E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Analisti Mustafa Nano ka bërë së fundi një rrëfim pa “dorashka”, në lidhje me jetën e tij.
I ftuar në emisionin “Stay Tuned” ai ka rrëfyer fragmente nga rinia e tij, dashuritë e para, raportin me veten dhe mundësitë që një ditë të jetë pjesë e politikës.
Nano tregon se gjatë periudhës studentore këndonte bashkë me miqtë kitarë, por pa praninë e vajzave. Ai zbulon se lidhja e parë ka qenë në moshën 17-vjeçare dhe zgjati pak muaj, pasi sipas tij filloi të bëhej posesive deri edhe në një lloj “përndjekje”.
“Kur kemi qenë studentë bënim ditëlindje në shtëpitë e njëri-tjetrit, në Tiranë, Durrës, Qytetin Studenti. Ndërsa në qytetin ku jam rritur në Skrapar, me miqtë e mi, vetëm çuna pa goca, mblidheshim dhe këndonim me kitarë.
Në qytetet e vogla ishte e vështirë që gocat të vinin me ne djemtë edhe të këndonin me kitarë. Ishte pak e rrezikshme, sepse u prishej imazhi. Të të prishej imazhi në atë periudhë ishte njësoj me kapitullimin total.
Këndonim këto këngët korçare, edhe ndonjë këngë të huaj tek-tuk. Shkoja shpesh në bibliotekë, isha një nga vizitorët më të shpeshtë në bibliotekën e qytetit.
Lidhja e parë ka qenë kur isha 17 vjeç dhe zgjati disa muaj. Por pastaj ajo vajza u lidh fort dhe lidhja u bë një lloj barre, sepse në mes ishte ankthi, xhelozia, ishte një lloj përndjekje.
Deri nga mosha 30 vjeç isha i gatshëm të bija në dashuri, pas asaj moshe po të bija në dashuri ishte ngjarje me rëndësi shekullore. Ndodhi dy herë.
Një herë ndodhi fort, mund të bëhesha unë posesiv, por pata disa frena të natyrës kulturore”, tha ai.
I pyetur nëse një ditë do të përfshihet në politikë, Nano tha:
“Unë mund të bëhesha pjesë e politikës me ndonjë lëvizje të re, por jo me këto formacionet që janë, kjo nuk ndodh kurrë.
Ose mund të më shohësh ndonjë ditë në krye të një institucioni nëse ma sugjerojnë. Sikur të ndodhte që të më propozonin për president, do ta pëlqeja. Ose ministër Kulture, por varet kush do të jetë kryeministër”.
Nano thotë se Rama mund të jetë më i miri mes artistëve kryeministra, sepse është i vetmi, por kurrsesi nuk mund të thotë që "është kryeministri më i mirë në Europë”.
"Rama është thjesht kryeministri më i gjatë europian. Nëse e ka thënë që unë jam kryeministri më i mirë në Europë, e rren mendja. Nëse ka thënë që mes artistëve kryeministër jam më i miri, ai është më i miri sepse është i vetmi. Ai ka ngatërruar unikalitetin me cilësinë”.-tha Mustafa Nano.
I pyetur nëse flet me Mustafa Nanon, analisti thotë:
“Kjo është gjëja që e bëj më mirë, flas me veten. Unë di të flas mirë me veten dhe kam fuqinë që të distancohem nga vetja.
Ta shoh veten në performancën që bëj dhe ta vlerësoj. Unë arrij të krijoj brenda vetes një personazh tjetër që të ketë fuqinë që të vlerësoj Muç Nanon.
Më kritiku është ai që është atje. Ky që del përpara kamerave është njeriu i kompromiseve. Jo të gjitha mendimet që kemi i themi. Ne mendojmë edhe perversitete.
Ne nuk jemi të vërtetë, i vërtetë është ai atje, por ai s’flet. Ai nuk është tolerant, ai është satrap, është despot. Jam unë ai që i bën të gjitha. Ai është Muç Nano i kulluar që s’e njeh asnjeri, e njoh vetëm unë.
Unë gaboj shpesh, gaboj çdo ditë. Edhe i pranoj gabimet, por jo të gjitha, ai robi i di gabimet e mia”.-theksoi analisti.
I pyetur për çfarë e kritikon më shumë veten, Nano tha: “Me gjërat që jam marrë më shumë, duhet të isha fokusuar më pak te politika, te feja. Kanë pasur të bëjnë me shqetësime të miat, dhe do flas ‘I can’t help’. Për ketë e kritikoj.
Kam një fokusim më të madh sesa duhet, sipas standardit tim. Ka të tjerë që thonë shumë mirë që i thotë”.
Analisti zbulon se çmenduria më e madhe që ka bërë për t’i rënë në sy një femre ka qenë ngjitja në katin e dytë të një spitali duke u varur nga tubat e mureve.
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundsc...
Pas sulmit kibernetik mbi sistemet qeveritare, Ministria e...
Një atentat mafioz është regjistruar mesditën e djeshme pr...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur s...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur sot ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një r...
Kontinenti europian dhe Ballkani Perëndimor duhet të inves...
Ilir Vrenozi i ka propozuar kreut të PD-së, Sali Berisha, ...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka reaguar ash...
“Sulmi ka qenë i mirorganizuar në shumë drejtime. Mund...
Masakra e ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Fus...
Gjatë ditës së sotme, efektivë të Forcave të Armatosur...
Ditën e sotme u kap një kontejner i “Bana King” në Por...
Kontejneri i dyshuar se ishte ngarkuar me kokainë, i k...
Kontejneri i dyshuar se ishte ngarkuar me kokainë, ...
Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka treguar disa p...
Nesër në orën 14:00, Gjykata e Apelit pritet të zhvill...
Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...