Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes gjyqtares Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.
SPAK ka përfunduar hetimet, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policisë së Shtetit dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 të pandehur të tjerë, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.
Por, kush është Nuredin Dumani dhe cilat janë disa nga krimet që ka kryer?
I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u shndërrua në një sipërmarrës të vrasjeve me pagesë.
Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.
Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.
Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013. Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.
Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.
Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.
Më herët, Dumani ka qenë i skeduar edhe për trafikimin e një vajze në Francë për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar për vjedhje.
Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017./CNA
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të mbledhë ditë...
Në një reagim të bërë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë...
Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të gjit...
Ambasada Amerikane në Tiranë dënon aktet e dhunës gjat...
Spiunët e kryebashkiakut Erion Veliaj ishin të pranish...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk kishte gu...
Afro dy orë ka zgjatur protesta e tretë para Bashkisë ...
Protestat kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj n...
Vijon protesta para Bashkisë Tiranë. Qytetarët shfaqen...
Anëtarët opozitarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës nu...
Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës nuk janë lej...
Situata në protestën para Bashkisë së Tiranës është tensio...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë në aksion...
Tensionohet situata para Bashkisë së Tiranës. Qytetar...
Qindra qytetarë po zhvillojnë sot një protestë përpara bas...
Protestuesit e mbledhur para Bashkisë së Tiranës kanë hedh...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj është sot i pranishëm...
Nis protesta para Bashkisë së Tiranës. Qindra qytetarë...
Analisti Neritan Sejamini ka kërkuar shkrirjen e Bashk...
Gazetarja Ola Xama në emisionin "Të Paekspozuarit" në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...