“E akuzonte se ka dashur t’i vrasë të vëllanë”/ Qyno flet për përplasjet mes Nuredin Dumanit dhe Altin Ndocit
Gazetari Elton Qyno ka folur paraditen e sotme lidhur me a...

Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci. Hoxha, në një emision televiziv u shpreh se duke u nisur nga pamjet e arratisjes, nuk dukej se Ndoci kishte ndonjë problem shëndetësor.
“Ajo që pamë në pamje dëshmonte që ai jo vetëm nuk dukej njeri i sëmurë, që kishte nevojë për trajtim, por ai ishte një sprinter, dukej si Luiza Gega, dukej sikur kishte hyrë 3000 metërsh dhe aty nuk e kapte dot më njeri. Hapin që ai kishte fillimisht në atë foton e parë që pamë dhe pastaj në video dëshmon që ky person jo vetëm që s'ishte i sëmurë po ky ishte në parametra të shkëlqyer fizikë për t'u arratisur dhe për t'u ikur punonjësve të policisë së burgut të Durrësit”, tha Hoxha.
Më tej, gazetari u shpreh se Ndoci, një person i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk duhej të mbahej në burgun e Durrësit, që, sipas tij, cilësohet si burgu me lehtësira më të mëdha për të paraburgosurit.
“Së pari, ajo që shoh unë aty shumë problematike është se pse duhet një personazh i këtij niveli të ndodhej në një burg siç është burgu i Durrësit, i cili ka namin në të gjithë Republikën e Shqipërisë, që cilësohet si burgu me lehtësira më të mëdha për të paraburgosurit. Pra, është një burg që gati-gati cilësohet si një kamping, krahasuar me sigurinë që kanë burgjet e tjera të vendit dhe po të shikoni pjesa dërrmuese e njerëzve që mbahen aty janë kryesisht personazhe që vijnë nga bota e politikës, ish-funksionarë të lartë shtetërorë, funksionarë të zgjedhur vendorë, pra janë personazhe të këtij niveli.
Pamjet dëshmuan se si është kryer dinamika e arratisjes, atëherë kjo e bënte situatën të duket gati qesharake që të dukej një situatë dramatike siç duhet të jetë. Të gjithë elementët e tjerë dëshmojnë që ne kemi të bëjmë me një sistem shumë problematik, një sistem i kalbur, i cili ka krijuar të gjitha lehtësirat një personazhi si Altin Ndoci, që mbas gati pesë viteve në arrest me burg t'i jepet një mundësi e dytë për jetën dhe nga një i paraburgosur që rrezikonte të dënohej me burgim të përjetshëm, për të paktën përfshirjen e humbjes së katër jetëve njerëzore dhe plagosjen e rëndë të një personi të pestë, atij i është dhe mundësia që të largohet me lehtësinë më të madhe nga sistemi i paraburgimit që ka Shqipëria dhe tashmë të jetë një qytetar i lirë. E gjithë kjo e bën situatën problematike, sepse në rastin kur ti ke të bësh me personazhe që vijnë nga bota e krimit të këtij niveli, i cili edhe pse tashmë nuk është i dënuar ende, pra nuk ka një dënim të formës së prerë në ngarkim të tij, por ishte nën hetim nga SPAK-u dhe ndodhi në masën e sigurisë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme. A mund të rrinte një personazh i tillë në një burg të këtij niveli? Kush është ky person? Çfarë profili ka, për çfarë akuzohet, çfarë lidhjesh ka? Të gjitha këta elementë të bëjnë të dyshosh që ky person, gjëja e parë s'duhet të jetë aty”, u shpreh gazetari. /CNA
Gazetari Elton Qyno ka folur paraditen e sotme lidhur me a...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është paraqitur ...
Situata nga reshjet në Shkodër paraqitet e përmirësuar. Si...
Investimet në prodhimin e energjisë nga impiantet fotovolt...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka dhënë një shpjegim të thelluar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur pë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Më 30 dhjetor të vitit 2025, qeveria ka marrë vendimin për...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot n...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Hasturkas...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri li...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ka publikua...
Kryeministri Edi Rama është nderuar nga Presidenti i Emira...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënuar 2 persona...
Gjyqi ndaj Arben Ahmetajt, për çështjen e njohur si dosja ...
Pezullohet nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrë...
Sot, një kriminel, Altin Ndoci, është arratisur nga burgu....
I paraburgosuri Altin Ndoci, i cilësuar si një person me r...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...