Berisha prezanton programin për shëndetësitë/ “Premtimet i realizojmë në 100 ditët e para"
Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berish...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, që është tashmë nën hetim nga SPAK-u për katër akuza si ajo e korrupsionit aktiv, pasiv, fshehje e pasurisë dhe pastrim parash, duket se i ka dalë boja dhe tashmë të gjithë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për një person që gënjen ditë e natë.
Avokati Spartak Ngjela ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, pikërisht për Erion Veliajn, duke theksuar se kur një hajdut gënjen gjatë gjithë ditës për të fshehur vjedhjen, atëherë ai harron që vjedhja më pas kuptohet nga vetë sjellja e tij.
Postimi i avokatit Spartak Ngjela:
Kur një hajdut, një vjedhës apo një abuzues lëviz e flet e gënjen gjatë gjithë ditës për të fshehur vjedhjen, harron se vjedhja e tij kuptohet nga sjellja e tij. Ai bën sikur, në çdo çast kur flet, dhe gënjen për çdo gjë, dhe pret të gjejë rastin që të bëjë vjedhjen tjetër.
Por, paratë e vjedhura që ka, i japin atij vlerën e një personaliteti të rremë, që njerëzit e besojnë si të vërtetë,
Dhe vijon rrugën e tij, gëzon me paratë e vjedhura, dhe ka bërë në qytetin e tij edhe një hotel të bukur, dhe ka edhe një grua shumë të bukur.
Të gjithë e lavdërojnë si njeri të ndershëm. Se i gëzohen bukurisë së hotelit, me barin, restorantin dhe një barkafe në katin e tij të dymbëdhjetë.
Por një ditë, në hotel, pronarit i erdhi një i njohur i afërt, dhe e pyeti:
Sa të kushtoi hoteli Beso?
Rreth 20 milionë dollarë, i tha Besoja.Për sa kohë i mblodhe njëzet milionë, o Beso? E pyeti ky.
Në një vit, i tha Besoja.
E kuptoj, dhe e dija? I tha ai.
Çfarë ke ditur? e pyeti Besoja.
Që ti ishte hajduti më famoz i këtij qyteti.
Jo, kisha edhe diçka tjetër, i tha qetësisht Besoja.
Çfarë, o Beso? e pyeti shoku.
Ti e di që unë e kam gruan shumë të bukur, Sarën.Po, Sara ishte vërtet shumë e bukur.
Edhe ajo fitoi shumë me të dashurit e pasur të këtij qyteti, që ajo i kalonte si të ishte në festë me ta, e me radhë; lerë njërin, dhe kap një tjetër, dhe paratë lumë për bukurinë e saj tek fjetorja e bukur me dy kate, që ne e ndërtuam për të.
Pse kaq e bukur është?
Ja shihe, kjo është fotoja e saj.
Paska bukuri magjike, i tha, dhe e pyeti:Po ti nuk ishte xheloz fare për të?
Jo, fare, sepse me paratë që më jepte ajo, edhe unë lerë një vajzë e kap një tjetër, për një vit rresht.
Pse, çfarë ishte gruaja jote, Sara e bukur, në këtë qytet.
Ta thashë ajo me zgjuarsinë dhe bukurinë e saj u kthye në një fabrikë parash.
Pse kaq të dashur të pasur kaloi?
Jo vetëm dy ishin ata, por milionin e lëshonin shumë lehtë se ishin miliarderë.Po ti flije, edhe ti me gruan, me Sarën?
Po, se ajo nuk më harronte, dhe vnte në shtëpinë tonë në ora tetë të mëngjesit, dhe flinte edhe me mua, duke bërë dashuri deri në darkë, fli e zgjohu, derisa ikte te hoteli i saj; duke më thënë; me ty bëj vetëm një dashuri të vërtetë që më tejmbush me ndjenjë, me kënaqësi dhe me gëzim.Dhe unë e besoja, se e kuptoja nga sytë, që në vështrimin e gjatë e të ngrohtë që më hidhte, se ata sy të bukur zjarr, rridhnin vetëm dashuri.
Dhe ti nuk ishe xheloz fare për të?Jo, i gëzuar isha, me përjashtim të ditëve që ajo nuk shkonte ta korrte paranë te apartamenti i saj mbiluksoz.
Dhe kështu vijon ajo ende?
Tani nuk e di se ku është, sepse ka dy muaj që nuk e shoh më. Pse?
Sepse me paratë që fitoi, ajo ngriti një vilë të re luksoze me dy kate, dhe në punë, njëlloj si ajo, është edhe vajza e madhe e saj që ka mbushur 22 vite në moshë.Sepse është, aty te vila, edhe një nga mbesat tona, por edhe vajza e motrës sime të madhe, që është shumë e bukur.
