit të matjes së audiencës dhe në fund u ra dakord krijimi, si fillim, i një grupi pune, anëtarë të të cilit do të jenë të gjithë operatorët audiovizivë dhe agjencitë e reklamave të pranishëm në takim, si paraprijës i Komitetit të Përbashkët të Industrisë.
AMA në këtë proces do të ketë rol koordinues dhe në takimin e radhës do të sjellë modele të marra nga vendet e tjera të Rajonit, në mënyrë që operatorët të mund të zgjedhin modelin më të mirë dhe më të përshtatshëm për ta, për të vazhduar më tej me modalitetet e realizimit të matjes së audiencës.
Më 31 Janar, AMA organizoi Tryezën e dytë, ku prezantoi praktika të tjera të marra nga Bullgaria, Austria, Spanja, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Pas diskutimesh për metodologjinë që do të zbatohet për procesin e Matjes së Audiencës, palët kanë rënë dakord për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Industrisë, si një ent organizator e vendimmarrës i procesit të matjes së audiencës.
Ngritja e Komitetit të Përbashkët
Formula e pranuar për këtë Komitet është me 9 anëtarë, ku bëjnë pjesë:
– përfaqësues të 3 televizioneve private me licencë kombëtare
– përfaqësues të 3 televizioneve rajonale
– Televizioni Publik
– 2 anëtarë nga shoqata e agjencive të reklamave.
U ra dakord që, Formula e pranuar gjerësisht do të zbatohet pas kohës së kërkuar nga përfaqësuesit e televizioneve rajonale e lokale, për të studiuar shembujt e marrë nga vendet e rajonit dhe pasi të vendosin mes tyre për mënyrën e përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.
Në cilësinë e autoritetit rregullator të pavarur, AMA me të njëjtin rol, si nxitës i procesit, organizoi edhe Tryezën e tretë, kësaj here me pjesëmarrjen vetëm të përfaqësuesve të televizioneve rajonale e lokale për të diskutuar mbi procesin e përzgjedhjes së 3 përfaqësuesve të tyre në Komitetin e Përbashkët të Industrisë (KPI).
Në fund, palët kanë votuar dhe kanë rënë dakord për formulën që do të përdoret për përzgjedhjen, e cila do të bazohet në këto kritere:
– Rotacion vjetor, i përcaktuar nga rezultatet që do të dalin nga matja e audiencës
– Numri i punonjësve të siguruar dhe vlera e sigurimeve shoqërore e dy viteve të fundit.
Nga këto të dhëna dalin edhe 3 përfaqësuesit e televizioneve lokale dhe rajonale në KPI. Vlerësimi i shikueshmërisë është tregues i sasisë dhe përbërjes së audiencës për programet televizive.
Me këtë informacion, OSHMA-të mund të rregullojnë përmbajtjen e programeve të tyre dhe oraret e transmetimit, në përgjigje të reagimit të audiencës.
Realizimi i matjes së audiencës është domosdoshmëri për realitetin e tregut audioviziv shqiptar, si një instrument i rëndësishëm për identifikimin e shtrirjes së ndikimit mediatik të OSHMA-ve në publikun e gjerë, për forcimin e transparencës në tregun audioviziv, rritjen e shumëllojshmërisë së shërbimeve audiovizive etj./Monitor
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputeti Edmond Spaho ka shprehur revoltën e tij në lidhje...
Sot opozita, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërcënuar sërish me...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, u shpreh sot ...
Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërthyer në mbledhjen e Ko...
Teksa deputetja Monika Kryemadhi mbante fjalimin e saj në ...
Sot fillon kremtimi zyrtar i Javës së Madhe dhe të Ndritsh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Erion Veliaj ka vënë në lëvizje të gjithë patronazhistët p...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po bën terror...
Pas skandalit dhe korrupsionit me “5D”, ish-ministri, ...
Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar për protestën e...
SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula ng...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të mbledhë ditë...
Në një reagim të bërë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë...
Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të gjit...
Ambasada Amerikane në Tiranë dënon aktet e dhunës gjat...
Spiunët e kryebashkiakut Erion Veliaj ishin të pranish...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...