Ankimimi i qeverisë për Ballukun/ Kushtetuesja e kalon në seancë plenare
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e qev...

Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimin në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%.
Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme.
Referuar të dhënave të raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme, për muajt janar-gusht 2025 është shënuar niveli më i lartë i Veprës penale “Pastrimi i parave (N.287)” me 311 raste të referuara nga institucionet.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës, numri i rasteve të referuar është rritur me 38 vepra apo rreth 14% më shumë. Ky është numri më i lartë i rasteve të referuara për hetim nga institucionet në 5 vitet e fundit.
Por pavarësisht rritjes së rasteve të referuara, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se vlera e parave të sekuestruara për këtë vepër penale është ulur ndjeshëm.
Për muajt janar-gusht 2025 sekuestrimit kanë qenë në vlerë 9,4 mln euro, kundrejt 53.9 mln euro që u sekuestruan në të njëjtën periudhë të 2024-s. Për periudhën janar-gusht 2025 sekuestrimit në vlerë janë ulur rreth 82%.
Për periudhat janar-gusht të viteve 2021-2025, sekuestrimet për veprat penale të kategorisë ‘Pastrimi i Parave (N.287), kanë pasur nivelin më të lartë në muajin qershor 2024 me 52,700,000 euro. Për 8-mujorin e 5 viteve numri i lartë i rasteve të referuara është shënuar në muajin qershor 2025 me 56 raste.
Sakaq sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për veprën penale të pastrimit të parave ka qenë 27,636,788 euro dhe vlera e aseteve të konfiskuara sipas ligjit antimafia ka qenë 4,093,091 euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vepra penale “Pastrimi i parave (N.287)
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (N.287) – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. /Monitor
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e qev...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrën seancën ndaj Ilir M...
Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur në SPAK. GJ...
Shtyhet për në 5 dhjetor seanca paraprake për Erion Veliaj...
Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli, u nda nga...
Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake ndaj ...
Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Sofje dhe disa ...
Biznesmeni i ekzekutuar në Elbasan pak ditë më parë, përci...
Protesta e fermerëve grekë vijon edhe ditën e sotme. Polic...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ...
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet ditën e sotm...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te gara për zgjedhjen e...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sot lidhur me Joni Ketën,...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar të dhëna të reja mb...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje të reja lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga ...
Këtë të hënë, një çarje e re e krijuar në argjinatirën e l...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...