Aaa, tani gruaja e paska ngritur vërtet fabrikën.
Po, se shpesh hotelin e bllokojnë princa, ministra, dhe dy kryeministra shtetesh.
Po gruaja e lumtur është?
Mua ashtu më thoshte, por tani nuk e shoh dot më.
Pse?
Sepse ka një muaji që e ndjek gruaja e ministrit të ekonomisë, dhe ajo ka ikur pa lënë gjurmë. Nuk e di se ku është.Po ajo ç'pati?
Se burri i saj kishte rënë në dashuri me Sarën.
Po tani, ti me se po jeton?Jo, normal jam, se është vajza e madhe e gruas që është e bukur si edhe gruaja.
Po pse ajo nuk është vajza jote.
Jo, atë e ka sjellë tek unë Sara, sepse e ka pasur nga martesa e pare.A, a... Ja tani i kuptova të gjitha.
Po, ja, kjo është: sepse është gjithmonë bukuria e gruas, që i luan sot të gjithë gurët tanë.
E di.
Eshtë koha e gruas kjo.Po, por në të vërtetë e saja ka qenë gjithmonë, por tani e kuptuam edhe ne.
Po, ke të drejtë, kemi qenë shumë të trashë.
Po, sepse ato na zhvilluan
Me paratë e të dashurit të tyre?
Po, me ato para, por unë tani jam në rënie shpirtërore..
Pse?
Se të thashë, gruan ma rrëmbeu një princ, dhe kam mbetur edhe pa dashuri, por edhe pa para.Pse gruan, edhe pse ajo bënte dashuri me të tjerë gjatë ditës, ti e dashuroje akoma?
Po, se unë isha i sigurt, se me klientët ajo bënte vetëm seks, dhe dashurinë e kishte vetëm me mua; ishte zjarr dhe kënaqësi që vetëm qante, dhe dinë të të jepte gjithçka në dashurinë me ty.Po tani?
Tani kam mbetur jetim, por kam kujtimet e Sarës.
Pse Sarai quhej gruaja?
Për ne të dy, ajo ishte vetëm Sarai, kurse historia e ditës në punë, asaj i dhuronte dhe tri emra të tjerë: Meri, Kristi dhe Natasha .Dhe ku është tani Sara?
Me princin është ende.
Dhe nuk të shkruan?
Jo se është e martuar me princin.
Dhe është e lumtur?
Princi, tek i kam takuar të dy, fluturonte nga lumturia, kurse ajo qante.Pse qante?
Nuk e kuptova, por pas dy ditësh me erdhi letra e saj me emrin që e dinim vetm ne të dy. Dhe në atë letër më shkruante vetëm këto fjalë:
"Jeta jonë qënka një gënjeshtër që na jep paranë, kurse ne nuk do ta kuptojmë dot kurrë se çfarë është lumturia".
Kurse unë nuk i jam përgjigjur ende.
Pse?Sepse sa herë që e kujtoj, e dashuroj në akt.
Vetëm kaq?
Jo, se kam shkruar edhe një roman.
Një roman?"Unë dhe Ajo", quhet romani. I kam shkruar aty të gjitha, është me treqind faqe, dhe unë e lexoj gjithë ditën, e mbaroj dhe e filloj sërish. Por kur e lexoj, foton e Sarës e mbaj përpara që ta kem në romanin ku lëviz, dashuron dhe flet ajo. Dhe kështu kam një vit që po jetoj me të.
Domethenë ai qante ende çdo ditë me Sarën?
Po, çdo ditë me të. Dhe, a je i gëzuar? E pyeta unë.
Po. më tha, se gëzimin tim Sara ma ka instaluar në mendjen time, dhe me të jam ende. Për çdo ditë me të.
Qënke ende i lumtur.Po, se ta thashë që Sara lumturinë time ma ka gdhendur në mendje me kujtimin e saj që nuk.më shqitet nga mendimi.
E shoh. Ajo të paska bërë edhe shkrimtar.
Mundet!
Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berish...
Edvin Kulluri, njeriu që njihet si sahanlëpirës fillimisht...
Policia është kthyer në mburojë të Veliajt duke referuar n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 95-vjetorin e...
Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e Shqipërisë...
Sekretari Zgjedhor në PS, Damian Gjiknuri, ka deklarua...
Pas një periudhe më shumë se 2-mujore ndërprerje është nis...
Blendi Himci ka dhënë dorëheqjen nga post ii tij si kryeta...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është vendosur me...
Luli ka zgjedhur një stil tjetër, nuk ka themeluar një par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në një t...
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka dhënë një p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në një takim...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqit...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti në daljen ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një reagim n...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Ra...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e krye...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me mjekët e spitalit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...