“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Nesër në orën 14:00, Gjykata e Apelit pritet të zhvillojë seancën gjyqësore për deputetin Ervin Salianji për dosjen “Babale”.
Afrimi i datës së gjyqit ka vënë në lëvizje “Babalen”, i cili po përpiqet të gjejë shpëtim duke u fshehur pas mandatit të deputetit dhe mbrojtjes politike të Berishës.
Pafajësia i jep Salianjit të drejtë, ndërsa lënia në fuqi e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë i heq mandatin e deputetit.
Dhe me sa duket është kjo arsyeja pse tashmë “Babalja” është vënë në lëvizje dhe nga njëra anë përplaset me mazhorancën, e nga ana tjetër kërkon shpëtim te Sali Berisha.
Prej disa ditësh është bërë shumë më shumë aktiv në sallën e Parlamentit me diskutime, replika e batuta, në komisione parlamentare, por edhe duke mbajtur qëndrime në rrjetet e tij sociale.
“Babalja”, i gjendur në hall, nuk po di nga t’ia mbajë, nuk po di në cilin prehër të ulet e të kërkojë shpëtimin, në atë të Bashës ku ishte ulur dikur apo të Berishës.
Por, Sali Berisha nuk mund të jetë “streha e fundit e maskarenjve”.
Sepse kur Basha kishte pushtet, Salianji, “Babalja” i PD-së, mbante anën e tij dhe mbështeti publikisht vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Për më tepër ai theksonte se “Ky vendim i marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mospartneriteti me SHBA-në e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.
Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur levizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.
“Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”-deklaronte Salianji në atë kohë.
Vimë më pas në protestën e 8 janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD.
Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do fitonte gjashtë bashkitë.
“Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak sesa votat e pavlefshme, sesa mandatet e atyre që janë 'non grata'”, deklaroi Salianji në atë kohë.
Pas 6 marsit, ku grupi i Bashës humbi në mënyrë të turpshme, ku jo vetëm që nuk morën asnjë bashki, por u katandisën forcë e tretë politike, Ervin Salianji “kapërcen ylberin”.
Del kundër Bashës, dhe i kërkon këtij të fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Edhe pse në fakt ishte shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, të cilin nuk e njihte Salianji & Co.
Por, pasi doli kundër Bashës, “Babale” tashmë duket se ka ngrënë “turpin me bukë”, dhe po kërkon strehim te Berisha.
Pra, Ervin Salianji është hedhur në “prehrin” e Berishës, edhe pse vetë e deklaronte se “cenon partneritetin me SHBA-në”.
Por, pse Salianji po kërkon “strehim” te Berisha?
Ervin Salianji, i gjendur në panik nga vendimi i Gjykatës, në lidhje me çështjen “Babale”, tashmë po kërkon strehim te Berisha. “Babale” po kërkon ndihmën e Berishës, me shpresën se do të mund t’i shpëtojë burgut.
Për t'i dhënë dorën, vetë Berisha doli në një konferencë për mediat, ku mori nën “sqetull” Ervin Salianjin. Ndërsa më pas “Babalja” i Berishës, Flamur Noka, mblodhi deputetët dhe u paraqit në seancë për t’i bërë presion gjykatës, duke marrë në mbrojtje kështu Ervin Salianjin.
“Bëmat” e Ervin Salianjit
Përtej bëmave dhe gjëmave të tjera, ka dy ngjarje, dy skandale, ku del emri i Ervin Salianjit.
Së pari, kujtojmë këtu videoskandalin erotik në parlament, ku Ervin Salianji u kap duke shkëmbyer mesazhe perverse nga salla e Kuvendit, me një person të quajtur G.D., por që më pas në media u identifikua si Grida Duma.
Më pas një tjetër skandal, çështja “Babale”, sërish del emri i Ervin Salianjit.
Në vitin 2018, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Fatmir Xhafaj.
Një aksion që në fillim u duk i mirorganizuar. PD solli me fakte dhe dokumente, provat që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Por, “zjarri” i ndezur u fik, kur në skenë doli “Babalja”, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. PD publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.
Në audio-përgjim shfaqej shtetasi Albert Veliu apo i ashtuquajturi “Babale”, i cili pretendohej se shfaqej në një bisedë me Agron Xhafajn, duke bërë pazare droge.
Ervin Salianji “rrihte gjoksin” në korridoret e PD-së, se ishte ai që siguroi audio-përgjimin. Por, që më pas u tregua se gjithçka ishte një inskenim.
Në dhjetor të vitit 2019, Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës. Ndaj Salianjit rëndon akuza e kallëzimit të rremë.
Sipas gjykatës ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë./CNA.al
Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që...
Ambasada amerikane në Tiranë ka një ftesë për nxënësit e s...
Pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rendi...
Fundjava është kthyer në ‘makth’ për shoferët që nisen...
Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të përballen me zjarre në P...
Faqja e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacion...
Linjat ajrore në të gjithë botën kanë anuluar më shumë...
Televizioni "Top Channel" ka shkaktuar pakënaqësi me m...
Rënia e numrit të krerëve në blegtori po vë në vështir...
Emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka re...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit pro të pro...
CNA.al ka raportuar një ditë më parë detaje në lidhje me l...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka rea...
Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri me 24 kor...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar se Qeve...
Presidenti Ilir Meta u është drejtuar sot me një letër ins...
Zbulohet shënjestra e celulës terroriste, që po planif...
Policia ka publikuar pamjet me dron, ku tregohet qarta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...