web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ngela pa “shokë” me këtë trend që ka marrë SPAK”, Murrizi: Berisha dhe familja e tij nën hetim për lejet e Ramës

23 Tetor 2023, 20:37, Aktualitet CNA
“Ngela pa “shokë” me këtë trend që ka
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi thotë se Berisha dhe familja e tij po merren nën hetim për lejet e ndërtimit që jep Rama.

Ndërkohë ai ngre pyetjen se kush do të hetohet për lejet e ndërtimit që ka dhënë Berisha?

Murrizi shprehst e po u hap kjo “ loje” që për lejet apo për firmat që ka firmos njeri, do të meren nën hetim tjetri, në Shqipëri i bie që të ngelen pa u marrë si të pandehur shumë shumë pak politikanë.

“Ehhhhh me duket se ngela pa “ shokë” me këtë trend që ka marrë SPAKU”, tha ai.

Postimi i plotë i Murrizit:

Kur lejet e ndërtimit i jep Rama, meren nën hetim Berisha dhe Familjarët e Tij

Bile “mire “është që për kullën pas pallatit të kulturës që quhet mali i haleve të Tiranës dhe për 12 kullat që Rama miratoi para 3 ditesh, duhet të “meret “nën hetim dhe “ mirë” është që të arrestohen të gjithë familjaret e Berishës

Po për lejet e ndërtimit që ka dhënë Berisha, kush duhet të hetohet???

Se per dreq edhe Berisha nuk ka dhënë pak leje duke filluar nga rruga e Kombit, rruga Fier - Vlore,Tuneli i Elbasanit, TEGU, 10000 km rrugë fshati, Hecet, etj, dhe sipas ketij varianti i bie qe te meren si te pandehur Rama, Gregu, Zaho, Linda, dhe 4-5 Zonja te tjera qe kane bashkejetuar me Ramen, perveç Olsit se ai eshte “ biznesmen” i pa varur dhe ndihmes investitore strategjiko-coll centrik

Dhe po u hap kjo “ loje” që për lejet apo për firmat që ka firmos njeri, do të meren nën hetim tjetri, në Shqipëri i bie që të ngelen pa u marrë si të pandehur shumë shumë pak politikanë

Ehhhhh me duket se ngela pa “ shokë” me këtë trend që ka marrë SPAKU nën ndikimin e Ambasadorëve

Dhe ishalla nuk avancojne tek disa “ konçensione” apo tendera ku kanë gisht edhe vetë Ambasadorët se pastaj nuk dihet kush ngelet pa u marrë i pandehur, sepse Donaldi u bë “ hasëm” me LALALEN për ate dreq BANKERSI, Yri Kim mbaroj pas Tigrave 1 dhe 3 që edhe pse kanë marrë 100 milion euro deri tani, nuk janë ndezur kurre, Romana bleu vilën ku fle Soreca 1,6 mikion euro ose 3 here me shtrejnt se sa i shet Zamiri

Mesa po shoh une, vetem hamasi mund ta “ zgjidhi” këte pune hahahaha.





Lajmet e fundit nga