Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.
Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, është një bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jo vetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, për këto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve të platformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj të porsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetë falë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me probleme në frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimi shumë të specializuar.
Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë & Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetet si: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubator për secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilin rajon spitalor.

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, përfaqësuesi i UNICEF Albania z. Murat Sahin, Drejtoresha e Fondacionit Credins, znj. Elvana Hana, si dhe drejtues të lartë të Abi Bank dhe Credins bank në statusin e partnerëve dhe kontribuesve të rëndësishëm në platformën SMILE.al. Në prani edhe të personelit shëndetësor, Genci Hyska, drejtor i maternitetit “Koço Gliozheni”, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi të rëndësishëm, duke theksuar se kontributi i shqiptarëve, donatorëve të sektorit privat si dhe mbështetja e qeverisë shqiptare është thelbësore. Ai citoi se iniciuesi i këtij projekti, UNICEF, ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e shërbimeve të maternitetit, sidomos në neonatologji.
Nga ana tjetër, z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Albania, vuri në dukje rëndësinë e angazhimit të sektorit privat në çështje sociale duke cituar: “Kur nisëm bashkëpunimin me sektorin privat vitin e kaluar dhe u takuam me përfaqësues të platformës SMILE.al dhe Fondacionit Credins, kuptuam se ky partneritet mund të sillte një impakt real. Deri atëherë punonim vetëm me qeverinë, por tani kemi bashkuar forcat për të mbështetur 10 spitale në vend”. Si një projekt i një rëndësie jetike të veçantë, ai nuk ndalet vetëm te pajisjet, por gjithashtu edhe në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e protokolleve standarde si dhe në trajnimin e stafit mjekësor për të garantuar një nivel më të lartë të shërbimeve ndaj foshnjave në nevojë.
Ndërkohë znj. Elvana Hana, drejtoreshë e Fondacionit Credins, falenderoi përzemërsisht të gjithë donatorët që e bënë këtë projekt të mundur duke vënë theksin: “Dua të bëj një falënderim special për mbështetjen kryesore të dhënë nga Credins bank dhe Abi Bank. Nga ana tjetër dua të theksoj mirënjohjen time të veçantë për 124 individë që kontribuan përmes platformës online SMILE.al, të cilët mundësuan realizimin e projektit.”
Prej vitesh, platforma SMILE.al është kthyer në një simbol të solidaritetit dhe angazhimit social në Shqipëri. E njohur për realizimin e kauzave të rëndësishme që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e komunitetit vendas, SMILE.al nuk është thjesht një platformë dhurimi, por një urë e besimit mes individëve, biznesit dhe institucioneve publike, OJF, etj. Duke kthyer nevojat reale në prioritete konkrete, SMILE.al ka kontribuar vazhdimisht jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit, por njëherazi edhe në integrimin e shtresave të margjinalizuara.
Me transparencë, përkushtim dhe vizion të qartë, sot kjo platformë rendit projekte të realizuara me shumë sukses në shumë fusha, si: arsimi, turizmi, trashëgimia kulturore, arti, sporti, mjedisi, teknologjia, etj. Ndaj edhe mbështetja e projektit të UNICEF erdhi me entuziazmin dhe bindjen se çdo frymëmarrje e çdo foshnje është një e drejtë sublime e merituar dhe jetike./CNA
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka bërë një deklaratë për...
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani deklaroi se për draftin e Kodi...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancë...
Kreu i SPAK, Altin Dumani në seancën raportuese në Komisio...
Pas rreth 5 orësh raportim në Komisionin e Ligjeve nga ana...
Pjesë nga deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm tregon rr...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raport...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga ora 23:00 e mbrë...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raportimin ...
Kreu i SPAK Altin Dumani u ka dhënë përgjigje sulmeve poli...
Kreu i Strukturës së Posaçme Altin Dumani dënoi rrethimin ...
Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se përcaktimi “Grup i St...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancë...
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi në seancën raportuese për ve...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pyetjes se dep...
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e...
Prokurori i Posaçëm Adnan Xholi i pranishëm në Komisionin ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancën rap...
Kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani deklaroi se pas...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi sot se në veprimtari...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...