Alfred Lela, si letër higjienike përballë Shpend Gashit
Opozita organizoi një tryezë, sipas propozimit të Sali Ber...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat drejtuar gazetarit Blendi Fevziu. Ky i fundit një ditë më parë u shpreh se ishte reagimi i fundit i tij në rrjetet sociale dhe e ftoi kryeministrin për një përgjigje në studion e emisionit të tij “Opinion”.
Rama shprehet në postimin e tij se Fevziu po vijon të pohojë faktin që sipas tij ka fabrikuar një akuzë. Ai shprehet se gazetari nuk do të përgjigjet më për këtë çështje sepse sipas tij “e kupton edhe vetë që s’ka si ia bën ndryshe”.
Postimi i plotë:
Fevziu reagoi prapë duke e pohuar përsëri faktin që ka fabrikuar një akuzë, më shqip një shpifje, për të cilën as ka çfarë thotë e vjen vërdallë me muhabete kafeneje, duke përmendur si në jerm dy a tre raste sporadike, për të cilat përsëri s’ka asnjë provë se janë të lidhura me udhëtime private të ministrave në fundjavë, e duke i ikur përsëri me një turravrap konfuz të vetmes gjë që duhet të bënte në këtë rast: Ndjesës ndaj shikuesve të tij.
Ndryshe nga më parë, Fevziu deklaron se nuk do përgjigjet më për këtë çështje. Normal, e kupton edhe vetë që s’ka si ia bën ndryshe, përderisa nuk mendon se shikuesit e tij meritojnë aq respekt sa ai t’u kërkojë ndjesë.
Pra Fevziu kërkon llogari edhe për gjëra që nuk i di ose që nganjëherë edhe i shpik, ndërkohë që fton rregullisht në sallonin e tij njerëz të armatosur me gjysëm të vërteta, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Por ama ai refuzon t’i japë llogari publikut të vet, një herë të vetme, për një gënjeshtër me shtatë bishta dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit tek video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, për të cilat thotë se janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik.
Dakord, atëherë po kaloj tek standartet dhe po i them Blendit, i cili padyshim e ka parë botën shumë më tepër se unë, që të na tregojë një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!
Pra le të themi se po, e vërtetë, nuk është normale që anëtarët e qeverisë t’i shmangin daljet në sallonet mediatike (në fakt, në rastin tonë ne nuk shmangim daljet me gazetarë, po vetëm daljet me udhëheqësit barisalifallistë), por nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standartet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën! /CNA
Opozita organizoi një tryezë, sipas propozimit të Sali Ber...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KP...
Sot bëhen 150 ditë nga gënjeshtrat dhe mashtrimi publik i ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me arra...
Gazetari Elton Qyno ka folur paraditen e sotme lidhur me a...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është paraqitur ...
Situata nga reshjet në Shkodër paraqitet e përmirësuar. Si...
Investimet në prodhimin e energjisë nga impiantet fotovolt...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka dhënë një shpjegim të thelluar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur pë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Më 30 dhjetor të vitit 2025, qeveria ka marrë vendimin për...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot n...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Hasturkas...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri li...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ka publikua...
Kryeministri Edi Rama është nderuar nga Presidenti i Emira...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënuar 2 persona...
Gjyqi ndaj Arben Ahmetajt, për çështjen e njohur si dosja ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...